Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK-së
KosovëLajmi i fundit

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK-së

Published: February 13, 2026
Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e partisë në zgjedhjet e brendshme partiake.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj tha se zgjedhjet partiake do të mbahen nga 20 shkurti deri më 6 qershor.

“Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës”, tha Haradinaj, duke treguar se janë disa arsye për këtë vendim.

- Publicitet -

E para, tha ai, është koha e gjatë në udhëheqje, përkatësisht nga maji i vitit 2000, kur u themelua partia, por edhe rezultati jo i mirë i partisë në dy palë zgjedhjet e fudit më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025.

AAK në zgjedhjet e fundit arriti të siguronte gjashtë vende në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj njoftoi se deri më tani, kandidaturën për kreun e ri të AAK-së e ka shpallur Ardian Gjini, por tha se mund të ketë kandidatura të tjera.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për president, Haradinaj tha se nuk është.

Ndërkaq, për qëndrimin e partisë lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente, Haradinaj tha se AAK-ja ende nuk ka vendosur për këtë çështje.

Haradinaj është zgjedhur deputet i legjislaturës së dhjetë që u konsititua një ditë më parë. Ndërkaq, në zgjedhjet e dhjetorit ai ishte kandidat i AAK-së për kryeministër.

Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Igor says:
    February 13, 2026 at 12:36 pm

    Po tani dote largohet mori cka donte dhe tani diten e mire,populli e nderoj si luftetare por jo mbasandej .

    Reply
  • 3D says:
    February 13, 2026 at 5:47 pm

    Hiq gabimet që bëri në skenën politike z.Haradinaj mbetet hero i gjallë i sakrificave dhe përkushtimeve ndaj lirisë të shqiptarëve në ish YU rezultatet dhe akcionet e tija spektakulare në veri të Kosovës kundër ministrave të Serbisë si dhe akcioni kokë më veti i kalimit të FSK nga shoqatë zjarrfikësish në ushtri të rregulltë si dhe rritja e buxhetit me 20% të një mandati çeverisës vetëm dy vjeçarë e bënë kryeministrin ma të vendosur që Kosova do ta ketë

    Reply
  • SPIRA says:
    February 14, 2026 at 7:10 am

    Mirë që më në fund e kuptoi z Ramush se rrallëherë shkojnë bashkë edhe luftëtar edhe lider në poltikë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?