Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për gjyqtarët: Arrogantë, silleni si parti politike dhe nuk paguani detyrimet në shtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama për gjyqtarët: Arrogantë, silleni si parti politike dhe nuk paguani detyrimet në shtet
Lajmi i funditPolitike

Rama për gjyqtarët: Arrogantë, silleni si parti politike dhe nuk paguani detyrimet në shtet

Published: February 4, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me sulme ndaj gjyqtarëve, ku tha se falë qeverisë socialiste atyre iu ka ndryshuar jeta, për mirë.

“Askush këtu nuk ju cenon ju pozicionin. Përkundrazi, kjo qeveri është garantja e pavarësisë suaj. Dhe ju e dini shumë mirë se këtu keni jetuar, ku keni qenë dhe ju e shikoni vetë ndryshimin e madh që ka ndodhur edhe në jetën tuaj familjare. Dhe për këtë respekt për të gjitha familjet tuaja. Ehe në jetën tuaj profesionale, sepse jeni totalisht të pavarur. A jeni të paanshëm, këtë duhet ta shikoni te vetja dhe ta kërkoni çdo ditë kur hyni në sallën e gjyqit”, tha Rama.

Rama e cilësoi reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve si të papranueshëm dhe të paprecedentë në historinë e Europës. Kreu i qeverisë u shpreh se është “absolutisht i surprizuar” nga ajo që e quajti një përpjekje për t’i imponuar Kuvendit dhe qeverisë vendime përmes pushtetit gjyqësor.

- Publicitet -

“S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni. Ju zotërinj kërkoni 37 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta dhe se luan topi. Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, rroga nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5000 euro”, tha Rama.

Sipas Ramës, gjyqtarët sot paguhen në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit, përfshirë Greqinë, dhe kërkesa për rritje me 2-3 mijë euro në muaj nuk ka bazë ligjore apo kushtetuese. Ai shtoi se gjyqtarët duhet të shprehen përmes vendimeve në sallën e gjyqit dhe jo në publik, duke theksuar se çështja tashmë është në Gjykatën Kushtetuese.

Mes të tjerash kryeministri shprehu “respekte për SPAK”, duke qenë se nga ana e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka patur një kërkesë të ngjashme, apo ankesa të tilla mbi pagën.

Kreu i qeverisë u shpreh i irrituar me kërkesën, ankesën dhe arsyetimin e shoqatave të gjyqtarëve.

Sa i përket pikës ku flitet për ulje fiktive të pagave të gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Ministrave, Rama u kërkoi shoqatave të paraqisnin dokumente për këtë dhe të flisnin me prova, duke qenë se nuk janë një parti politike për të bërë deklarata publike të tilla, që ai i konsideron të pavërteta.

“Ju nuk jeni parti politike, për të dhënë opinione të tilla në publik, ju jeni gjykatës. Si mund të hidhni baltë mbi qeverinë e kësaj republike me këtë lloj retorike?! Dhe për më tepër flisni për zbritje fiktive të pagës referuese të bërë nga Këshilli i Ministrave.

Dhe thoni që ne jua paskemi përkeqësuar pozicionin financiar juve. Këto janë dokrra, nxirrni një dokument të përkeqësimit financiar se nuk jeni parti politike për të bërë deklarata publike, ato bëjini kur të keni realisht komente kur ju cënohet pozicioni.”, tha Rama, duke shtuar se qeveria e tij është treguar garante e pavarësisë së tyre.

Rama akuza dy shoqatave të gjyqtarëve për detyrime të papaguara

Rama ngriti një akuzë të rëndë për dy shoqatat e gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ndryshimit që iu bë ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ç’ka do t’i hapte rrugën rritjes së pagave për ta. Ai tha se dy shoqatat nuk janë në rregull para ligjit, pasi njëra rezulton e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, për mos pagim të detyrimeve, ndërsa tjetra nuk rezulton fare e regjistruar.

