Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Shumë shpejt, ata që kanë zanat do konkurrojnë pagat që merren në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rama: Shumë shpejt, ata që kanë zanat do konkurrojnë pagat që merren në Gjermani
EkonomiLajmi i fundit

Rama: Shumë shpejt, ata që kanë zanat do konkurrojnë pagat që merren në Gjermani

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat në sektorin publik, që do të nxisin më pas edhe rritjet në sektorin privat.

“Vitin e ardhshëm do të bëjmë një rritje për mjekët e përgjithshëm, për infermierët për punonjësit e policisë, për Forcat e Armatosura dhe për të gjitha punonjësit e tjerë të shtetit shqiptar, për mësuesit, që do e çojë pagën mesatare 900 euro në mes të vitit të ardhshëm. Që Shqipëria të ketë pagën mesatare 900 euro nuk është mrekulli, por krahasuar me disa vite më parë… do dukej premtim elektoral.

Kjo do të sjellë rritje pagash në sektorin privat, si rezultat i nxitjes që i bëri qeveria duke rritur sektorin publik. Jam i bindur që sezoni i ardhshëm turistik, do i çojë pagat në nivele edhe më të larta. Kemi një rikthim të informalitetit si pasojë e rritjes së pagave. Një pjesë jepen në dorë, por është fakt që sot në industrinë e turizmit pagat janë mëse konkurruese me vendet e tjera nga kamerierët, tek menaxherët.”-tha Rama.

- Publicitet -

Rama insistoi që prindërit t’i drejtojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale, duke thënë se është shumë e afërt koha që në fund të muajit, ata që kanë zanate, tu dalin llogaritë po aq sa në Gjermani.

“Këtu lind nevoja për të rritur këmbënguljen tonë për të çuar sa më shumë në veshin e prindërve që kanë fëmijë në fund të nëntë vjeçares mesazhin që nëse fëmijët nuk kanë prirje të fortë për të mësuar, është gjynah ndaj tyre që t’i mbash me zor në shkollë të mesme të përgjithshme dhe të mos tu japësh një zanat.

Kjo është një kohë që gjithmonë e më shumë do të jetë e artë për ata që kanë zanate. Këtu ata që kanë zanate, kanë shansin që realisht të kenë në pak vite një pagë që për atë lloj pune, nuk bën diferencë në fund të muajit nga paga që mund të marrin duke ikur në Gjermani e ku di unë. Në fund të muajit domethënë, atyre që bëjnë një punë të zakonshme në Gjermani apo kudo qoftë, nuk i ngelet gjë në fund të muajit, se kostoja e jetesës është rritur në mënyrë marramendëse.” – tha Rama.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?