Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për Berishën: Mendoi se ishte i paprekshëm, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama për Berishën: Mendoi se ishte i paprekshëm, por…
Lajmi i funditPolitike

Rama për Berishën: Mendoi se ishte i paprekshëm, por…

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që të mos reagonte për aksionin opozitar, mirëpo fakti që mediat ndërkombëtare raportuan flakën në Kuvend, ai tha se nuk kishte se si të mos e komentonte. Ajo që e shqetëson më shumë, tha Rama në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste, është fakti që opozita entuziazmohet nga kjo gjë sepse e shohin si mbështetje ndaj tyre. Mirëpo, sipas tij nuk është gjë tjetër veç se një sensacion si “një grup njerëzish kanë ngatërruar parlamentin me një shpellë dhe kanë ndezur një zjarr”.

“Entuziasmi dhe eksitimi sesi ajo flaka e ndezur në parlament mori dhenë në mediat e botës, më bën që të mos rri pa e komentuar këtë gjë, sepse e vërteta është që përsëri kanë eksportuar jashtë Shqipërisë një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme dhe ata që e kanë publikuar, e kanë publikuar si një kuriozitet zoologjik, jo si revolucion.

Të nxjerrësh flakë në një parlament të Europës, është sensacion, nuk diskutohet, është njësoj si papritur një grup njerëzish kanë ngatërruar parlamentin me një shpellë dhe kanë ndezur një zjarr, por efekti mbi Shqipërinë për çdo lloj spektatori të pa interesuar për të hyrë në detaje, patjetër që është ky, “ore ç’është ky vend, ose si ka mundësi parlamenti në zjarr, a ia vlen të ikim vitin tjetër”, të entuziazmohesh për këtë është një shëmti, këtë e kanë bërë gjithmonë. Nuk kanë lënë mundësi pa e bërë që të duket keq në sy të botës, po kjo e fundit një sensacion zoologjik”, tha Rama.

- Publicitet -

Rama për Berishën: Mendoi se ishte i paprekshëm,  por sot po përballet me drejtësinë

Mes kaosit dhe qëndrimit të opozitës se nuk do të ketë një seancë plenare pa u miratuar Komisionet Hetimore, kryeministri Edi Rama tha se as ai nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. Në fjalën e tij nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste, Rama tha se nuk është aspak i shqetësuar nga aksioni opozitar, pasi është i bindur se kjo bëhet vetëm për të mbrojtur Sali Berishën, ndonëse nuk e përmendi në asnjë moment me emër. Ai e etiketoi si “njeriu që mendonte se ishte i paprekshëm, por që sot po përballet me drejtësinë”.

“E kemi thënë që nuk do ngremë komisione hetimore pa adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa u zbatuar dhe nuk ka pasur flakë, kjo flakë nuk koincidon me komisionet hetimore, por me tjetër gjë, që e dinë të gjithë se çfarë është, dhe nuk ka njeri që nuk e di, është për shkak të një individi që shumë kush e shihte si të paprekshëm dhe tani është përpara drejtësisë dhe s’mund të jetë e drejtë kushtetuese që të ngresh një komision hetimor, se përndryshe nuk do kishte komisione të nxjerra anti-kushtetueses nga Gjykata, t’i mund ta ngresh komisionin, por mënyra se si bëhet është e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, baza e ligjit tonë është ligji gjerman dhe ne do i referohemi dhe për disa pika të tjera që s’janë marrë në konsideratë, ta votojmë dhe pastaj të ngremë komision hetimor, por jo komision hetimor se kemi dëgjuar ne se kryeministri ka shpenzuar 20 mln euro për udhëtime, bëj një kërkesë zyrtare dhe e merr përgjigjen. E kanë bërë kërkesën këta dhe kanë marrë përgjigje por nuk u pëlqen dhe kështu janë të gjitha”, u shpreh Rama.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?