Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Izrael vlerësoi rolin e madh që pati Shqipëria dhe mikpritjen e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Ai theksoi se bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi evropian që e bëri një gjë të tillë, duke shtuar se një frymë e tillë vazhdon të ekzistojë edhe sot në vendin shqiptar.
“Kryeministri Rama është mik i madh i popullit dhe shtetit hebre dhe i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëxit nuk e dinë dhe bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit, sepse myslimanët shqiptarë nën frymën e moderimit, tolerancës dhe dinjitetit njerëzo mbrojtën qindra hebre që jetonin asokohe në Shqipëri dhe po kështu mikpritën edhe shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni, ajo histori që bota duhet ta njohë. Kjo ëshë histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet të njohin rolin e jashtëzakonshëm dhe moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzore. Këtë frymë vazhdoni ta ushqeni edhe sot, miku im Edi Rama. Ju qëndruat krah së vërtetës. Busulla juaj morale nuk u lëkund dhe kjo është diçka që e vlerësojmë thellësisht. Po ndërtojmë marrëdhenie midis dy vendeve. Numri i turistëve izraelitë është rritur me 800%. E dyta, kemi kompani izraelite, që dinë se ka mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri. Kjo do të cohet edhe më tej me çeljen e dhomës së tregtisë në Jerusalem, mendoj nesër me praninë e Ramës. Së fundmi doja të thoja se kemi mirëkuptim që shkon përtej interesave por në ndjesën më të thellë njohim që ka afrim themel afërsie dhe vëllazërimi midis dy popujve dhe një bazë vëllarëzimi midis të dyve prej nesh”, tha Benjamin Netanyahu.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke nënvizuar se ato mbështeten në një miqësi të thellë historike midis popullit shqiptar dhe atij hebre, të ndërtuar përgjatë shekujve.
“Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një herë, hebrenjtë që i iknin persekutimit në perëndim erdhën e u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia unike historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, e për mua, për ne, është dëshmia e kurajës morale të gjyshërve tanë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta trashëguar brez pas brezi. Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban një qëndrim të vendosur, të qartë e të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar për të kremtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë dhe mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera”, theksoi kryeministri.
j.l./ dita
