Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ia kërkoi Micotaqis? Sipas medias greke, ky është personi të cilit Rama i ka thënë “të drejtojë Bashkinë e Himarës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ia kërkoi Micotaqis? Sipas medias greke, ky është personi të cilit Rama i ka thënë “të drejtojë Bashkinë e Himarës”
Lajmi i funditPolitike

Ia kërkoi Micotaqis? Sipas medias greke, ky është personi të cilit Rama i ka thënë “të drejtojë Bashkinë e Himarës”

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës.

Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” jep edhe detaje nga një takim mes Ramës dhe Tavos.

Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjl Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë.

- Publicitet -

Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes dy burrave ishte acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë për vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik.

Sipas “Kathimerini-t”, Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tiranë dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës.

Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime, shkruan “Kathimerini”, Tavo i ka sqaruar Ramës se nuk duhet të harrojë që vjen nga Dropulli dhe jo nga Himara, për të marrë përgjigjen e Ramës se kjo nuk është pengesë. Rama i ka thënë se edhe “anëtarët e tjerë të pakicës greke nuk janë nga Himara, por qeverisin atje”.

Media greke ka aluduar disa herë se “zgjidhja për Himarën” nëse Beleri “digjet” do jetë një marrëveshje e fshehtë ku Athina do zgjedhë një emër që dëshiron ajo, por emrin do ta shpall piblikisht Rama që të mos ketë impakt negativ në opinionin publik shqiptar.

Sipas burimeve mediatike në Athinë kjo ide u bisedua në takimin e fundit mes Ramës dhe Micotaqis.

Por vetë Tavo i ka mohuar këta zëra. Në një deklaratë dhënë sot për RTSH ai tha se nuk e ka idenë se çfarë shkruajnë mediat greke.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vlora 97 says:
    January 3, 2024 at 11:14 pm

    Vangjel Tavo, ky zotëri i lobit greko-amerikan është i vetmi deputet në historinë e shtetit shqiptar, e me siguri edhe në historinë e patridhës (atdheut të tij, Greqisë, se Tavo është minoritar grek), i cili në vitin 2003 ka deklaruar përpara Prokurorëve, në një dëshmi që mban nënshkrimin e tij dhe të Prokurorit, se atë kishte dashur ta vriste gruaja e tij.

    Vangjel Tavo e tha këtë kur Prokuroria ishte duke hetuar për vdekjen e gruas së tij, e cila u gjend “e vetëvrarë”, sipas versionit zyrtar, në Dropull, në janar 2002.

    Por sipas pretendimit të familjes së saj, e cila u ka shkruar shumë letra drejtuesve të institucioneve në Shqipëri, Greqi dhe ambasadave të huaja, ajo është vrarë dhe për këtë gjë familja e saj ka sjellë prova në letrat e saj, të cilat nuk janë marrë parasysh.

    Z. Tavo u ngatërrua shumë në dëshminë e tij të gjatë në Prokurori sa i përket motiveve që kishte gruaja e tij për ta vrarë. Ai pretendonte se gruaja e tij donte ta vriste në bashkëpunim me dashnorin dhe të merrte fëmijët e të largohej jashtë Shqipërisë në një vend të bukur përtej Atlantikut.

    Z. Tavo ka të drejtë kur thotë se gruaja e tij kërkonte divorcin dhe fëmijët e lindur nga martesa e përbashkët, por këto nuk i kërkonte me kërcënimin e vrasjes së bashkëshortit, por me kërcënimin se do të zbulonte gjithë të fshehtat e kompanisë tregtare të familjes, ku ajo ishte administratore.

    Vangjel Tavo në fakt do të kishte të drejtë ta quante këtë si një vrasje të vërtetë të tij, duke pasur parasysh veprimtarinë e kësaj kompanie sidomos në në doganën Kakavijës, ku Vangjeli kishte një linjë personale kalimi që nga viti 1997 kur u bë deputet.

    Vangjeli mbante në kompaniën e tij tre palë libra llogarie, një palë për shtetin grek, që e kishte financuar për të nisur një veprimtari tregtare në Shqipëri, një palë për shtetin shqiptar, dhe një palë për vete dhe ortakun e tij.

    Në atë kohë, përveç kontrabandës, funksiononte një linjë evazioni fiskal Greqi-Shqipëri, ku cigaret dhe pijet me taksim të lartë, paraqiteshin në letër si të eksportuara në Shqipëri, kur në fakt shiteshin në Greqi. Pastaj kishte edhe një linjë të sigurt trafiku droge në doganën e Kakavijës që mbrohej nga politikanët e lartë në Tiranë dhe Athinë.

    E ndjera zonja Tavo mund ta kishte vrarë bashkëshortin e saj me zbulimin e fakteve, e siç flitet të videoregjistrimeve për të gjitha këto. Por dikush u tregua më i shpejtë se ajo.

    Z. Tavo për atdhetarizëm grek përveçse për siguri më të madhe nga kontrollet ligjore, i vendosi të ardhurat nga këto veprimtari në bankat e Qipros greke, ku me krizën financiare, depozituesit si ai i panë paratë e tyre të shndërrohen në aksione të bankave, pra në letra pra vlerë.