“Kjo shoqata është ngritur për të fituar ju lekë, shkon në Gjykatë Kushtetuese për të fituar para, për të rritur të ardhurat tuaja dhe shoqatat e unionit, është e pezulluar nga QKB se nuk keni paguar detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore, ju si shoqatë që dyshoj të keni një anëtarësi të gjerë, ndërsa shoqata tjetër nuk ishte fare e regjistruar. I ka ligji këto detyrime. Duhet të ishte e ç’regjistruar sepse kështu thotë ligji dhe Gjykata Kushtetuese nuk i mori parasysh këto fakte, ju si shoqata nuk duhet të merreshit fare si referencë sepse nuk jeni në rregull para ligjit.

Unë mendoj që ju jeni arrogantë. Keni një arrogancë të një pushteti që ju e trajtoni si pushtet të pakufizuar, si pushtet të pakontrolluar dhe për këtë arsye ndodhin dhe gjëra të tjera në këtë vend, por unë nuk jam këtu për këtë sot. Unë jam palë dhe flas në emër të një pale, ju nuk jeni palë dhe s’mund të trajtoheni si palë.”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri më tej theksoi se SPAK nuk i është bashkuar kësaj kërkese, duke e veçuar nga pjesa tjetër.

“Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro”, shtoi ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Tártari says:
    February 4, 2026 at 11:34 am

    Keshtu si flet kryeministri, u ben qejfin pensioniatave, qe lekunden me penson 200-400 Euro ne muaj, nderkaq eshte ky kryeminister dhe qeveria e tij, qe ka lejuar dhe ka ndertuar nje sistem mjaft disproporcional pagash! Duke perjashtuar udheheqsin dhe diktatorin E.Hoxha, ne sistemin e kaluar paga e kryeministrit te asaj kohe, ishte sa kater rroga te puntorit te thjeshte, ndersa rroga e gjyqtarit, sa dy rroga te puntorit te thjeshte!

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2026 at 11:35 am

    Gjes! Cfare do vjedhesh Sot?

    Reply
  • capi says:
    February 4, 2026 at 12:08 pm

    Po per se duhet tu pergjigjesh publikisht per nje kerkese per rritje rroge qe kane bere keta gjyqtare. Thjesh dergoi nje shkrese zyrtare duke argumentuar qe nuk je dakort. Kane buxhet te miratuar keto gjykata, apo kerkojne sa here tu mbushet mendja?

    Skane shlyer detyrimet ne shtet. Kujt shteti o zoteri , te Sri-lankes? Ti dergon taksidarin per nje tufe rrigon, te paska shpetuar shoqata e gjykateseve.

    Thjesh presion, e populizem. Mos u be merak nuk te ngrihet popoloja te rrembej sfurqe, lopata hunje te protestoj tek dyert e gjykates. Sjemi nga ajo mize qe bejme ate m…. Se po qene per te protestuar duhet ta fillonte nga j, tu merrte zvarre te gjitheve ne paralament e qeveri.

    Reply
  • TIRONA says:
    February 4, 2026 at 12:20 pm

    Detyrimet ne shtet?
    Që ti bësh ti rrush e kumbulla me Balluket dhe me Gys Agasët
    Ik ore cop jevgu llapaqen
    Shif rrogat e deputetve t tu që i rritët sa ju desh palla

    Reply
  • Anonym forever says:
    February 4, 2026 at 12:30 pm

    Çfarë pune të jashtëzakonshme kane bërë dhe çfarë rezultatesh konkrete kanë arritur këta SKAP-ista, që të arish deri aty sa t’u përmendësh rroga aq të majme, sa nuk i marrin as deputetët e vendeve nga më të zhvilluara të Evropës, e jo vetëm?

    Për sa kohë kokat e korruptuara të ngjalave do vazhdojnë të notojnë në ujra të turbullta e ta nxjerrin bishtin në sipërfaqe vetëm për të marrë ca reze dielli, atëhre është e kotë që gjykatat dhe skapistat ushqehen me paratë e djersitura të taksapaguesit dhe atyre budallenjve që u sekuestrohet pasuria dhe rinë si m¥tra të lagur

    Reply
  • Xoni says:
    February 4, 2026 at 12:59 pm

    VEtem kaq kishe per sot ti Anonym forever? Apo t;;u marun pordhet?

