Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i SPAK për 2025: Nivel i lartë i krimit të organizuar, policë të përfshirë në trafikun e drogës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i SPAK për 2025: Nivel i lartë i krimit të organizuar, policë të përfshirë në trafikun e drogës
AktualitetKronike

Raporti i SPAK për 2025: Nivel i lartë i krimit të organizuar, policë të përfshirë në trafikun e drogës

Published: March 9, 2026
Shpërndaje

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë raportin ku pasqyron të gjithë veprimtarinë e zhvilluar përgjatë vitit 2025.

Gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të regjistruara brenda 12 mujorit dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). SPAK ka mbyllur hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës.

Në fragmentin për adresimin e problematikave, SPAK thotë se do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.

- Publicitet -

“Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës”, thotë SPAK na raport par nuk është e qartë se cilës nismë i referohet. Deri më tani e vetmja nismë ligjore që prek fushën e SPAK është ajo që ka propozuar PS pas rastit të Ballukut, për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale. Ndryshimet ligjore nuk do të shpëtojnë nga pezullimi vetëm anëtarët e kabinetit të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin, por edhe funksione të tjera që burojnë nga Kushtetuta: Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, SPAK thotë së në vitin 2025 ka pasur ulje të çështjeve të regjistruara për këtë vepër penale. Në vitin 2024 u regjistruan 101 çështje kundrejt 74 çështjeve të regjistruara vitin e kaluar. Në luftën kundër krimit të organizuar edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025). Krimet në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” kanë riskun më të lartë për tu kryer me 54%. Me risk më të ulët janë krimet për “trafikun e qenieve njerëzore” (1.4%) “mashtrimi kompjuterik” (4.5%) dhe “Terrorizmi” (12%).

Struktura Posaçme Antikorrusion thekson se në vitin 2025 ka pasur rritje me 70% të çështjeve të regjistruara që janë referuar nga Policia e Shtetit, nga 30% krahasuar me vitin paraardhës.

“Gjatë vitit 2025, vihet re se, aktiviteti i grupeve kriminale ka shfaqur një nivel të lartë organizimi, specializimi dhe të shtrirjes ndërkombëtare, veçanërisht në trafikimin e kokainës dhe drogave të tjera drejt tregjeve të BE-së”, thuhet në raportin e SPAK.

Në raport thuhet se Shqipëria funksionin kryesisht për pastrimin e produkteve të veprës penale, si vend tranziti, rekrutimi dhe qendër koordinimi, e aktiviteteve kriminale kryesore. Ndërkohë aktivitetet e rënda kriminale zhvillohen jashtë territori.

Referuar grupeve kriminale të goditura në vitin 2025 me veprimtari në fushën e trafikut të kokainës, SPAK thekson përdorimin e metodave të sofistikuara, ndarje të qartë rolesh dhe rrugë të organizuara transporti nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt Evropës. Sa i përket prodhimit dhe trafikimit të kanabisit, ky aktivitet kriminal zhvillohet shpesh në bashkëpunim me shtetas të huaj dhe në disa raste edhe me përfshirje të punonjësve të policisë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?