Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket
EkonomiLajmi i fundit

Reforma në skemën e sigurimeve shoqërore, hiqet pensioni i parakohshëm, ja kush preket

Published: February 8, 2025
Shpërndaje

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të vetëpunësuarit.

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ka folur për emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24”, ku ka analizuar prezantimin e Kryeministrit Edi Rama mbi reformën në skemën aktuale. Sipas ekspertit, një nga propozimet më të forta është ajo e heqjes së pensioneve të parakohshme, ndërsa me ligjin e ri pritet të preken edhe të vetëpunësuarit.

“Nuk do të ketë më pensione të parakohshme, kjo ishte taksative. Iu mëshua faktit që duhet të ketë kujdes që të mos ketë paga minimale për të vetëpunësuarit. 165 mijë të vetëpunësuar do të sigurohen, në rast se ligji miratohet, me një pagë më të lartë se minimalja. U hodh ideja që duhet të synohet që me ligjin e ri të tregohet qëndrueshmëri në financa, ndërkohë që prishmëritë e qytetarëve janë që nuk duhet kjo status quo që është aktualisht”, – tha ai.

- Publicitet -

Hoxha nënvizoi se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshohet për shkak të problematikave të shumta që ka hasur në zbatimin e këtij ligji.

“I ka ardhur koha që skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshohet, janë hasur shumë problematika në zbatimin e atij ligji. Një ndër reformat më të rëndësishme jo vetën të kësaj qeverie, por edhe atyre që do të vijnë. Trajtohen mbi 700 mijë pensionistë aktualisht, por prekin edhe shumë të tjerë që do të vijnë”, – u shpreh Hoxha.

RAMA PËR PENSIONET

Duke folur për reformën e sistemit të pensioneve, Kryeministri tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërrëfyes. Rama u shpreh tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve.

“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën e 2014-s, vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga po mbyllet dalëngadalë, por vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë. Udhërrëfyesit që duhet të kemi: ‘Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por projekto diçka të re. Mos provo diçka të re kur një skemë funksionon. Udhërrëfyesi i dytë është të zgjedhësh mes dhimbjes afatshkurtër dhe afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë, kjo ka ardhur si rezultat i faktet se të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje”, – tha kryeministri.

Ai shtoi se udhërrëfyesi i tretë është që reformimi i skemës së pensioneve, është maratonë, nuk është sprint. “Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e 2014, ku FMN-ja e Banka Botërore thoshin rrisni çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani se ndryshe nga priste kolapsi i plotë nga të katër anët. Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, që kemi ulur çmimin e energjisë. Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, – tha Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben says:
    February 8, 2025 at 11:23 am

    Ai që paguan sigurimet shoqërore ja heq nga goja fëmijës së vet dhe ja hedh qenërve të helmuar

    Reply
  • Vigjilenca says:
    February 8, 2025 at 4:09 pm

    Po si ka mundësi të jetë në rregull skema e pensioneve kur të gjithë politikanët e grabitën djersën e këtij populli dhe bëjnë jetë lluksi(pasuri të panumërta) këtu në krye të listës janë dhe guvernatorët e bankës shqiptare të 34viteve demokraci.

    Reply
  • Kujtim Bardhi says:
    February 8, 2025 at 8:49 pm

    Beni artikuj kot gjasme eksperte te fushes, i cili nuk percakton pensionet e parakohshme qe mund te jene te ish ushtarakeve etj, ky shejtan eksperti ti detajoje qe te marrim vesh

    Reply
  • George says:
    February 9, 2025 at 5:31 pm

    Shqiperia duhet te barazoje moshen e daljes ne pension te grave aq sa edhe burrave. Grave t’u hiqet gjithashtu “vjetersia ne pune” per vitet kur kane qene studente.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë

Komentet e Fundit

  1. kastriot on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. K R on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. Piqeras on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  4. Skypion on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. Xha Teme Analisti on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?