Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i OKB-së: Kriza e Nëntorit në veri, më e rënda në Kosovë për më shumë se 10 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i OKB-së: Kriza e Nëntorit në veri, më e rënda në Kosovë për më shumë se 10 vjet
AktualitetKosovë

Raporti i OKB-së: Kriza e Nëntorit në veri, më e rënda në Kosovë për më shumë se 10 vjet

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka përpiluar një raport mbi aktivitetet e UNMIK-ut dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me to.

Në këtë raport, kriza e Nëntorit e cila u zhvillua pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës se do të nisë me shqiptimin e gjobave ndaj shoferëve me vetura me targa ilegale, u cilesua si më e rënda në Kosovë për më shumë se një dekadë.

Raporti në fjalë është dorëzuar në përputhje me rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, me të cilën Këshilli themeloi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të raportojë në intervale të rregullta për zbatimin e mandatit të tij. Raporti mbulon aktivitetet e UNMIK-ut dhe zhvillimet në lidhje me to, nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023.

- Publicitet -

Ky raport është i bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm mbi aktivitetet e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë nga 16 shtatori 2022 deri më 15 mars 2023.

“Gjatë periudhës raportuese gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është përkeqësuar; përkeqësimi filloi në fillim të nëntorit me dorëheqjen masive të pothuajse të gjithë serbëve të Kosovës nga policia, gjyqësori dhe administrata publike (përfshirë zyrtarët e zgjedhur) në katër komunat në veri të lumit Ibër dhe kulmoi në një përleshje të armatosur tre-javore me barrikada të ngritura në lokacione të shumta. Kjo ishte kriza më e rëndë e këtij lloji në Kosovë për më shumë se një dekadë”.

Tutje, në raport shkruan se situata e shtyu Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë që të përforcojë përkohësisht njësinë e saj të rregullt policore duke vendosur një njësi policore të formuar rezervë dhe të rrisë patrullimin e saj zbulues në veri të Kosovës në koordinim me homologët e Kosovës dhe Forcën e Kosovës.

“Kështu, Misioni e rriti dukshëm praninë dhe dukshmërinë në veri të Kosovës. Në ndërkohë, Misioni vazhdoi të kryejë detyrat e tjera operative, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit policor, mjekësisë ligjore dhe mbështetjes për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Po ashtu, raporti tregon se Misioni vazhdoi monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të përzgjedhura, me fokus të veçantë në zhvillimet që ndërlidhen me incidentet ndër-komunitare dhe të sigurisë në mbarë Kosovën.

“Misioni publikoi raportin e tij të tretë sistematik dhe tematik të monitorimit të drejtësisë, ndihmoi autoritetet e Kosovës në zhvillimin strategjik afatmesëm dhe organizoi disa seminare. Pas përkeqësimit progresiv në nëntor dhe dhjetor, Misioni rriti monitorimin e situatës së sigurisë dhe sundimit të ligjit në të gjitha aspektet e saj, me fokus në veri të Kosovës”.

Në fund të dhjetorit 2022, detyrat e Misionit në lidhje me Mbështetjen e Dialogut iu transferuan Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  • Mbi 200 viktima e qindra të zhdukur në Nepal, Instituti Gjeologjik i SHBA: Nuk ishte tërmet, u shkëput një akullnajë
  • Arrestimi i Ergys Agasit, reagon zyrtarisht SPAK
  • Alarme të njëhershme për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  5. Sara Gunawan on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?