Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.
Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të shpejtë, ndërsa e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.
“Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028.
Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre. Këto vende kandidate kanë realizuar një pjesë të rëndësishme të ambicieve të tyre.
Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë: 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe një pritet të hapet në nëntor”, tha Kos.
j.l./ dita

ja kalon dhe nje shtet i vogel si malesia (malizi). edhe pse jemi ngjitur diferenca eshte dita me naten, malizi evropian, albanistoni islamik dhe prapambetje
Shko behu malazez,se do jesh perpara nesh europian.
Ne pergjithesi shikohet tarafi yt. e jo i te tjereve.
Per malin e zi na behet qejfi.
Edhe ne drejt asaj rruge jemi por nuk ka pse te perdoret vetem smire e ironi!
Kjo Marta Kos sikur e dredh pa problem me keto vleresimet. Here duket sikur do te futemi te henen ne Europe, por pastaj del qe “jo”. Besoj qe kjo eshte aresyeja qe Rama nuk shkoi.