    Kështu që z. Tavo duhet t’ ia niste punës nga e para për të mbushur llogari bankare të reja e këtë e ndihmoi edhe qenia në Grupin e Miqësisë Shqipëri-SHBA.

    Në Grupin e Miqësisë Shqipëri-SHBA zoti Tavo përfaqëson mafien dropullite, që në Shqipëri është një taboo për të cilën nuk flitet, kuptohet se mërzitet Greqia. Por mafien dropullite nuk e ngacmon as ambasada amerikane në Shqipëri, kuptohet se mërzitet lobby greko-amerikan.

    Në një takim të komunitetit greko-amerikan deputeti Tavo është pritur si heroi i Lëkurësit. Në 1878, në kohën e Luftës Ruso-Otomane, Greqia hodhi në mësymje nga deti forca të zgjedhura ushtarake për të pushtuar kështjellën e Lëkurësit në bregdetin e Sarandës, por nuk ia arriti se vullnetarët shqiptarë e mbrojtën atë.

    Deputeti Tavo e mori Lëkurësin me dokumente të rreme dhe e shndërroi në një resort turistik luksoz bregdetar.

    Te vdekurit ndonjehere krhehen per tu hakmarre ne forma te cuditshme

    Reply
  • Aldrin says:
    January 3, 2024 at 11:52 pm

    Kush po hajnerret ne Tavon o Vlora 97? Cili i vdekur po hakmerret ne Tavon?
    Gruaja?
    Thua nga hakmarrja e gruas po e ben Rama kryetar Bashkie te Chimares?
    Mos e paska lene amanet qe per te marre hakun e saj Rama duhet ta beje kete shkerdhate kryetar Bashkie te Qhimares?

    Reply
  • Andis says:
    January 4, 2024 at 3:22 am

    Spiuni grek do shkoje ne Himare.

    Reply
  • demo says:
    January 4, 2024 at 4:28 am

    Vangjel Tavo eshte me keq se Fredi Belleri,o Rame .2 me 2 jane. Belleri vrau dy ushtarake shqiptare,ky Tavo vrau gruan me vajzen.ky ta ben Himaren Nikollaqis Gaxojani.

    Reply
  • ULE BISHTIN !!! says:
    January 4, 2024 at 8:53 am

    Dmth Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.

    Vangjel Tavua është nga Dropulli, pjesëtar i pakicës greke. Atij nuk i duhet të mbrojë përkatësinë e vet ndaj mësymjeve të mediave shqiptare sepse është grek. Në dallim nga Fredi Beleri, të cilin disa media e nxirrnin nga Nivica e Tepelenës.

    Këtu një digresion i vogël: tepelenasit e ardhur në Sarandë, bëjnë si më sarandiotë nga sarandiotët, çka dëshmon se qenka kusur i zonës. P.sh edhe Auron Tare që është nga Nivica, por qimja e ndan të thotë se është nga Butrinti me origjinë(bëjmë shaka).

    Dy gjëra ka kjo “zgjidhje”:

    1. Çështja e Himarës nuk është çështje e drejtësisë shqiptare, por çështje e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Dhe të tillë e bëri ai që qeveris në Shqipëri.

    2. Himara zyrtarizohet si zonë minoritare me propozimin e një dropulliti në krye të asaj bashkie. Gjithnjë nëse ky lajm është i vërtetë.

    Me këtë rast, trimit të Vunoit i kujtojmë se do ta ketë të dobishme të dëgjojë një fjalim të Enver Hoxhës, të cilin e adhuron deri diku, drejtuar palës greke, duke e kthyer tashmë anasjelltas. Siç edhe i ka hije një politikani pa dinjitet siç është Edi Rama: Ule Bishtin! Ule Bishtin!

    Reply
  • aleks says:
    January 4, 2024 at 11:14 am

    Si do qe te jete prap greku komandon Shqiperin.Keta lojrat me Belerin i luan Rama per te mashtruar shqiptaret.Rama,Berisha, Meta trekendeshi i zhberjes se shqiptarizmit.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    January 5, 2024 at 1:45 pm

    Mbahen ndezur nderhyrjet ne punet e mbrendeshme te qeverise e shtetit Shqiptar, si nga jugu ashtu dhe nga veriu per perkrahjen e njeri tjetrit si miq shekullor dhe armiq shekullor te popullit e te qeverive shqiptare. zoter ne shtetin shqiptar. Keto jane konkluzione te nxjerra nder shekuj, me fakte te pa mohushme!. Ne nuk ju kemi asnje borxh fqinjeve tan, nga ana tjater, ata na kane shume borxhe neve. Por manovrat greke duke shpenzuar me te emertuarit “greko-shiptar e greko-maqedon’ jane endrra te shovinizmit grek. Kush perandori ra, dhe u ringrit!. E perjetshme asht perandoria e Zotit, e jo e robit.

    Reply
  • mali says:
    January 5, 2024 at 2:47 pm

    Gjeni nje poltikan shqiptar qe eshte me I paster se Tavo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?