Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Realiteti nuk shqetësohet nëse e injorojmë apo jo”, UFO-të dhe raporti i Pentagonit që pritet të publikohet së shpejti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > “Realiteti nuk shqetësohet nëse e injorojmë apo jo”, UFO-të dhe raporti i Pentagonit që pritet të publikohet së shpejti
EnciklopediKryesore

“Realiteti nuk shqetësohet nëse e injorojmë apo jo”, UFO-të dhe raporti i Pentagonit që pritet të publikohet së shpejti

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

 

Një raport për Kongresin Amerikan nga Pentagoni dhe agjenci të ndryshme të inteligjencës, rreth objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) nga personeli i ushtrisë, është planifikuar të publikohet së shpejti.

Raporti thuhet se arrin në përfundimin, se disa nga UFO-të janë objekte reale, por natyra e tyre nuk mund të vlerësohet dot me një lloj besueshmërie.

- Publicitet -

Nëse ato përfaqësojnë teknologji të panjohur, UFO-të mund të jenë robotike – pajisje autonome që drejtohen në distancë nga qenie inteligjente përtej Tokës. Ato mund të jenë makina vetë-përsëritëse, siç parashikohet nga polimatematikani Xhon Von Njuman.

Teknologjia jonë aktuale, evoluon në mënyrë eksponenciale në një shkallë kohore disavjeçare. Pajisjet që përdorim sot dukeshin të pamundura një shekull më parë. Lidhja globale me Wi-Fi dhe interneti, e kanë revolucionarizuar sjelljen njerëzore gjatë dekadave të fundit, dhe po kështu do të bëjë edhe inteligjenca artificiale, robotika dhe inxhinieria gjenetike në dekadat e ardhshme.

Meqë shumica e yjeve u formuan miliarda vjet para diellit, mund të mendohet se civilizimet teknologjike që u shfaqën rreth tyre, kishin më shumë kohë për të zhvilluar shkencën dhe teknologjinë e tyre sesa ne, dhe krijuan pajisje që ne do t’i arrijmë vetëm në të ardhmen, kurse tani na duken magjike.

Kjo pajisje mund të jetë aq e avancuar, sa të na duket si një lloj përafrimi me Zotin. Mundësia që sipas raportit të Pentagonit, UFO-t të jenë ndërtuar nga njerëzit, mund të përjashtohet nga identifikimi i sjelljeve, të cilat nuk mund të riprodhohen dot nga pajisjet tona më të përparuara. Ne i dimë kufijtë tanë teknologjikë, pasi çdo përparim që shkon përtej tyre do të kishte sjellë përfitime të mëdha tregtare ose ushtarake, dhe do të ishte i pranishëm në tregun e konsumit apo në fushën e betejës.

Gjithsesi, shumica e njerëzve mund të zgjedhin të injorojnë raportin e Pentagonit, dhe të ruajnë qëndrimin e tyre të mëparshëm. Vajza ime më tha se nuk ka ndërmend të humbasë ndeshjen e saj të futbollit ditën që do të bëhet publik raporti, pavarësisht nga përmbajtja e tij.

Në një forum të kohëve të fundit rreth librit tim “Jashtëtokësor” dhe librit më të ri “Jeta në kozmos”, unë u pyeta se sa edhe për sa kohë njerëzit mund të injoronin jetën inteligjente jashtëtokësore.

Unë u përgjigja: “Njerëzit mund të zgjedhin të qëndrojnë përgjithmonë injorantë mbi këtë çështje. Ata mund të refuzojnë të njohin një realitet që nuk i bën lajka egos së tyre, siç është ideja e thjeshtë se ne nuk jemi speciet më të zgjuara në Rrugën e Qumështit. Por realiteti nuk shqetësohet nëse e injorojmë apo jo. Ekzistenca e fqinjëve nuk ndryshohet nëse ne mbyllim perdet e dritareve tona dhe i shpërfillim ata.

Pentagoni ka qasje tek shumë me tepër të dhëna sesa bën publike. Raporti i tij, pritet të thotë se realiteti i disa UFO-ve është i vërtetë përtej çdo dyshimi, por që natyra e tyre kërkon një studim të mëtejshëm.

Prandaj është koha e duhur që komuniteti shkencor të shohë nga afër raportet mbi UFO-t, duke mbledhur dhe analizuar të dhëna të reja me instrumentet dhe kompjuterët më të mirë në një strukturë të kontrolluar. Të dhënat e reja, mund të merren nga pajisjet matëse që kanë aftësi shumë më të mëdha se sa pajisjet që siguronin të dhënat mbi rastet e dikurshme të UFO-ve.

Një studim i ri shkencor që ofron prova të riprodhueshme për vëzhgimet e UFO-ve, dhe hedh dritë mbi natyrën e tyre, do të tregonte fuqinë e shkencës në dhënien përgjigje ndaj një pyetjeje që është qartazi me interes të madh për publikun. Dhënia e një përgjigje përfundimtare bazuar tek të dhënat transparente, do të rrisë besimin e publikut tek dijet e bazuara në prova.

Aktualisht, misteri i UFO-ve që ka rrethuar pritshmërinë e këtij raporti, do të nxisë spekulime të pabazuara. Një eksperiment shkencor vendimtar premton qartësimin e kësaj çështje. Instrumenti i kërkuar ka të ngjarë të përfshijë kamerat më të fundit në teleskopët e fushës së gjerë që skanojnë qiellin. Të dhënat do të përpunohen nga një sistem kompjuterik i përparuar.

Pavarësisht nëse origjina e UFO-ve është tokësore apo jashtëtokësore, ne do të mësojmë diçka të re dhe emocionuese nga studimi i tyre shkencor. Edhe një UFO e vetme me origjinë jashtëtokësore, do të frymëzojë frikën tek njerëzit se alienët mund të jenë keqdashës, siç besonte edhe i ndjeri Stefën Houking. Por ata mund të jenë dashamirës.

—–

Shënim: Autori i këtij shkrimi, Avi Loeb është ish-drejtues (2011-2020) i Departamentit të Astronomisë në Universitetin e Harvardit, aktualisht drejtor i Institutit për Teorinë dhe Llogaritjet në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikën. Shkrimi u përkthye nga revista “Scientific American”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gjergji says:
    August 12, 2022 at 12:37 pm

    Uauuu. Po Mimoza Hafizeja cfare thote more aman? Se ajo sheh larg, se paku deri ne hene po.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?