Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ata që lënë tokën djerrë do kenë super taksim”, Rama me fermerët e Korçës: Kemi dhënë 50 milionë për bujqësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Ata që lënë tokën djerrë do kenë super taksim”, Rama me fermerët e Korçës: Kemi dhënë 50 milionë për bujqësinë
KryesorePolitikeShoqëri

“Ata që lënë tokën djerrë do kenë super taksim”, Rama me fermerët e Korçës: Kemi dhënë 50 milionë për bujqësinë

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Korçës.

Në fjalën e tij ai tha se qeveria ka dhënë 50 milionë lekë për bujqësinë në mënyrë që të mos i lënë fermerët vetëm.

“Bujqësia është mbështetur me fondin më të lartë të mbështetur ndonjëherë, që është gati 50 milionë, 50% më shumë se fondi i miratuar në fillim viti për shkak të nevojës për të mos i lënë fermerët vetëm”– tha Rama.

- Publicitet -

Rama theksoi gjithashtu se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë  e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira.

Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.

“Super taksim të tokës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetë. Për titujt e pronësisë në zona të caktuar, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë, si qenka kjo që bujqësia paska marr të tatëpjetën kur punohet dyfishi i tokës bujqësore.

Për dy arsye, se kemi çuar ujin në parcelë, se fermeri s’mund të sjell ujin nga mali në fermerë dhe e dyta sepse nuk kishte pika grumbullimi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se bujqësia sot është si asnjë vit e asnjë ditë më parë deri më sot, ndërsa shtoi se ende nuk janë aty ku duhet.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    November 1, 2022 at 11:32 am

    50 miljon lek,si te reja,edhe te vjetea bujqesise nuk i sherbejne as me la prodhimet bujqesore.

    Reply
  • Toni says:
    November 1, 2022 at 12:23 pm

    Përse ata që e lënë tokën djerrë do kenë super taksim,ndërkoh që Kryeministri harxhon 22 milion Euro për udhëtime private nuk denjenon as të bëjë transparencë për abuzimet.
    Qeveritarët e Qeverisë që ngre borxhin mbi kufirin e lejuar 63%,duhet të paguajnë privatisht dëmin,në të kundërtën të dënohen,Kryeministri i pari.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 12:46 pm

    Ka filluar procesi i shpronesimit nga tradhetaret Neo-Komuniste. Prisni, prisni se sa kane filluar. Dhe shtepite do ju a marrin, bile dhe xhaketat e trupit do ju a konfiskojne, sepse demtoni ambientin dhe krijoni ndryshime negative klimaterike.

    Vazhdoni flini gjume ju.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 1, 2022 at 12:48 pm

    Po ky eshte zogist mitatist o Phoenix, komunistet nuk te degdisen, po te mbajten aty ne kooperative dhe te blene dhe traktor. Punoni e hani te gjithe, thane komunistet, jo nje te haje dhe te tjeret te ngordhin

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 1:04 pm

    O Aldrin, se c’fare bene e dime te gjithe, e nuk eshte nevoja ta kujtojme. Qe e shpronesuan komplet Shqiperine duke e filluar me reforma agrare e ju morren edhe pulat njerezve sepse ishin prone private, dhe kjo nuk ka nevoje qe te perseritet. Po keta neo-komunistet e sotem jane me keq se ata te djeshmit. Keta duan ti zhveshin komplet njerezit, bile dhe rrobat e trupit. Po nuk e beson, informohu me planet e ardheshme te Kombeve te Bashkuara dhe te Forumit Ekonomik Boteror

    Nuk kishte ngordhur njeri nga uria, para instalimit te Komunizmit ne Shqiperi, pavaresisht propagandes qe ju shiten tre brezave. Ne kohen e diktatures fshatari i varfer rrobtohej ne kooperativa e i bini dhembet te buka e misrit. As nje frut nuk hante dot nga pemet qe kishte mbjelle vete, se e shpallnin hajdut te shtetit e sabotator te Socializmit.

