Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë? Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë? Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke
Lajmi i funditPolitike

Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë? Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë.

Në një reagim për mediat shqiptare, Tavo mësohet se ka thënë se “nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke.”

“Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, thuhet se ka deklaruar Tavo.

- Publicitet -

Një ditë më parë, gazeta më e madhe greke “Kathimerini” shkruante se “kryeministri Edi Rama ka propozuar Vangjel Tavon si kryetar të përkohshëm të bashkisë së Himarës”.

“Kathimerini” raportonte se Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tirana dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës.

Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Kryeministri i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

Gazeta shkruan me tej se Tavo nuk e ka refuzuar propozimin e Ramës dhe thuhet se i ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmonte në zbutjen e situatës.

Megjithatë, ai ia bëri të qartë Ramës se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke, ndërsa theksoi se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat e grekët e Himarës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vlora 97 says:
    January 4, 2024 at 11:22 am

    Pikerisht kjo qe thua, e verteton qe ka

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    January 4, 2024 at 8:24 pm

    Po c`fare pune ka pala greke ne shqiperi ? ( Ne se eshte fjala per Qeverin Greke )
    Himara nuk eshte Greqi ase miniritget Grek.
    Nuk duhet tu japim atyre shanse qe te fusin hundet ne Himare.
    Vetem Krimineli Beleri te mos jete, te tjeret besoi qe do te jen me te mire se Beleri

    Reply
  • Gio says:
    January 4, 2024 at 9:02 pm

    Po perse domozdo duhet nja nga antaret e pakices greke?
    Perse nuk mund te jete nje qyetare Shqiptare perderisa Himara nuk eshte bashki me status pakice greke.

    Rama do bej te mos behet dordolec I te tjereve.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    January 4, 2024 at 11:00 pm

    Gazetaret Grek ne gazetat e tyre vazhdojne ende me thash e theme, me mendimin e historise se lashte te tyre:”Humbi Trimeria por jo Dinakeria.” Por kan ne qarkullim dhe nje ‘shprehje konteporane.’ Perserite nje rrene shume here, se do te besohet si e vertete!, si verraga e litarit te koves se Pusit!!.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit
  • Çështja Homerike
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?