Bardhyl Bejko
Data 12 nëntor, u shpall si dita e protestës më të madhe në historinë e Shqipërisë. Sa herë bën protesta opozita jonë, i paraprin propaganda e partisë, si tek filmi “Gjeneral gramafoni” para pushtimit fashist të Shqipërisë. Pas ultimatumit të Berishës që Kryeministri i vendit, Edi Rama të japë dorëheqjen para se të revoltuarit para godinës së kryeministrisë, qytetarët protestuese të futen në zyrën e Ramës dhe ta flakin jashtë në shembullin e protestave tip grusht shteti të Sri Lankës, që i janë referuar qindra herë kryeministri të dëgjojë zërin e kryetarit të “Rithemelimit” dhe të ikë nga sytë këmbët për t’i hapur rrugë forcave progresiste,siç janë opozitarët e bashkuar në “ Kualicionin e Lirisë, Numër 2” nën kryesimin e dy kryetarëve, Berisha-Meta.
Askush nuk e ndal opozitën të organizojë protesta. Të tilla në këto vite, janë organizuar me qindra. Madje shumë prej tyre të dhunshme, shoqëruar me djegie,lëndë plasëse,dinamit, gurë, pllaka të bordurave,thyerje të xhamave,plaçkitje,terror në çdo cep të Tiranës. Në këto protesta, kanë dalë në krye të turmave individë me precedentë penalë, persona në kërkim, me prirje kriminale, individë me nofka të çuditshme si “Ujku i Cerrikut” dhe persona të tjerë, që janë kacavjerrë në muret e godinës së Kuvendit të Shqipërisë, si të ishin personazhe të “Njeriut Merimangë”.
Në sytë e gjithë shqiptarëve, kanë mbetur të stampuara pamje rrëqethëse, si flakeshin mbi parlament e godinën e qeverisë, bomba molotov apo hidheshin lëndë plasëse mbi policinë,duke shkaktuar dëmtime të pariparueshme tek policët, siç ishte edhe rasti i një policeje fare të re në moshë dhe detyrë. Këto pamje janë bërë hite në ekranet më të mëdha të televizioneve botërore. Dhe i kanë shkaktuar, jo pak ulje prestigji vendit tonë pasi ekranet na kanë publikuar, urrejtjen dhe egërsinë, si dhe metodat që ndjek opozita jonë për të arritur synimet dhe qëllimin drejt pushtetit.
Tani jemi para një prove që trumbetohet nga opozita dhe liderët e saj, si prova gjenerale që do t’i japë, sipas tyre, fund regjimit të armikut të demokracisë dhe dhunuesit të lirisë, Edi Rama. Pas deklaratës së Berishës, që kërkon largimin e Ramës, para se turma e mbledhur nga e gjithë Shqipëria të bëjë vetëgjyqësi dhe ta flakë kryeministrin jasht godinës së qeverisë. Duket se jemi para një grusht shteti, ashtu siç ndodhi pas vrasjes së deputetit, Azem Hajdari,ku forcat demokratike, morën godinat qeveritare dhe pushtuan televizionin e vetëm shtetëror nga ku Spahia, deklaroi, rënien e qeverisë “Nano” dhe fitoren e demokratëve, fitore e cila dihet si përfundoi dhe si revolucioni u shkri dhe militarët u ngujuan në seli. Mos të harrojmë se kjo ngjau 22 vjet më parë. Policia ishte e tronditur. Vinte pas rënies së shtetit. Vendi nuk ishte në NATO. As në paradhomën e BE!Po sot? Kohë tjetër! Pamundësi absolute që Berisha dhe bashkëkoalicionisti, Meta të hedhin një hap të vetëm për të cënuar rendin kushtetues pa marrë përgjigjen që meritojnë nga faktori i brendshëm,organet ligjzbatuese dhe ai i jashtëm që vetëm njëzetë ditë pas të famshmes 12 nentor do zbarkojnë në Tiranë. E gjithë Europa do të jetë në Tiranë! Dhe shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se ngjarja e madhe është data gjashtë dhjetor, ku Shqipëria do jetë Brukseli i Europës dhe ku do merren vendime për gjithë kontinentin.
