Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i KE: Tërhiqni skemën e ‘pasaportave të arta’ ose rrezikoni pezullimin e vizave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Raporti i KE: Tërhiqni skemën e ‘pasaportave të arta’ ose rrezikoni pezullimin e vizave
KryesorePolitike

Raporti i KE: Tërhiqni skemën e ‘pasaportave të arta’ ose rrezikoni pezullimin e vizave

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i Programit të Pasaportës së Artë të njohur edhe si Skema e Shtetësisë së Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një program të tillë, duke aplikuar ndryshime të reja në Ligjin për Shtetësinë. Ky rekomandim erdhi nga Komisioni Europian në raportin e tij të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave. Komisioni thekson se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave.

Ky rekomandim vjen teksa projekti i Marinës së Jahteve në Durrës, filloi në 8 dhjetor shitjen e apartamenteve dhe për blerësit potencialë të huaj në projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet që të bëhet një ligj i veçantë, që tu japë atyre nënshtetësinë.

Në marrëveshjen kuadër “Jahtet dhe Porti i Marinës” mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” parashikohet që: “Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë bazuar në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik, nëse kjo shumë e blerjes përmbush kriteret, kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”. (shënim i Monitor).

- Publicitet -

Që prej vitit 2020 qeveria po përpiqet të zbatojë një plan për pasaportat e arta për të huajt dhe investitorët. Në fund të korrikut 2022, qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private (PPP) duke shtuar programet e shtetësisë. Vendimi mundëson punësimin e firmave private për të promovuar këtë skemë tek të huajt. (shënim i Monitor)

“Ngritja e një skeme të nënshtetësisë së investitorit do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e bëra në Raportin e Katërt sipas Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 2021”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimeve të bëra nga Komisioni Europian, një program për shtetësinë e investitorit mund të shërbejë për të anashkaluar procedurën e vizave me qëndrim të shkurtër të Bashkimit Europian, duke paraqitur rreziqe të mundshme migracioni dhe sigurie. Komisioni Europian u ka bërë thirrje disa herë autoriteteve në Shqipëri që të mos nisin një skemë të tillë pasi ajo mund të cojë në përfshirje në shumë afera të paligjshme si pastrim parash dhe afera të tjera të paligjshme, thuhet në artikullin e SchengenVisaInfo.com.

KE: Nëse avanconi, rrezikoni pezullimin e vizave

Komisioni paralajmëroi Tiranën se një program i tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave.

“Ky është një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në deklaratë.

Komisioni theksoi faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra nga Komisioni më parë, megjithatë, raporti theksoi se Shqipëria gjithashtu ka paraqitur masa që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit në lidhje me përafrimin si dhe programin e shtetësisë, duke theksuar kështu përparimin e mëtejshëm që është i nevojshëm për çështje specifike, ndër to heqja e planit për futjen e skemës së Pasaportës së Artë.

Skema e Pasaportës së Artë lejon të huajt e pasur që kontribuojnë financiarisht në Shqipëri dhe plotësojnë kërkesa specifike që të marrin nënshtetësinë në këtë vend. Megjithatë, shpesh ka pasur kritika se kjo skemë është një derë e hapur për shumë afera të paligjshme.

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, autoritetet në Shqipëri kanë theksuar më parë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me zbatimin e kësaj skeme. Komisioni vazhdon t’u bëjë thirrje të gjitha shteteve anëtare që drejtojnë programe të tilla që t’i ndërpresin ato sa më shpejt të jetë e mundur, përfundon artikulli i publikuar nga SchengenVisaInfo.com.

Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, më 8 dhjetor të vitit 2010 miratuan liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Europian. / Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • intelektuali says:
    December 9, 2022 at 8:55 am

    SHPALLNI NON GRATA MAFIOZIN ALABAR TE ALLAHUT AKBAR TE EDI RAMES O KESHILLI I EVROPES!

    sepse:

    Eshte ai qe po mashtron Boten Demokratike bashke me edi Ramen dhe Aleksander Vucicin e Serbise, qe pokeshtu vepron kunder direktivave te BE, sepse keshtu

    DO VRISNI DY LEPUJ KOMUNISTE TE KAMUFLUAR ME NJE PLUMB

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    December 9, 2022 at 9:00 am

    Kush I shpiku pasaportat e arta? Shqiperia? E pamundur! Ato I kane shpikur te tjeret perpara Shqiperise dhe ua kane pare hajrin. Te tjerve BE ua lejoi pasapirtat e arta Shqiperise JO. A eshte ky segregacion?

    Reply
  • ?+ says:
    December 9, 2022 at 9:06 am

    o gejushi maskara i paguar nga qarqet antishqiptare o fatos lubonja. o i ishitur i ideologjisë borgjexe antikomuniste
    o zarbo o zagar o qen i shpifur.
    quan vuçiçin shovinist fhe alavarin imperilaist që beson në allah dhe vjsdh popujt me bekimn e allahut
    i quan komunist
    sa të jan pagaur ta shkruahs kët koment

    o qelbësirë që si gjarpër bëre sikur ike nga komentimi pasi ta zbulova identitetin dhe u riktheve prpa me një tinëzi të paparë makiaveliste.

    poshtë maslarenjtë si fatos lubonja që paguhen aq shumë dhe jetojnë në luks dhd pastaj dalin nëpër emisione dhe na mbrojnl ne popullin e thjesht ndërkoh që kan oada me thas dhe pastaj pasi bëjn demagogji ikin e hanë bifteqe 1000 euro së bashku e pastaj dalin e sgajnë ebevrin që i kishte kufizuar yë drjetat.

