Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reformë në kopshte, MAS: Gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme pune nëse ka shkelje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reformë në kopshte, MAS: Gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme pune nëse ka shkelje
AktualitetShoqëri

Reformë në kopshte, MAS: Gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme pune nëse ka shkelje

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Pas situatës shqetësuese të dhunës së ndodhur së fundmi ndaj një 3-vjeçareje në një kopësht privat, Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije nisjen e një reforme rrënjësore në arsimin parashkollor.

Vetë ministrja Ogerta Manastirliu theksoi se subjektet që ushtrojnë veprimtari private dhe publike në arsimin parashkollor do t’i nënshtrohen verifikimeve të imtësishme. Sipas saj, do të rishikohet paketa ligjore e arsimit parashkollor dhe do të ketë tolerancë zero ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijët. Pjesë e reformës sipas Manastirliut do të jetë edhe verifikimi i arsimit dhe edukimin e mëtejshëm të edukatoreve që ushtrojnë detyrën e tyre në institucionet e arsimit parashkollor.

“Do të jetë reforma e arsimit parashkollor, rishikimit të paketës ligjore dhe tolerancë zero ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijët. Standarde të reja për arsimin parashkollor me fokus edukimin e mësuesve si dhe verifikimi i subjekeve që ofrojnë shërbimin e arsimin parashkollor. Do vlerësohet cilësia e arsimit parashkollor. Puna për këtë reformë do të fillojë menjëherë. Në fund kam një thirrje për prindërit, aktet që kemi parë janë të dënueshme, janë tronditëse por ato mund t’i luftojmë duke ndërvepruar së bashku si shoqëri. Ministria e Arsimit është e angazhuar për të rritur cilësinë e arsimit parashkollor dhe deri te ai universitar”, u shpreh Manastirliu në një konferencë për mediat.

- Publicitet -

Sipas saj, penalitetet për shkeljet apo abuzimet do të jenë të pashmangshme.

“Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licensën përkatëse do të vijohet me masat që parashikon ligji, Gjobë në 500 mijë deri në 1 mln leke të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi”, bëri me dije Manastirliu.

Gjithashtu theksoi se tashmë Task Forca ka vijuar kontrollet në institucionet e arsimit parashkollor.“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, tha Manastirliu.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk prodhon, rritja e PBB-së vjen nga administrata dhe taksat
  • Brazili voton sot për presidentin, në garë 12 kandidatë, kush janë dy emrat kryesorë
  • 500 mijë protestues në Madrid për krizën e banesave
  • Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit
  • Shenjtores që iu kthye trupi

Komentet e Fundit

  1. tarras on Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
  2. naimi on PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
  3. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  4. demo on PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
  5. Anonymous on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?