    Lere pash zotin, se i dime.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 1, 2022 at 1:25 pm

    Phoenix e ke gabim dhe njehere, para se te vinte komunizmi ne Shqiperi njerezit vdisnin nga uria. Jo figurativisht, por ne te vertete vdisnin. Nga uria, malarja, tifua, mungesa e sherbimit mjekesor. Te gjitha keto qe i zhduku komunizmi.
    Komunizmi nuk eshte nje gje qe erdhi vete, u vendos dhe beri ca deshi. Komunizmin e bene shqiptaret, e beri populli shqiptar qe ju bashkua Partise Komuniste te Enver Hoxhes sepse aty e gjeti shpetimin nga varferia dhe dhuna feudale qe kishin vuajtur nga zogiste balliste dhe esadiste. Ishte nje zgjedhje e ndergjegjshme, jo nje fenomen i jashtem i imponuar. Tokat ua mori Hoxha pronareve, po nuk ja dha hajduteve. Kjo eshte ajo qe ndodhi,. Keta neoballistet e Mitatit dhe antifashistet pa breke e uniforme, keta poe marrin te gjithe Shqiperine per vete. Per nder te Mitatit dhe dhjerokracise antikomuniste qe vendosen. Dhe ne emer te antikomunizmit behen te gjitha, prandaj ska kuptim kjo metafora jote neokomuniste

    Reply
  • Fjalët janë për pas vitit 1990! says:
    November 1, 2022 at 1:30 pm

    Plotësojeni saktë: si asnjëherë deri sot që nga viti 1990! Sepse para këtij viti në Plasë të Korçës është thyer rekord botëror, duke marë 117 kv/ha. Shqipëria nuk importonte grurë, megjithëse kishte dyfishin e popullsisë që jetojnë sot në Shqipëri. Është mirë që të mos gënjehet dhe të thuhen gjërat si kanë qenë. Çfarë ishte mirë, ishte mirë, çfarë ishte keq, ishte keq. Kjo nxjerr të metat, që duhen përmirësuar sot dhe të mos “ngopemi” me gënjeshtra!

    Reply
  • Nje lexues says:
    November 1, 2022 at 1:55 pm

    50 milione per bujqesine?!
    Ndersa per oborrin brenda kryeministrise 48 milione.
    Shifrat flasin vete.

    Reply
  • mali says:
    November 1, 2022 at 3:11 pm

    Aldrin je pikolino.Sa per dijeni shqiperia nuk ishte me keq se rajoni nga te gjitha drejtimet.Popujt e rajonit kishin mardhenie tregetare te mira,jepnin e mernin mallra qe prodhonte vendi.Rumania ishte me e lidhur me europen dhe detyrimisht vendi ishte me i zhvilluar +naften dhe bregdetin qe klasa e pasur e beri me investime terheqese +mineralet .Bullgaria po ashtu.Mali i zi ishte me potence ne analet politike europiane,i peshonte llafi.Greqia po ashtu.Shqiperia me 1912 u shkeput nga Turqia dhe me 1920-ten mori forme te plote si shtet pas kongresit te lushnjes.Lerja Paskal Milos te meret me Zogun dhe Enverin.Shiko sot pas 32 vjetesh nje Shqiperi e pushtuar nga neo-komunistet.Ne udheheqeje ke pinjollet e bllokut si PS dhe PD.Ata bejne sikur shajne ballistat dhe enveristat por nga ana tjeter te dy palet i kane bankat brenda e jashte denga me dollare.Vetem disa te matufepsur si puna jote shkojne me “endra ne she endre”si thote populli.Shiko ore qyqar se po vjen dimri dhe mblidh ndonje leke per ngrohje pa lere c’do te beje qeveria.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 1, 2022 at 4:16 pm

    Ore, no pikolino, pra, paske patur nje Shqiperi qe doli nga Turqizmi, dhe qe nuk i degjohej llafi. Dhe na del qe pas 32 vitesh e pordhen neokomunistet. Kush, ata te Mitat Zogut?
    Paskalin te pyes, ate spiunin grek?