    Reply
  • Vl says:
    February 4, 2026 at 1:10 pm

    O KM po me dukesh si Mera qe kur po e shikonte lakun qe po i mblidhej po fliste dokrra.
    Dhe zotria juaj po e ndjen token qe po te rreshqet

    Reply
  • Patriot says:
    February 4, 2026 at 2:36 pm

    Po per ato policat qe po arrestojne pa ligje, pa urdhere prokurori popullin e velipojes qe protestojne per pronat e tyre?

    Reply
  • i indinjuari says:
    February 4, 2026 at 2:50 pm

    Kurrizos vetem varri ja rregullon kurrizin dhe keto shoqata, keta prokurore e gjykates mos kerko , zoti kryeminister, ti bindesh per ate qe duhen te jene. Problemi qendron ne vend tjeter. Behet zhurme, nuk shkon ne gjyq dosja e Gerdecit apo 21 janrit prej 15 vjetesh se nuk do Dumani me keta, se keshtu e kane urdherin nga udheheqja e grupit terrorist dhe duan te bejne grusht shteti. Pse i shan diten dhe naten i shkojne informacionet Palokes e Saliut se kush do arrestohet? I shpetoi Palokes qe e dinte nje dite perpara se kish marre informacion nga SPAK se do arrestohej Veliaj?! E, keto jane si ajo revista e Enver Hoxhes qe ne faqen e fundit ne çdo numur kishte nje diçiture me mbishkrimin: POHOJNE ME GOJEN E TYRE , e kishte fjalen per kapitalizmi, dhe imperializmin dhe Paloka e pohoi me gojen e tij qe SPAK e ka videon te lire tani. Leri me te tjerat. Jane bande dhe duhet qe kjo bande te zhduket te shpetoje vendi dhe populli qe i paguan!! Pergjegjesi bie mbi parlamentin, presidentin dhe ju si qeveri. Masa drastike deri ne izolim te ketyre njerzeve .

    Reply
  • Despoti says:
    February 4, 2026 at 3:43 pm

    Xono , ‘anonym forever’ duhet te jete Gojsi Molemi
    nje nga ceta e patronazhulisteve. Lexo me kujdes ate rreshtin e fundit dhe e kupton vete

    Reply
  • Despoti says:
    February 4, 2026 at 3:45 pm

    Ti mer klluf i Indinjuar, a sta kane dhene sufllaqen sot?

    Reply
    • Xoni says:
      February 4, 2026 at 5:15 pm

      Bravo Despoto, sa bukur e pake vu re. m¥ti i rrshtit te fundit e verteto. Ne i kena pas thon Moisi K@ri.

      Reply
  • rapsodi popullor says:
    February 4, 2026 at 4:37 pm

    Ja pra si Arrogante gjygjtaret po i emeron ky Rama sot,
    dhe “kjo qeveri eshte garantja pavaresise suaj” po i thot,

    kur ka nga rasti i Bela Ballukes bekuar,
    zene me goxha Presh te medhenj ne duar,
    qe perdite kunder gjygjtareve rrufe e shigjeta leshon,
    ky qe nga Drejtesia aq sa Gamori nga muzika kupton,

    te akuzoje gjygjtaret per Arrogant ky Rama i Surrelit,
    eshte si fabula e Korbit qe quan te zinj zogjte e Skifterit.

    Reply
  • i indinjuari says:
    February 4, 2026 at 6:40 pm

    Per korrektese per vete: Ti Despoti duhet ta dishë se nga ajo bajge qe keni gatuar aty, une kam 32 vjet qe nuk shkel ne ate vend, por keqardhjen e kam se kam njerez dhe toke nga kam dale. Sufllaqet i hani ju qe jeni mesuar me to. Une as kam nevoje dhe as merrem, por e keni kthyer ate vend ne mejhane dhe rralle marr mundimin e shpreh indinjaten time, megjithate ke nje te drejte: duhet te mos marre pjese se : “te debatoshe me dike qe ka hequr dore nga aresyeja, eshte si ti japesh ilaçe nje te vdekuri” dhe per dijeni: nuk jane fjalet e mia , por Thomas Paine.

    Reply
  • pap says:
    February 4, 2026 at 7:16 pm

    Mos u lodh dhe humb kohen me palla!!!!

