Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma territoriale, 4 skenarët si mund të ndahen bashkitë e Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reforma territoriale, 4 skenarët si mund të ndahen bashkitë e Shqipërisë
AktualitetKronike

Reforma territoriale, 4 skenarët si mund të ndahen bashkitë e Shqipërisë

Published: March 29, 2026
Shpërndaje

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë edhe  puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Prezantimi u bë nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Skenarët

- Publicitet -

U prezantuan katër skenarë reformimi, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Skenari 1: Konsolidimi Funksional

Bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues.

Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues.

Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2: Konsolidim dhe Decentralizim

Bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.

Avantazhi: dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfish dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse.

Rreziku: konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3: Forcimi i Qarkut

Ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë — funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë.

Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi — shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian.

Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4: Rajonet Strategjike

Bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së.

Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore.

Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë.

Asnjë skenar nuk u prezantua si zgjedhja përfundimtare. Grupit iu shpjegua se procesi kalon nëpër konsultime publike, dëgjesa në territor dhe dokument politik para se të arrihet te paketa ligjore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Celia says:
    March 29, 2026 at 9:55 am

    Ikni mor batakçinj!Miratoni një hartë të thjeshtë dhe modeste për 2 milion banorë.100 deputetë ( aktualisht 99% derra patazitë)
    Dhe po të kini pagure,të zgjedhur direkt me votën e popullit, në gjithë Shqipërinë.Dhe mos ns çani shumë t…..se tërbuat gjitjë njerzit

    Reply
  • xxx says:
    March 29, 2026 at 1:07 pm

    Gjithe ky palacollek, vetem per te mos ia ngarkuar varesine e Qeverisjes Vendore, Pushtetit Qendror i cili ka dhe pergjegjesine Morale te pare per ti sherbyer votave qe iu dhane.

    Gjithe kjo karnavale, me ndryshueshmeri te larte (si kostumet e atletet qe ndrron me ore, “km”) e qe duhet te ishte stabel!!! sepse demton stabilitetin e jetes ne vend, vjen si manovra e rradhes e PiSit qe NUK merr dot vota! sepse eshte Tradhetar ndaj elektoratit qe perfaqeson.

    Nuk ia mbajti bytha ta drejtonte Vendorin ndaj sa erdhi ne Qeverisje para nje dekade, huligani “km” e Decentralizoi per ta heq pergjegjesine nga vetja (sic flaku dhe tkurri me pas nder vite tere zinxhirin e pergjegjesive te tjera qeverisese por cuditerisht uzurpoi funksionet e Min. Jashtme.
    Poshte PiSi!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?