Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili paralajmëron se nënfinancimi i sektorit po sjell pasoja të rënda si në shëndetin e popullsisë, ashtu edhe në ekonomi.
Sipas raportit, mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të nivelit të ulët të investimeve publike në sistemin shëndetësor. Përveç kostos njerëzore, dokumenti vlerëson se barra e sëmundjeve ul produktivitetin e forcës së punës, frenon inovacionin dhe shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike.
Në vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri ishin mesatarisht 330 euro për banor, një nivel rreth pesë herë më i ulët se në vendet e ngjashme të rajonit dhe dhjetë herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Ekspertët argumentojnë se rritja e fondeve publike për rimbursimin e barnave, zgjerimin e aksesit në terapi bashkëkohore dhe forcimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve do të sillte përfitime të konsiderueshme. Sipas tyre, nëse Shqipëria do t’i afrohej niveleve të financimit të vendeve të rajonit, ekonomia mund të gjeneronte mbi 560 milionë euro prodhim shtesë çdo vit.
Raporti rekomandon që qeveria të ndërmarrë një plan gradual për ta çuar financimin publik të shëndetësisë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.9% që është aktualisht.
Për realizimin e këtij objektivi do të nevojiteshin 457 milionë euro financime shtesë.
Nga kjo shumë, 287 milionë euro do të përdoreshin për zgjerimin e rimbursimit të ilaçeve, terapive moderne dhe programeve parandaluese, ndërsa pjesa tjetër do të investohej në kujdesin shëndetësor parësor, mbështetjen për personelin mjekësor, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe investimet në dixhitalizim.
Autorët e raportit theksojnë se kjo nuk duhet parë si një barrë për buxhetin, por si një investim me kthim të lartë ekonomik, pasi përmirësimi i shëndetit të popullsisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se vendet që shpenzojnë më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e investimeve në këtë sektor.
Megjithatë, raporti evidenton se parashikimet e Programit Buxhetor Afatmesëm tregojnë një ulje të mëtejshme të peshës së shpenzimeve publike për shëndetësinë në raport me ekonominë. Sipas autorëve, kjo qasje rrezikon të thellojë kostot sociale dhe ekonomike, në një kohë kur kërkohet rritje e investimeve në shëndetësi.





Ne lete te vdesim, jeta vdekje ka, vetem Lideret Boterore, Naltmadhnite e Tyre Miliardere, Ed’Ramsi i I dhe Sal’Bisha II, te na rrojne sa malet!
Qe te kete financim duhet qe çdo shqiptar te kete siguracionin e jetes .A e kane shqiptaret kete siguracion ? Po ne Ameriken tuaj a mundet qe nje person te paraqitet te mjeku ne qofte se eshte i pa sfigurare? Jo dhe kete e them me pergjegjesi .O dhoma e tregetis mos jepni mend por jepni udhezimet qe duhen per te ecur perpara .
Ç’ia fut kot o zonje/ushe. Siguracioni I jetes s’ka lidhje me shpenzimet per shendetin. Eshte pagese qe i behet perfituesit kur i siguruari ndrron jete. Sigurimi shendetsor eshte tjeter gje dhe disa shtete e marrin kete pagese indirekt nga taksat si ne Canada disa te tjera kerkojne edhe Sigurime private. Ky palloshi jone premtoi mjeksi falas qe supozon se Shendetsia do te subvencinohej nga buxheti i shtetit pra nga taksat. A e more vesh tashti dhe tjeter here mos ia fut kot nga entuziazmi.
Njerezit po humbin jeten nga vaksina qe nuk ishte vaksine, por terapi gjenesh dmth nje mRNA u injektua dhe ajo tanime eshtev provuar qe shkakton kancer, atak ne zemer, hemoragji cerebrale, infertilitet dhe shume semundje te tjera. Pike!
Mos shkruani budallallëqe kospiracionistësh. Asgjë nuk është provuar për vetë faktin se koha për të dalë në përfundime të tilla është e shkurtër dhe se duhen prova të pakundërshtueshme e jo vetëm konstatime vdekjes të cilat mund t’ia atribuosh sars cov 2 ndërkohë që shkaktari është tjetër gjë.
Jepi ndonje ngjyrosje spitaleve z Rama
Jetëgjatësia në Shqipëri është më e madhe se ajo në Amerikë. E thonë statistikat e kohëve të fundit.
