Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për gjyqtarët: Respektoni hierarkinë e pagave të shtetit, më sulmuan personalisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama për gjyqtarët: Respektoni hierarkinë e pagave të shtetit, më sulmuan personalisht
AktualitetPolitike

Rama për gjyqtarët: Respektoni hierarkinë e pagave të shtetit, më sulmuan personalisht

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama tha se podkastin e tij ‘Flasim’ se pagat e gjyqtarëve nuk mund dhe nuk do të rriten mbi gjithë të tjerët për sa kohë PS të jetë në qeveri.

Sipas tij, shoqata e gjyqtarëve që siç tha nuk përfaqësojnë gjithë gjyqtarët sulmoi personalisht atë dhe qeverinë njësoj si një parti politike.

“Ka pasur shumë komente, ka pasur shumë çudira, ka pasur dhe shumë absurditete që e kanë shoqëruar këtë debat, ku për fat të keq përmes disa shoqatash, 2 shoqata gjyqtarësh dhe 1 shoqatë prokurorësh, që gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e një cikloni popullor, në kuptimin e një pakënaqësie popullore, lidhur me kërkesën e tyre për të rritur pagat dhe këtë e tregojnë, jo vetëm të dhënat e anketimit tonë të brendshëm, që janë rreth 90% e shqiptarëve që e refuzojnë idenë që gjykatësve duhet t’u rriten pagat, madje ka një përqindje të tyre që thonë duhet të ulen pagat, gjë që është absolutisht e padrejtë, e pamundur dhe e pamenduar nga askush. Ndërkohë që vetë gjykatësit pretendojnë që ne duam t’i ulim pagat dhe më e bukura në një insistim të një arsyetimi absolutisht të pajustifikueshëm për nga shëndeti logjik, zërat që e përfaqësojnë atë kategori thonë se pagat e tyre po ulen për shkak se pagat e të tjerëve po rriten.

- Publicitet -

Domethënë, edhe një here, çfarë ne kemi bërë me reformën në drejtësi, ka qenë shprehja e një vullneti shumë të fortë edhe në drejtim të rritjes së pagave të gjyqtarëve.

U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata ndër ju, që pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës dhe të jetës demokratike, të atij pushteti në shërbim të qytetarëve dhe si garant i barazisë përpara ligjit dhe këtë bëmë, duke thyer praktikisht piramidën e pagave në çdo vend të botës. Ka një piramidë pagash, e cila fillon me Presidentin e Republikës dhe zbret. Ndërkohë që, në mënyrën më të vetëdijshme pagat e gjyqtarëve, ne i rritëm mbi të gjithë. I rritëm mbi të gjithë për ato arsye që thashë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë me idenë që sa herë do rriten këto, do rriten dhe këto dhe që Shqipëria do t’u bëka vendi i vetëm në planet ku mbi të gjithë, dhe të gjitha është kasta e gjykatësve.

Kjo nuk mund të ndodhë dhe kjo nuk ka për të ndodhur. Të paktën jo me me mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë si shumicë qeverisëse dhe jo në asnjë mënyrë, si një sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por si një thirrje, si një domosdoshmëri e brendshme e shtetit që të gjitha kategoritë e shërbëtorëve të tij, përfshirë dhe gjykatësit të kenë sensin e së drejtës dhe sensin e shtetit, duke mos kërkuar “qiqra në hell’ as më tepër pastaj, duke përdorur dhe gurin dhe arrën që gjykatësit kanë në dorë vetë. Kjo është shumë e thjeshtë dhe kjo është dhe arsyeja pse unë nuk kam hyrë në asnjë polemikë, me asnjë person se nuk ka asgjë personale në këtë, ndërkohë që siç ndodhi, jam sulmuar personalisht dhe është sulmuar qeveria nga autorët e deklaratës së një shoqate të gjykatësve që jam i bindur që nuk janë konsultuar me të gjithë gjykatësit për tekstin se jam i sigurtë që do t’i thoshin “Ej, po çfarë po bëni, ne jemi këtu për të kërkuar diçka për veten tonë, por nuk jemi këtu për të bërë politikë dhe për të sulmuar qeverinë e kësaj republike si të ishim parti politike”, apo jo?

Gjithsesi, mendoj që pozitive është që nuk ka pasur reagim të reagimit tim. Nuk dua të bëj polemikë, dua vetëm të them që gjykatësit nuk mund të kenë një rritje pagash të përjetshme mbi të gjithë të tjerët, dhe gjykatësit nuk mund ta rrisin pagën e tyre me 2 mijë dhe 3 mijë euro në muaj, plus nga ajo që marrin, që është më e lartë sesa ç’marrin sot të gjithë të tjerët.

Kjo nuk ka për të ndodhur!

Nuk mund të ndodhi!

Nuk duhet të ndodhi dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i vëri vulën një herë e mirë këtij debati absurd dhe këtij debati që  e dëmton në sytë e opinionit publik besueshmërinë, padrejtësisht, besueshmërinë e gjykatësve, sepse në këtë rast kemi, thashë një përfaqësi, nuk janë të gjithë, nuk është i gjithë komuniteti që është vendosur në llogore.

Ka një përfaqësi që ka vajtur në Gjykatën Kushtetuese dhe ne jemi atje palë, dhe jemi kundër fuqimisht kundër, dhe jo kundër tyre, por kundër idesë se këtu mund të jetë edhe në këtë rast, ‘alla shqiptarshe’ që s’ndodh në asnjë vend të botës”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    February 8, 2026 at 11:31 am

    Ti nuk ke hallin e pagave.Ti pagat e gjyqtareve i ke nje xhiro ISMAILI deri tek Rosticeria Nusretit.
    Nuk jane shkaqe,por sebepe/kusuret i mbajtshin per Vete.
    Te ka zene Drejtesia SPAK,HAJDUTEN BALLUKU PER BISHTI DHE NUK PO E LESHON.Ajo therret:O Edi Rama me shpeto,se do tregoj!
    Thuaj mor hajdut te verteten njehere ne Jeten tende hajduterore!

    Reply
  • Dashi says:
    February 8, 2026 at 2:05 pm

    Çfarë të ka vjedhur Rama ty demo , plakën ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?