    Reply
  • chp says:
    February 4, 2026 at 7:40 pm

    replike miqsore me komentuesin e ores 11:34 am
    -Me sa kam lexuar dhe me sa e njoh (mire) diferencen
    midis pagave super te larta te gjyqtareve,deputeteve,drejtoret e mediave private ect
    me pagen mesatare te punonjesve te mesem eshte me e larta ne Europe dhe nder me te lartat ne bote
    -Per Enverin,te lutem ndaje mendjen ishte udheheqes apo diktator se nuk shkojne te dyja..
    -Kush ka punuar ne Fierze ne vitet 60-70 shpesh ne debate per mosrealizim plani perdorej dhe nje shprehje..
    ””””’.Turp te kesh qe merr rrogen me shume se Enveri..”’
    .Behej fjale per minatore,vinciere,shofere te mjeteve te renda qe
    kishin kategori maksimale ( te gjashten apo te shtaten)
    .
    Dy fjale per artikullin:
    Rama ka nxjerre shejtanin SPAK te Don Luse dhe Argites nga shishja dhe nuk e fut dot brenda..Shikoni babagjyshin Rama dhe krahesoni me djaloshin kriminel Serberishe…
    Nderime!

    Reply
    • ¿? says:
      February 5, 2026 at 1:42 pm

      O YÇ-o po tejkalon cdo kufi marrezie tashti, kush merrte page me te larte se Enveri mer genjeshtar propagandist qe nuk e ke harruar zanatin, po Enverit pervec firmes qe i vinte Sekretari personal ne bordero se edhe ate pertonte ta vinte vete, i shkonin nga drejtoria e pritjes verera dhe llibra franceze, pervec bukurive te tjera qe porosisnin djemte e dhendri, nuset dhe çupa, per te cilat nuk paguanin as edhe nje lek, e ti tashti me pjerdh ketu per rrogen e Enverit. Ne fakt edhe Sulo Gradeci shkruante qe Enverit i pelqenin shume corapet e arnuara dhe cadra e vjeter qe kishte qe nga koha e Zogut. Ju enveristet e tanishem jeni litaret qe ka lene jashte Enveri, po pasi ia shurrosen varrin atij edhe ju u bete qull me shurre e po kalbeni avash avash, po sic kuptohet doni te dilni jashte ne nje “blaze of glory”.

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    February 4, 2026 at 8:34 pm

    Nxirrja rrenjet SPAK! Ti e ke hallall rrogen ne kete vend. Banden e Qeverrise e ke te gjithe TE PANDEHUR.GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.Kantinen e Gys Agasit e pame.Prapadhomen e Kryeministrit,e kishte filmuar vete.Tunelin e Balukes ne rruget qe po shkermoqen pa prere shiritin,kOSTOJNE MILJONE HERE ME SHUME,se rrogat e gjithe Systemit te Drejtesise.. Oooo Edviniiiiii!Po te kercasin byzylyket ke veshi daje,,behu gati me tuta sportive si Madyroo!
    Leri Tragjedite me rrogat e gjyqtareve,se po na mallengjen..Atyyy qen bir qeni,Hajdut recedivist!Dorzo Ballukun ne SPAK,TE pergjigjet cfare ka vjedhur,se jane 1 miljarrde e 200 miljon euro rruge e tunele qe po perfundojne ne gremine pa e bere seftelluk. Behu gati te perfundosh ke Ilir Meta,se je Bashkependembajtes ke firma shtese 50 miljon euro e Tunelit Llogarase.
    Nuk ka Drejtesi ne Bote te mbylle syte para ketyre Aferave kriminale me paret e Shtetit.Nuk le bregdet,brgmal,breg fushe,breglume,Ishull,Gadishull pa vjedhur pa vjedhur,.Tabanin ja nxorre ketij vendi.Ata prokuroret e SPAK ME GJUKATESIT E gjkko HALLAL I KANE 10 FISH RROGAT po te fusin ne burg ty me Balluke hajduten me kopilat e AKSHIT E GJITHE BANDEN RILINDJA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. Ad on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  3. Vlora 97 on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  4. Vlora Vlora on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?