Dhoma amerikane e TREGETISE analizon shendetsine Ne Shqiperi. Konkluzioni:shkon keq shendet sia se nuk e ben tregetine me Dhomen Amerikane te TREGETISE. Ja, psh spitalet amerikane Ne Tirane dhe Durres shkojne mire se tregetine è bejne me dhomen amerikane. Nje shembull:-spitali amerikan 3,tirane.Nje mjeke nga durresi, 37 vjec, shtrohet. Gjithe kura e sherbim I llogari tet 60 mije euro. Kishin paguar 58 mije. Ajo mjeke vdes ne spitalin 3 amerikan. Kur familjare shkojne te marrin trupin e te ndjeres iu thone :duhet TE paguan I edhe 2000 eurot qe Kane mbetur pa paguar. Paguan dhe moren kufome. Pra, paguan 60 mije euro per te dale e vdekur nga spitali.Tregeti efektive, apo jo.
Artikulli prek nje problem shume real. Tek ne jo vetem buxheti per shendetesine eshte shume i vogel krahasuar me vendet tjera europiane,artikulli thote rreth 5 here,por mundet te jete dhe me i vogel. P.SH. para disa vitesh Italia buxhetin e kishte 2000 euro per fryme ndersa ne nuk e kishim as 200 euro per fryme. Por ndersa Shqiperia shendetesine e mbeshtet vetem ne buxhetin e shtetit,ndersa vendet europiane kane sistemin te tille qe shendetesia prodhon te ardhura vete sepse spitalet,per shembull, funksionojne si ndermarrje dhe per çdo sherbim qe bejne marrin pagesen nga siguracionet apo nga shteti dhe e kane te ardhura shtese. Pra nuk mbeshtetn vetem ne buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit atje mbulon aparatura dhe mirembajtjen. Ketu tek ne e kemi shendetesine falas por prandaj kemi ate qe kemi.Po per hir te asaj qe ne kemi trasheguar nje shendetesi falas ne sistemin e kaluar monist,ku nuk kishte prone private,vetem prone shtetrore dhe shtetasi nuk tatohej se nuk kishte per çfar te tatohej,vazhdojme ne teori te kemi shendetesi “falas”. Dhe te gjithe e dijme se ne fakt nuk eshte falas por pacientet nuk paguajne shtetin per sherbimin por personelin dhe kjo pagese nuk ndikon ne permiresimin e sherbimit shendetesore por ne permiresimin e mireqenies se personelit shendetesore dhe,kjo sipas llojit te njerzeve qe sherbejne ne sistem. Dikush ben pazare sikur te jene ne kliniken e tyre private dhe dikush thote sa t’ju leje ne zemer dhe nganjehere disa shtojne dhe kte “sa me shume aq me mire”. Kujdesi per te semuret kronik ne Shqiperi eshte shume i pa organizuar. Mjeku i familjes jo vetem nuk te merr ne telefon per rikontrollet apo per CheckUpi-in por dhe kur shkon dikush qe nuk ja mbush syrin i thote se nuk punon sistemi prandaj hajde nje dite tjeter kur sistemi punon per mrekulli . Per kto duhet te diskutohet neper panelet e darkes probleme qe nuk i prekin fare por kane hallin qe te perçojne politikat perkatese te pronareve dhe pagadhensit nendore te tyre. Duan te sjellin dhe njehere Berishen ne pushtet sepse Ai e ndriti sa ishte dhe ta ndrise dhe me shume.
Edhe keto para qe jepen, vidhen nga strukturat kriminale te ketij sektori qe jane te lichura ngushte deri me kryeminustrin. Prandaj ai vendos ne keto pozicione , (si ministre) njerz qe i ka lidhje farefisnore ose kane ” te njejtin moral te perbashket”.
Keto gjera nuk po i thone as larot e opozites as strukturat perkatese ne shtet, por te huajt pasi jane njohur me situatat kriminale ne shendetesi. Na ofrohen ilace te pavlefshme per te kuruar senundje Asnjeri nuk te kryen sherbime be spitale pa i paguar etj. Ta gjitha keto me dijenine e ministres se shendetesise dhe kryeminustrit.t
Behen ndertesa per fasade, por sherbimet hane te jriminalizuara. E pastaj keta naskarej thone se korrupsioni eshte perceptim. Jo ore jo, eshte ngritur ne sistem, me bdergjegje nga politikanet kryesore te te dy krzheve.
Ka mundësi të na thuash ti fshatar , cilën ministre të farefisit të tij ka emëruar Rama ? Na thuaj qoftë edhe një të vetme .
The Chamber of Commerce is a lobbying group. Their customers are those that donate to them. They do not care about anyone else or anything else. It may sound cynical, but the naked truth can rub that way.
In America, the Chamber is paid to remove protections from workers and place even more of the cost of healthcare on the worker, not the business.