Kryeministri Edi Rama përshëndeti minoritetin grek në Dropull për pritjen që i organizuan kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në fjalën e tij, Rama tha se e ka mbajtur premtimin ndërsa shtoi se komuniteti i Dropullit ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Rama bëri edhe batutë me sportistin Pirro Dhima, me të cilin tha se ndan të njëjtin paragjykim nga publiku.
“Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por çfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni. Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam ta shtyjmë. Por dhe më mirë akoma se nuk besoj se ka një ditë më të bukur se sa në një vigjilje Krishtlindjesh. Dua të falënderoj të gjithë banroët e Derviçanit por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju se dini si e keni reaizuar që të jetë ky diell kaq i bukur por me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike.
Kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbledhur në këtë shesh për t’i dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes e për të celebruar këtë moment. Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të RSH me kombësi greke qëi i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit.
Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë. Me vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë. Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes. Sot kjo është dita jote i dashur Kiriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty. Se asnjë herë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Një gjë të përbashkët e kemi që të konsiderojmë njësoj mik e vëlla këtu në tokën tonë.
j.l./ dita

E njejta dore qe krijon skenare ne CIRKO KOLONIN KOSOV, krijon skenare edhe ne CIRKO KOLONIN Shqiperi.
Jo per ty ore jo!Po per gjithe bregun Pirro Dhima eshte djall,sepse braktisi t`emen,e la te kalbej tek plerat.
Kshu the edhe per Visin e Kavajes ti,,po kur dollen letrat ,ti qen pse s`i dole zot?
Tani zbraze shpertin e tradhtarit tek grekavonet se ata t`i qajne hallet.
Ndèr shekuj shtèpia e shqipètarit ka qènè e Zotit dhe e mikut! Ky postulat nga ana morale na nderon, duke na dhènè fisnikèri e si mikpritès tè mèdhenj. Mirpo fati dhe mè shumè mospjekuria jonè si popull, AtA “miqtè” e sofrès na e kanè parè ‘hajrin’ ! Pak nga pak nè çdo shekull me hajni e tradhèti po na lejnè pa Zot e pa Shtèpi. Nuk èshtè aspak e drejtè dhe e moralshme ky veprim i njè K/m qoftè grek e qoftè Sgqipètarè. Tani i takon Ed Surelit tè shkojè e tè shmallet me shqipètarèt e Lagjes PLAKA, duke ju kujtuar tè gjithève se “Mjaft èshtè mjaft”, haka tek i Zoti. edhe pèrse gjaku edhe pèrse loti!
More po arvanitasit që përbëjnë ndoshta gjysmën e popullsisë së Greqisë, që historikisht kanë dhënë kontribut thelbësor në momente të rëndësishme e vendimtare në historinë e Greqisë, që nuk ekzistojnë fare në mëndjen e politikat e Micotaqësve grekë, mos janë zhdukur njëlloj edhe në mëndjen dhe politkat e Edi Ramëve shqipëtarë?
Si nuk ka dal qoftë edhe një herë ndonjë nga Edi Ramët e këtyre 30 vjetëve të mender demokracisë të thoj botërisht qoftë edhe një gjysëm fjale për arvanitasit që nuk janë thjeshtë minoritet por një popullsi, pse jo, edhe me kontribute shtetformuese në Greqi, si nuk është artikuluar një gjysëm fjale për këtë popullsi që shteti am e ka braktisur totalisht dhe ja ka lën peng në dorë pesekutorëve shekullorë shovinistë reaksionarë grekë që
me frymën e helenizmit dhe ortodoksizmit ekstremist për të cilën mburr Micotaqisi shqipëtarët e Himarës shëndrruar me djallëzi nga ky helenizim në grekë bastardë, po zhdukin arvanitasit (arë ban itasit, arë bërsit e lashtësisë) me një metodologji të kthyer në një shkencë okulte kombçfarosëse.
Është tradhëti e konsumuar qartësisht të mos kundërshtosh një grek që deklaron në prani të kryeministrit shqipëtar që himariotët janë luftëtar të helenizmit e mender luftëtar të ortodoksisë reaksionare greke thellësisht antishqipëtare kur historikisht ata janë thjesht shqipëtarë grek folës që
po të ishte në vënd të Greqisë në kufi me Shqipërin Rusia, himariotët shumë kozmopolitë dhe praktikë do të ishin shqipëtar rusisht folës dhe në vënd të emrit Mihallaqis Guma, po të doni besoni po të doni mos besoni, do të gjenim në Himar, Lenin Guma si dikur në kohën e socializmit të miqësisë së pathyeshme shqiptaro sovjetike.
Është tradhëti kur , duke quajtuar 1000 minoritarë e Derviçanit si urë lidhëse midis popujve , të mos guxosh nga mëndësia përulse deri në skllavëri e tradhëtarit që të deklarosh një fakt të pamohueshëm që vetëm armiqtë e Shqipërisë e mohojnë ose e fshehin me djallëzi që
edhe miljona arvanitas kanë qënë dhe janë urë lidhse aktive historikisht midis popujve grekë dhe shqipëtarë.
Shume njeri popullor ky Rama yne por jo me ne shqiptaret ( ne kerkon te na zevendesoje me bangladeshes) por me te huajt qoshin keta dhe jevgj nigerie apo sirie.
Pirro Dhimes ne gjimnaz dhe ne lagje i kam pas therritur “greku”.