Sa për 12 nëntorin askush nuk merr seriozisht ultimatumet dhe presionin pa mend dhe logjikë të kryetarit të “Rithemelimit” se pas dy javësh këtu do ndodhë përmbysja apokaliptike! Të ishte lëmnë protesta në tetë nëntor, ditën e themelimit të partisë së parë të Bersihës, do ishte ndryshe.Do kishte simbolikë të fuqishme. Ultimatumi, duket si dhënie kurajo militantëve, injektim adrenaline dhe ushqyerja me shpresa të rreme se protestuesit do vijnë në Tiranë si opozitarë dhe do kthehen si pushtetarë! Kësaj i thonë të ngopësh të uriturit me lugë bosh! Për të dhënë detajet më të hollësishme si dhe për të qartësuar ultimatumin e shefit të madh doli në podium, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD,Edi Paloka, i cili zbërtheu kuptimin e deklaratës të prijësit të “Rithemelimit” në tërë përmasat e veta. Paloka e çoi edhe më tej ultimatumin, i dha flakë, duke bërë paralele midis 12 nëntorit të Berishës si kryetar i “Rithemelimit” atëherë kryeministër përballë protestës të 21 janarit. Paloka, si figura numër dy e “Rithemelimit” e shtyu paralajmërimin më tej, duke zbardhur tërë skenarin e protestës, e cila u paralajmërua prej tij si protestë e dhunshme cila nuk mund të menaxhohet nga organizatorët dhe do dalë jashtë kontrollit!
Zoti Paloka, i bën thirrje, Edi Ramës, të qëndrojë në zyrë dhe të tregohet burrë, siç u tregua, Sali Berisha që qëndroi ballëpërballë me turmën dhe madje transparent në dritare! Dhe kjo për Palokën, ishte burrëri mbi burrëri. Berisha nuk ia mbathi. I qëndroi stoik presionit të turmës dhe në emër të mbrojtjes së pushtetit qëlloi me plumba luftarakë, duke lënë në bulevard katër të vrarë nga vetë shteti. Dhe siç ka pohuar edhe vet, ishte gati të rrafshonte edhe treqind apo tre mijë, pasi do mbronte shtetin?! Si rrodhën ngjarjet janë të njohura për të gjithë dhe çdo koment do ishte pa sens, pa vlerë sepse ngjarja tragjike dhe ato që pasuan, janë të memorizuara në ndërgjegjen e çdo shqiptari, nga jugu në veri! Sot, zëri e Berishës, “Kalorësi i fjalës së lire”, numri dy i pjesës së opozitës, kërkon fotokopje dhe ripley të asaj dite. Shkurt Rama të qëndrojë si burrë, siç bëri Berisha dhe të presë “luftëtarët” e Palokës në zyrë për t’u dorëzuar çelësat e pushtetit forcave progresiste, ku Paloka është lider i rëndësishëm. Edhe në tetë janar, kur forcat e “Rithemelimit” ndërmorën sulme me mjete plasëse dhe gjithë arsenalin e nevojshëm nga varetë, çekiçët, lëndë helmuese, gurë, leva, qysqi nuk ia arriti të pushtonte kështjellën me kryekështjellarin, Lulzim Basha dhe komandant Gamend Bardhin në brendësi. Përkundrazi u larguan me bisht në shalë pa triumfuar në pushtimin e kështjellës seli. Pavarësisht çfarë ndodhi më vonë rrethimi i parë dhe sulmet e tetë janarit dështuan! Kur kështjellën e PD-së, që ishte edhe shtëpia e tij, nuk arriti ta merrte edhe pse luftoi me gjithë fuqi, si do ta marrë kryeministrinë, Paloka? Cilat armë do përdorë? Tanket si në 1998-ën? Lëndët plasëse? Ushtarët e stërvitur për pushtim dhe asgjesim të kështjellarëve? Cila është ajo llogari që e nxjerr fitimtar zëvendësin e Berishës dhe cilin mund të trembë me gogolin e protestave të dhunshme?
