Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama anulon konferencën e fundvitit: Kjo do jetë qeveria e shumicës, jo e disave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama anulon konferencën e fundvitit: Kjo do jetë qeveria e shumicës, jo e disave
KryesorePolitike

Rama anulon konferencën e fundvitit: Kjo do jetë qeveria e shumicës, jo e disave

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme vendosi të mos bënte një konferencë për shtyp si çdo fundvit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se zgjodhi që të ndihmonte qytetarët me Pakon e Madhe të dhënë për shumë kategori qytetarësh, nga pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara deri te invalidët e punës.

Sipas Ramës, e mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Sot nuk e pashë të udhës të bëj një konferencë shtypi si çdo fundvit, po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë.

Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë.

Pakoja ka 20 mijë lekët të reja në dorë për 6700 nënat kryefamiljare me ndihmë ekonomike, ashtu sikundër për herë të parë, qeveria shpërndan 20 mijë lekë të reja për sanitaret, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit dhe tërë punonjësit e tjerë të shtetit me një pagë bruto nën 60 mijë lekë, plot 27 mijë e 249 vetë, ku përfshihen edhe 1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësuese dhe edukatore, 2200 ushtarë bazë dhe mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës! Ndjehem i lumtur kur mendoj se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë aspak dimrin me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre të përditshëm. Por Pakoja e Madhe përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë – duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja.

Kjo pako e madhe nuk zgjidh të gjitha hallet, as nuk i jep fund luftës dhe impaktit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të palëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë, si edhe mishëron kujdesin dhe vëmendjen e pandarë të qeverisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira. E mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave dhe nëse sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për thuajse 1 milionë shqiptarë, kjo ndodh pikërisht sepse ne jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa.

GËZUAR!

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    December 31, 2022 at 12:14 pm

    Një qënje humane nuk ndryshon nga kafsha vetem prej gjuhes,por mbi te gjitha sepse :’E njeh vetvehten dhe pozicionin qe ze ne shoqeri….!’Kafshet prehistorike ne krye te antishtetit ish Shqiperi sot perfaqesuar nga EDvin bojaxhi,Like Flori dhe SS-Serbi Sali,ish eQIm i Kapos Hisni,Neroni qe dogji ish Shqiperi…NUK E NJOFIN vv-VETvE HTEN-SHTAZE….!

    O EDvin faqia me QIme
    Sa di ti di bytha ime
    Sa me shume kalojne VITET
    Aq me teper krimi yt RRITET!

    Tridhjet vjet,ne krah Salise
    zjarrvenes te Shqiperise
    Me te larte REZIKSHMERIN
    SALA,mer iloaçet se ka LIRINE!

    8000 Lek per 500mije pleq mjerane
    si lemoshe per wqen bastarde,hajvane
    jane vetem 4 Miliard ne MEXHILIS
    Mira here me pak se ‘Investimet’ neLalsin GJIRIZ!

    Vetem per impjantin me modern ne ballkan
    qe Ballukja inaguroi ne gjirizin LALES
    Kushtoi mbi 5 MILIARD ,ME SHUME
    Per ti pastru MUTIN Liukes edhe SALES!

    Reply
  • Dardania says:
    December 31, 2022 at 12:34 pm

    Tere ato lek u vodhen, aq paciperisht u vodhen pershembull ne emer te gjoja inceneratorve e popullin e leni pa lek duke debuar runin jasht vebdit.
    Per vitin e ri urojme Shqiperine te çlirohet nga banda Berisha-Meta-Rama.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    December 31, 2022 at 1:15 pm

    Kjo pritej.Jane ministreshat tip manastirzeza.spiroskenderbeu,ballukbjondja e oksigjenuar qe do ta na urojne!?

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    December 31, 2022 at 1:28 pm

    Kjo e jotja eshte vertet qeveri e shumices or Ram-petlla. ja meqe je “qeveri prane shtresave ne nevoje” u ke lene Pakon e Madhe te fukarallekut ne preher asaj pra, shumices.

    Reply
  • PROPAGANDË DIKTATORËSH says:
    December 31, 2022 at 2:17 pm

    Asnje ndryshim nga konferenca dhe mitingu i fundvitit 1989 i Diktatorit Rumun Nicolae Edvin Ceausescu:

    Nicolae Ceausescu LAST SPEECH (english subtitles):

    https://www.youtube.com/watch?v=wWIbCtz_Xwk

    Reply
  • sopiqoti says:
    December 31, 2022 at 3:02 pm

    Rrugacerua “Fazllic” mendon dhe shprehet SI PRAPANICA kur vete ne WC.

    Reply
  • Aldrin says:
    December 31, 2022 at 3:35 pm

    Po ndonje pule a do e therrim per kurban te atyre qe vdesin nga Uria, apo, na ke dorovitur ndonje kaposh deti?

    Reply
  • DIASPORA SHQIPTARE says:
    December 31, 2022 at 6:59 pm

    Ne prag te ketij Viti te Ri 2023, shqiptareve kudo ne bote, popullit dhe kombit qe me shume se asnje tjeter ne bote ka lene vatren e vet ametare, ti dhe gjykatat e tua i hoqen te drejten per te votuar nga atje ku jane, ashtu si votohet ne te gjitha vendet demokratike.

    Pse e bëre? PËR TË MBAJTUR PUSHTETIN E KORRUPTUAR ME AKTIVISTAT DHE PATRONAZHISTAT.

    Reply
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:22 am

    Aman me sa I mire qe je mor Edi . Te gjithe syte nga ju i kane. Nga femijet e sapolindur deri tek te moshuarit qe mezi hedhin kembet. Lum Shqiperia Qe Te Ka Mor Edi Rama .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?