Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rasti “Qyno”, 13 organizata të Medias letër Dumanit: SPAK t’ia kthejë pajisjet gazetarit! Masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rasti “Qyno”, 13 organizata të Medias letër Dumanit: SPAK t’ia kthejë pajisjet gazetarit! Masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias
AktualitetKronike

Rasti “Qyno”, 13 organizata të Medias letër Dumanit: SPAK t’ia kthejë pajisjet gazetarit! Masa të tilla ndikojnë në lirinë e medias

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Një nga rastet më të paprecendenta të ndodhura ndonjëherë me një gazetar investigativ siç është reporter i “Ora News”, Elton Qyno, ka sjellë reagimin e fuqishëm të organizatave më të njohura në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirive të tyre gjatë raportimit.

13 organizatat e mbrojtjes së gazetarëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke ju drejtuar drejtuesit të prokurorisë SPAK, Altin Dumani, që cilit i kërkojnë kthimin e pajisjeve të sekuestruara ndaj gazetarit Elton Qyno.

Si dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij, do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.

 

“…veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë…”-thuhet në deklaratën e përbashkët të 13 organizatave.

 

Më poshtë jepet e plotë letra e përbashkët e firmosur nga 13 organizatat drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vënë në dukje të gjithë praktikën legjislative të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

 

LETRA E PLOTË

 

Drejtuar: Z. Altin Dumani

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

 

Lënda: Rasti i gazetarit Elton Qyno

 

I nderuar zoti Dumani,

 

Ne, antarët e Rrjetit Safe Journalists dhe organizatat partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) si dhe Reporterët pa Kufinj, po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona mbi veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

 

Vendimi për të sekuestruar pajisjet e zotit Qyno dhe për t’i bërë presion për të zbuluar burimet e tij është një çështje e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk.

 

Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues.

 

Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.

 

Ne e njohim domosdoshmërinë e pajtueshmërisë ligjore në proceset gjyqësore. Megjithatë, balancimi i kësaj me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske është thelbësor.

 

Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të një shoqërie demokratike.

 

Nisur nga këto konsiderata, i bëjmë thirrje SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast.

 

Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.

 

Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.

 

I bëjmë thirrje zyrës suaj që t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske, e cila është themelore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike.

 

Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.

 

Ne ju falënderojmë për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje dhe presim me padurim një vendim që mbështet lirinë e medias dhe mbron burimet gazetareske në Shqipëri.

 

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe të raportojnë çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

13 Organizatat

 

1. Safe Journalists Network

 

2. Association of Journalists of Kosovo

 

3. Association of Journalists of Macedonia

 

4. BH Journalists Association

 

5. Croatian Journalists’ Association

 

6. Independent Journalists Association of Serbia

 

7. Trade Union of Media of Montenegro

 

8. European Center for Press and Media Freedom

 

9. European Federation of Journalists

 

10. Free Press Unlimited

 

11. International Press Institute

 

12. OBC Transeuropa

 

13. Reporters Without Borders.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?