Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistri për krimet seksuale, Kuvendi miratoi ligjin: Emrat e pedofilëve do shfaqen në portalin E-Albania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Regjistri për krimet seksuale, Kuvendi miratoi ligjin: Emrat e pedofilëve do shfaqen në portalin E-Albania
KryesoreShoqëri

Regjistri për krimet seksuale, Kuvendi miratoi ligjin: Emrat e pedofilëve do shfaqen në portalin E-Albania

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

Pas 3 vite përpjekjesh dhe me firmat e mbi 20 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, Kuvendi miratoi ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një mekanizëm mbrojtës për fëmijët tanë kundër abuzimeve seksuale.

Pas një maratonë diskutimesh, kuvendi e miratoi ligjin si rrallë ndonjëherë, në unanimitet të plotë. Rreth ligjit ka folur dhe Iris Luarasi, pjesë e Shoqërisë Civile, një ndër nismëtaret.

“Varianti që ne çuam në Parlament ishte mbështetur nga 28 organizata të shoqërisë civile, por mbi të gjitha me 22 mijë firma qytetarësh. Në kohë pandemie të mblidhje 22 mijë firma qytetarësh dhe që janë të barazvlefshme me firmat për të çuar 2 deputetë në parlament, padiskutim që përbën një fitore për të gjithë, mbi të gjitha për qytetarët që tani e tutje do të kenë akses në një regjistër kombëtar, për autorët e krimeve seksuale. Ky ligj ka edhe fuqi prapavepruese, pra në të do të përfshihen edhe autorë të krimeve seksuale që e kanë kryer dënimin, më përpara.

- Publicitet -

Nëse dyshoj që fqinji im është pedofil, atëherë kërkoj nëpërmjet eAlbania-s, përmes një elementi të ri që do t’i shtohet kësaj platforme. Aty hyjmë me të dhënat tonë dhe duke lënë gjurmë në sistem që ne po kërkojmë për këtë person, që dyshojmë se është pedofil.

Çdo person në Republikën e Shqipërisë e ka detyrim ligjor dhe dënohet me gjobë, nëse nuk e bën këtë, që në rast se ndërron banesën, të shkosh në zyrën e Gjendjes Civile.

Përsa i përket punësimin të autorëve të krimeve seksuale, ligji parashikon që ata megjithëse kanë vuajtur dënimin ndalohen të punojnë në institucione ku ka fëmijë, si shkolla, kopshte, jetimore etj.

Një gjë që do të doja ta theksoja në fund, që predatorët seksualë duhet ta kenë të rrënjosur në mendje, para se të kryejnë krime seksuale, që emri i tyre do të qëndrojë në Regjistrin Kombëtar deri në ditën që ata ndërrojnë jetë, emri do të jetë aty.”- tha Luarasi.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ilir says:
    July 23, 2022 at 9:20 am

    Shume mire qe u be. Por nese une kerkoj ti bej keq dikujt qe e kam inat, futem ne portal e “kerkoj” sepse thjeshte “dyshoj”, atehere c’ndodh me te dhenat e atij personi qe mbeten si kerkim ne sistem? Kush pergjigjet per demin qe mund t’i behet padrejtesisht?

    Reply
  • Lili says:
    July 23, 2022 at 3:32 pm

    Lali Eri !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?