    Reply
  • mali says:
    November 1, 2022 at 4:25 pm

    Aldrin si je me buxhetin se po vjen dimri.Mos shiko tani qe po ben ngohte por llogarit me vone .Lerja politiken Rames dhe saliut se ata kuptohen mire midis tyre.

    Reply
  • mali says:
    November 1, 2022 at 4:57 pm

    Ky koment eshte per z.Rama qe i ka veshet e zena me dylle.Nuk e di nga ta filloj.Po shikoj qe po takon bujqit dhe po i u jep mend per token dhe bujqesine.100% e tyre nga e gjithe shqiperia kane punuar ne bujqesi ne Greqi dhe kane fituar experience bashkekohore te trajtimit te tokes,pemtarise,vreshtit dhe kulturave te ndryshme.Ata i kane duart me kallo dhe e shohin token si femija e tyre ,bile edhe ca me shume sepse ajo i rrit femijet.Z.Rama ,qeveria jote eshte qeveri e deshtuar kombetare ,e ndertuar me persona injorante ne te gjitha drejtimet.Po shikoj qe po perdor nje gjuhe te keqe duke kercenuar busneset e vegjel,te mesem dhe te medha me gjoba.Po kercenon fshataresine me gjoba dhe ku di une me c’fare lloj ,lloj ligjesh shpik mendja jote e semure.Nuk di te drejtosh nje shtet sepse nuk eshte bashki.Amerika po te thote largohu qe t’i hapesh rruge drejtesise te godase Saliun.Ti ne pushtet je nje mburoje e forte per Saliun dhe Meten.

    Reply
  • mirel says:
    November 1, 2022 at 5:21 pm

    50 milione $ qe nga Janari e ketej eshte nje shifer e konsiderueshme ne kete kohe krize boterore. Fshataret duhet te lene qytetet ku kane vajtur e ti kthehen tokes ne menyre inovative duke ju pergjigjur kerkesave te tregut vendas e rajonal me produkte bio e jo me GMO.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 1, 2022 at 6:45 pm

    Ca rradhitje do kete kate kaosi o Phoenix? Do rriten cmimet dhe pastaj do prishet sistemi?

    Reply
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 8:24 pm

    Aman se i trembet dhe pulat qe hane bar ne ato toka sneer.Me me seriozitet kryeminister se jo te gjithe fermeret jane te pasur si ju.

    Reply
  • mali says:
    November 1, 2022 at 8:51 pm

    mirel je shume i dobet per te dhene mend fshatareve.Kujton ti se ata e kane te lehte te ndahen nga toka?Je i kenaqur ti ne se te presin nje krah per se gjalli ,pa narkoze?Mbylle sqepin dhe mos fole brockulla.jane 50 milion leke thote Rama ,qe bejne ($1=119.50 leke,kursi i dites)~$500.000.Ky eshte programi madhor i qeverise per bujqesine?Ndaji me zera ku do te perdoren .Vetem rruget rurale duan qindra milion dollare.Edi Rama ,z.mirel nuk punon me programe por c’fare i del perpara,pa asnje perepektive,sepse nuk di te qeverise.Edi Rama eshte nje aventurier politik.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 2, 2022 at 9:15 am

    O Aldrin:

    Komunizmin e beri qeveria boterore pra Illuminati.

    Reply
  • mirel says:
    November 2, 2022 at 7:17 pm

    mali, une e respektoje cfare do qe te nxjeresh ti nga sqepi yt edhe pse jane te gjitha brrockulla. Ti fol per temen e mos debato me ata qe flasin per temen aty lart. Shiko website -in e qeverise dhe do te shohesh qe jane 50 milione $ te dhena per bujqesine qe nga Janari 2022. Rruget rurale nuk perfishehen ne kete ze te buxhetit dhe po te dalesh neper Shqiperi e sheh me syte e tu qe eshte bere goxha pune me to edhe pse ka akoma pune per te bere. Fshateret e kane braktisur token dhe fshatin e ky eshte fakt, jo opinion. Ate “aventurierin politik” e kane votuar shumica e shqiptareve per punet qe ka bere e do te beje, duan apo nuk duan shqupisat ndyresira trushplare te Salikadavres. Tung.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?