Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Shqiptarët e të gjitha moshave ndihen shumë më mirë me shëndet se rajoni dhe vendet e Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > RAPORTI: Shqiptarët e të gjitha moshave ndihen shumë më mirë me shëndet se rajoni dhe vendet e Europës
EkonomiKryesore

RAPORTI: Shqiptarët e të gjitha moshave ndihen shumë më mirë me shëndet se rajoni dhe vendet e Europës

Published: September 22, 2022
Shpërndaje

Ndonëse shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në Europë, pagesat nga xhepi më të lartat, shërbimi shëndetësor në spitale lë për të dëshiruar dhe vendi po përballet me emigracion të mjekëve e infermierëve, shqiptarët ndihen më mirë me shëndet se rajoni dhe shumë vende të tjera të Europës.

Eursotat ka publikuar së fundmi raportin që mat përmes anketimit se si qytetarët e vetë vlerësojnë shëndetin e tyre. Raporti mat vetë perceptimin për shëndetin, sipas grup moshave për vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate.

Në Shqipëri, 12.9% e grup moshës mbi 65 vjeç e vetë-vlerësojnë shëndetin e tyre si të keq, ose shumë të keq. Shifra është shumë më e ulët sesa e Serbisë (33.9%), Maqedonisë së Veriut (27.1%), apo malit të Zi, që e ka këtë tregues shumë të lartë, në 47.2%, rekordi në Europë. Mesatarja e bashkimit Europian është 18%. Të dhënat i referohen vitit 2020, kur ishte dhe vala e pandemisë, që Shqipërinë e goditi në gjysmën e dytë të vitit.

- Publicitet -

Të moshuarit shqiptarë renditen ndër 9 vendet që ndihen më mirë me shëndet, së bashku me vendet e Europës Nordike, që kanë një shërbim shëndetësor shumë më të zhvilluar (shiko grafikun: Vetë perceptimi i shëndetit, mosha mbi 65 vjeç -Të dhënat për Italinë dhe Kosovën mungojnë). Mjeku Petrit Malaj shpjegon se ky tregues i ulët mund të lidhet me pritshmëritë e ulëta që kanë të moshuarit për shëndetin e tyre sai përket cilësisë së jetesës.

Por, jo vetëm të moshuarit. Vetëm 4.5% e grup moshës nga mosha 45-64 vjeç e perceptojnë shëndetin e tyre si keq ose shumë të keq, duke lënë pas vetëm Zvicrën me Maltën. Mali i Zi kryeson edhe për këtë grup moshë. (shiko grafikun: Vetë perceptimi I shëndetit, mosha nga 45-64 vjeç).

E njëjta tendencë vijon edhe me të rnjtë. Vetëm 1.4% e grup moshës nga mosha 18-44 vjeç e perceptojnë shëndetin e tyre si keq ose shumë të keq, duke lënë pas vetëm Spanjën Rumaninë dhe Maltën (shiko grafikun: Vetë perceptimi i shëndetit, mosha nga 16-44 vjeç).

Më herët, një botim i INSTAT, Shqipëria në shifra referoi se, në vitin 2020, 82,8% e Individëve 16 vjeç e lart kanë deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë shumë mirë ose mirë kundrejt 82 % që ishte në vitin 2019.

Ndërkaq, 4,5% e Individëve 16 vjeç e lart, bazuar në vet-perceptimin e tyre, kanë deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë keq ose shumë keq, duke pësuar rënie me 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, 21% e Individëve 16 vjeç e lart kanë raportuar se kanë nevojë të paplotësuar për ekzaminim ose trajtim dentar, krahasuar me 23,4% që Ishte në vitin 2019.

Nevojat e paplotësuara për ekzaminim ose trajtim mjekësor ose dentar lidhen me një sërë arsyesh ku mund të përmenden mos përballimi financiar i shërbimit, pritja në listë, mungesa e kohës për shkak të punës, largësia ose mungesa e transportit, në pritje se mos kalon vetë problemi i tyre shëndetësor, etj.

Të dhënat janë kalkuluar nga Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës 2019, 2020. INSTAT shpjegon se, gjendja shëndetësore bazohet në vetë-perceptimin subjektiv të Individëve dhe i referohet shëndetit në përgjithësi dhe jo problemeve të përkohshme duke përfshirë dimensionet e ndryshme të shëndetit si shëndeti mendor, emocional dhe fizik.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    September 22, 2022 at 1:49 pm

    Shqiptarit vetem kur i vjen ngordhja detyrohet te shkoje tek mjeku.Ky eshte anketimi mbi shendetin ?

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    September 22, 2022 at 4:29 pm

    Mulmi rrenes.Shqiptaret pa dhembe ne goje jetojne me mire se pleqt e rajonit!?O pike e zeze ku i merrni keto rrena e i botoni ne gazete!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
  • Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  2. realisti on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë
  3. realisti on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. Vlora 97 on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?