Paloka, i kërkon Ramës të dalë në log të burrave dhe të ndeshet me më të fortin e “Rithemelimit”?! Me sa duket, politikani gazetar, Paloka shikon përditë filmin “Helena e Trojës” dhe i duket se Mbreti Agamemnon do ndeshet me Hektorin?! Më e çuditshmja në arsyetimin e tij është thirrja për të qëndruar në zyrë Rama në se është burrë, në se është aq trim dhe qëndrestar sa Berisha në 21 janar?Po ç’ndodhi në fund të asaj proteste, Paloka e di shumë mirë dhe madje më mirë nga të gjithë ne. Njeh urdhëruesit e vrasjeve! Cilët ishin gardistët që qëlluan.Njeh, rolin e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm në gatimin e tragjedisë. Pra i bën thirrje Ramës të tregohet burrë si Berisha, domethënë të vrasë si ai!? Pastaj e di partia si rrëzohet qeveria!Po thirrjet e Berishës dhe Palokës e tërë të tjerëve opozitarë nuk ka shqiptar normal t’i dëgjojë aq më pak t’u bindet dhe të vihet nën urdhërat për të vrarë! Edi Rama nuk ka asnjë arësye të tregojë se është aq burrë sa Berisha! Kjo thirrje na kujton vitet e fëmijërisë kur pas zënkave të moshës, iu thoshnim bashkëmoshatarëve: -Po ta mbajti, kalo para shtëpisë time! Po je burrë më dil përpara! Po ne ishim thjesht fëmijë! Kur këtë e thonë politikanë të lartë, atëherë, vetëm politikë nuk është kjo!Ultimatumet për dorëheqje! Thirrjet për t’u treguar burrë si Sali Berisha në 21 janar, është thirrje e kobshme për të vrarë,siç bëri, Berisha në 21 janar. Këto deklarata nuk bëhen nga njerëz të marrë. As nga adoloshentë të politikës. Po nga ata që e quajnë veten baballarë të kombit shqiptar. Mjerë ata që kërkojnë hakë për të marrë, duke vrarë shqiptarë!
Kam nje pyetje per gjithe ata qe mbeshtesin kthimin e Sali Berishes ne pushtet.Supozojme se Opozita e Saliut mori pushtetin dhe Saliu u be KM.Cfare do te ndodhe me maredheniet e shtetit shqiptar me USA,Britanine dhe vendet e tjera perendimore,aktualisht aleatet tane.Pres te thone mendimin e tyre.
Do te nuseroj ne Vlore
porsi misset me kurore
Se ashtu c`e kam zakone
Topi bam dhe une ne Vlore.
Skenderbe me thone shoqet
Eshte nje fanse ime vjeter
Me Berishen gjen Belane
Me mire po ja mbath si lepur.
Do gjej nje tunel ne Rruge
Nje vrime per te futur koken
Po me zuri ne zyre Saliu
Mu aty ma beri gropen.
Do vete te pres shiritin
Ne rrugen Kardhiq-Sarande
Do marr edhe grupin lab
T`me kendoje Serenade.
Do te nuseroj ne Vlore
porsi misset me kurore
Se ashtu c`e kam zakone
Topi bam dhe une ne Vlore.
Skenderbe me thone shoqet
Eshte nje fanse ime vjeter,
Me Berishen gjen Belane
Me mire po ja mbath si lepur.
Do gjej nje tunel ne Rruge
Nje vrime per te futur koken
Po me zuri ne zyre Saliu
Mu aty ma beri gropen.
Do vete te pres shiritin
Ne rrugen Kardhiq-Sarande
Do marr edhe grupin lab
T`me kendoje Serenade.
bardhyl bejko ky artikull i yti është i dobët.
e niske me protestat e demotakërcitës duke i krahasuar me protesta që u bënë para se të vinte fashizmi kur populli kërjonte të armatosej e të luftonte për vatanin por zogu nuk e bëri këtë bile iku si tradhtar.
dhe pastaj vjen me argumentin që në jrye të protestës qrnka ujku i cerrikut.
pordhë me rigon.
kto janë fiks si përrallat me rublaxhinj të edi ramës.
un jam shumë kundra saliut dhe kastës politike 30vjeçare por ky shkrim nuk është mënyra e duhur për ti goditur ata se jemi mësuar me kto 30 vjet.