Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann do të jetë në Tiranë, në Samitin e Berlinit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama nga Davosi ku po zhvillon punimet e përvitshme Forumi Ekonomik Botëror.
Në një postim në facebook, kryeministri Rama teksa ka ndarë dhe një foto me Cormann shkruan:
“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.”, shkruan Rama në Facebook. m.b./dita