    palaço. ua tregon qejfin popuĺi ju s atë vijë në lushtet. do jua amrri pasurin do ju këre pa brek fare.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 9, 2022 at 9:37 am

    Golemi i Kavajes:

    Ke harruarnje gje mjaft thelbesore ne komentin allogjik:

    NUK ESHTE BE DEMOKRATIKE QE PO PUSHTON SHQYPNINE ME GOMONE PER TE NDERTUAR SHTEPI BARI, POR SHQYPNIA ENVERISTE E EDI RAMES, MADJE KA KALUAR EDHE JASHTE BE NE ANGLI

    Reply
  • Ppsh says:
    December 9, 2022 at 10:37 am

    Po ja i hoqem po pastaj kush do i blej 12 apartamete te alabar duke u nisur me 1500 m katror?
    Ndersa heqja e vizave duhet te ndodhe doemos
    Mjaft u perdor emigrimi si valve shfryrese ne dobi te pushtetit
    Nqs populli nuk do kete mundesi te migroje ne mase do luftoje per te drejtat e veta
    Nje formule ushtarake thote
    “Armikut leri perhere nje rrugedalje”

    Reply
  • intelektuali says:
    December 9, 2022 at 11:11 am

    PPSH e Enverit:

    Po i mbajte pasaportat prej floriri te Edvinit dhe te bedelit te tij Alabar i Allahut Akbar kjo do te thote:

    QE AL KAEDA E ALLAHUT AKBAR TE ULET KEMBEKRYQ NE PORTIN E DURRESIT DHE T’I PERDORE SHQYPTARET SI TALEBANE FANATIKE PER TE TERRORIZUAR BOTEN DEMOKRATIKE NGA KY PORT MIJRAVJECAR PAQESOR VETEM PER MALLRA DHE TREGETI

    Reply
  • Antidiplomati says:
    December 9, 2022 at 11:53 am

    Nuk ka nje raport ose kerkese te tille !!!
    Aaa po ne imagjinaten zhabiste ose dosen ditore antiramiste!!

    Reply
  • vlonjati says:
    December 9, 2022 at 1:25 pm

    Shume i zgjuar ti antidiplomati. Sipas teje keto i bejne antiramistet ne gazeten Dita !

    Reply
  • Ppsh says:
    December 9, 2022 at 7:44 pm

    I nderuar intelektuali
    E imja ishte ironi per blerjen e apartamenteve nga njerzit e alabar
    Ajo qe doja te thoja ishte qe me kete pengese BE hedh ne ere edhe planin per portin dhe un do isha dakort qe ky plan te deshtonte
    Prandaj te keshilloj te shkruash si po shkruan por lexo pak më me vemendje te tjeret
    Pershendetje
    Edhe nik qe perdor eshte po ironi

    Reply
  • !!? says:
    December 11, 2022 at 6:39 am

    Projekti “Pashportat e arta” është në përputhje me projektin e spastrimit etnik të trojeve shqiptare nga antishqiptari më i përbetuar gjer më sot, Edi Rama dhe zëvëndësimin hap mbas hapi me të huajt dhe bërjen e vëndit Nju Dubain arap të Europës, parajs e mafies kriminale ndërkombëtare, lavatriçe e pastrimit të parave të paligjëshme.

    Ndërsa përze nga shtëpitë e tyre me mijra shqipëtarë me dhunën e kallashnikovit të taksave , çmimeve të marrosura, PPP, konçensioneve të kusarisë që me gomone dhe pa gomone shpërndahen si zoqtë e korbit duke u kthyer në emigrantë pa atdhe dhe pa komb, Edi Rama josh me pashaportat e arta llumin e krimit ndërkombëtar të gjejnë streh të sigurt duke banuar dhe duke investuar parat e drogës dhe krimit në Shqipëri, Ai disa herë, pa pik turpi si horr e sharlatan antishqiptar që është, u bën thirrje pensionistëve italianë, gjermanë………. që të vijnë të jetojnë në Shqipëri duke u bër nënshtetas me pasaportat e arta dhe duke vjedhur njëkohësisht edhe qindarkat e fundit të ilaçeve pensionistëve të mjerë shqipëtar që të vdesin sa më parë dhe boshllëkun që do të krijohet të zëvëndësohet me pensionistë elitarë të huaj që me parat e tyre do të begatojnë Nju Dubain arap të tij.

    Njerëz, ky insan është ngjizur e pjell vetëm si satana horror antishqiptar që ka qëllim vetëm çfarosjen e kombit shqipëtar duke i vjedhur çdo pasuri mbi tokë e nën tokë, çdo vlerë të mundit e djersës së popullit të tij për llogari të shëndrrimit të familjes së tij nga një familje pa brekë në bythë në një dinasti multi miljardere të nivelit të emirve, mbretërve dhe sulltanëve arapo turqë në oborret e të cilve ai qurrallepset e frymzohet në projektin e tij të kobshëm.

    Ky satana shpirt sterrosur po nuk u ndal do të fshij nga harta dhe historia kombin shqipëtar duke ja çuar in bllok popullin e tij vëndeve të Europës në projektet e tyre djallëzore për të kompensuar plakjen e popullsive të tyre dhe mungesën e forcës punëtore me emigrantë nga Shqipëria, vëndet e tjera të Ballkanit e vënde të tjera të botës duke sjell çpopullimin, spastrim etnik dhe plagë të pashërueshme demografike dhe ekonomike në këto vënde të sunduar nga kusarë sharlatanë të llojit Edi Rama. Ja pse Olaf Sholcët, Makruan e kompani mbështesin flliqësirat që sundojnë vëndet si Shqipëria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dordolecët e Propagandës
  2. Detari on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. realisti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  4. h.j. on Socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Shqiptar on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?