Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rast unik në Veting, rezultoi “pa pasuri”! Kush është gjyqtarja e Vlorës që do vendosë për fatin e PD-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rast unik në Veting, rezultoi “pa pasuri”! Kush është gjyqtarja e Vlorës që do vendosë për fatin e PD-së
KronikeKryesore

Rast unik në Veting, rezultoi “pa pasuri”! Kush është gjyqtarja e Vlorës që do vendosë për fatin e PD-së

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

 

Pas shkrirjes së gjykatave të Apelit më datë 1 shkurt në të gjithë vendin dhe përqendrimin e tyre në një të vetme në Tiranë, të gjitha çështjet të cilat nuk kishin një datë të caktuar, janë rihedhur në short, për të caktuar gjyqtarët.

Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

- Publicitet -

Shorti i hedhur sot, ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel, do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Po kush është Elona Mihali?

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës.

Raportimi i faqes që mbulon seancat e Vetingut për rastin e Mihalit

Ajo është konfirmuar nga Vetingu në 18 janar 2021. Trupa që gjykoi Mihalin u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo).

Gjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare. Megjithëse të pa lidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive, – shkruan Reporter.

Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balancë financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo.

Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

Elona Mihali

Çështja e vulës së PD ka peshë politike. Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet sa më parë një datë. Një reagim pati edhe nga grupi i Alibeajt. Përfaqësuesi i tyre ligjor i tyre, Indrit Sefa ka depozituar një kërkesë për gjyqtaren Mihali, së cilës i kërkon që ta marrin çështjen në shqyrtim sa më parë.

Sefa shkruan se çdo vonesë është e pajustifikuar dhe se tashmë Apeli s’ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit të PD-së.

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vlora.Vlora says:
    February 3, 2023 at 11:06 pm

    Nje nga gjyqtaret me te mira qe ka pase vlora ,e pa korruptuar ,me ka rene rasti te kem nje gjyq me Elonen,as e njihja dhe as me njihte , e drejte si zoti ,jo si kerrmat e tjere ne gjykaten e vlores ,mos te flasim per prokuroret ,qe tu futesh ndone dite me kallash dhe ti sharrosh te gjithe

    Reply
  • Vlora. Vlora. Vlora says:
    February 4, 2023 at 6:53 am

    Nje cope injorante qe si gjendet shoqja ne gjyqesor

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2023 at 7:05 am

    1 ne 100 gjyqtare,,1 ne 1000 politikane jane te ndershem.
    Magazinjeri arsimit vodhi magazinen.
    Leckaxhija spitalit,Tirja i vodhi dhe i vdiq hallexhijte.
    Mos jemi gje popull hajdut?
    Mos kishin te drejte Turqit qe ne Uren e Gallates kishin varur nje tabele derrase me shkronja xheli per Udhetaret. Kujdes!ATA QE SHKOJNE NE aRNAUTISTAN TE RUAJNE KULETEN.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 4, 2023 at 7:35 am

    Vulën e PD besoi se do e marri SALIDËRBI që po kërcënon Gjyqsorin çdo ditë në foltore me MJEDJET E TIJ TË KAPURA NË 2005.
    -Fakti që Sb është shpallur NON GRATA nga DASH+ANGLIA+BE..gjykata të mos e LËRË PD TË HAI BAR SA TË JET Sb GJALLË DHE NË POLITIKË.Do jet turpi gjykatës,Militantëve të armatosur për REVOLUCION dhe Shqipërisë ..!
    -Sb fatkeqsi Kombëtare SHQIPËRI-KOSOVË me mbi 101 krime për Vjedhje e vrasje në 21 janar,Gërdec,96,97,98,08,011..etj..DHE SPAK i tredhur prej Sb po hesht nga FRIKA E TERRORISTI SPIUN I SHUMFISHT(S.Braho,Aishe Haklaj me 4 vëllezër të vrarë).

    Reply
  • Drita says:
    February 4, 2023 at 10:21 am

    Po nje gjyqtare e drejt kam patur nje gjykim vajze e re nuk e njeh njeri ne Vlore

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime
  • SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë
  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Komentet e Fundit

  1. Përroi i tharë i fshatit on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  2. Kurajo on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  3. sela on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. L.H on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  5. Ethem Lalaj on Reforma Territoriale, forcim i centralizimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?