Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta do jenë online, MAS shpall afatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta do jenë online, MAS shpall afatet
AktualitetShoqëri

Regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta do jenë online, MAS shpall afatet

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Nis regjistrimi për nxënësit që do të shkojnë në klasë të parë gjatë vitit të ri shkollor 2022-2023. Ndryshe nga sa ndodhi një vit më parë, tashmë procesi i regjistrimeve jo vetëm për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë, por edhe për ata që do të kalojnë në gjimnaz, do të mund të bëhet online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, njëherësh për të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar afatet në të cilat portali online do të jetë i hapur për vijimin e regjistrimit të nxënësve që do të ndjekin klasën e parë, si dhe të atyre që do të vijojnë studimet e vitit të parë të shkollës së mesme. Për të dy ciklet regjistrimet do të zhvillohen gjatë këtij muaji.

Procedurat e regjistrimit në klasë të parë

Ka qenë vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që ka bërë me dije hapjen e portalit dhe nisjen e aplikimeve fillimisht për fëmijët që do të pranohen në klasë të parë. Regjistrimi për këtë cikël ka nisur ditën e djeshme, e do të vijojë deri në datën 17 korrik. Duke iu drejtuar prindërve dhe mësuesve ministrja Kushi shprehet se nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolën që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë mund të bëhet nëpërmjet sistemit “e-albania”. Kështu, prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë, apo të harxhojnë kohë dhe energji.

- Publicitet -

“Shërbimi elektronik në portalin qeveritar u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online, ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit. Nxënësit lejohet të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore e arsimit, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë”, sqarojnë autoritetet e arsimit. Për të kryer procedurën e regjistrimit në portalin online për vijimin e klasës së parë nuk kërkohen dokumente shoqëruese. Përjashtim përbëjnë vetëm rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore, i cili gjatë aplikimit duhet të ngarkojë në sistemin online edhe dokumentin e kujdestarisë ligjore.

Hapi i parë që duhet të ndiqni në kryerjen e procedurës së regjistrimit është hyrja në portalin www.e-albania.al, ku pasi të jeni identifikuar si qytetar duhet të zgjidhni shërbimin e listuar “Aplikim për regjistrim në klasë të parë” dhe të klikoni në butonin që shkruan “Përdor”. Pasi të keni hyrë në portal dhe të keni bërë identifikimin, do të hapet edhe formulari përkatës, ku duhet të plotësoni me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara për fëmijën në varësi të adresës ku ju keni vendbanimin.

Në përfundim të plotësimit të formularit duhet të aplikoni sërish në butonin “Dërgo”. Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës. Kur shkolla konfirmon se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin, dhe më pas bën njoftimin për aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit. Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore do të duhet të dorëzojë në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar. Ndërsa në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.

Afatet e regjistrimit për vitin e parë në gjimnaz

Po në nëpërmjet portalit “e-albania” do të bëhet edhe regjistrimi i nxënësve që kanë kryer me sukses studimet e ciklit 9-vjeçar dhe do të ndjekin shkollën e mesme. Sipas afateve të përcaktuara tashmë, regjistrimi i nxënësve që do të ndjekin klasën e dhjetë të gjimnazit (viti i parë) do të nisë në datën 12 korrik.

Prindërve dhe nxënësve u është lënë një afat prej 12 ditësh për të përfunduar procedurat e regjistrimit online. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi vetëm nxënësit që i përkasin shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në këtë rast janë: Dëftesë lirimi (e skanuar nga origjinali), dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës), si dhe raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit”, deklaroi dje ministrja Kushi.  Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.

Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore Arsimore. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i shkollës. Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar.

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit. Kur personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, do të regjistrojë fëmijën në një shkollë jashtë zonës së banimit, duhet të parashtrojë arsyen gjatë aplikimit. Shkolla, kur ka kapacitete për regjistrimin e nxënësve jashtë zonës së banimit, bën pranime pas miratimit nga zyrat vendore arsimore përkatëse mbi bazën e arsyeve të legjitimuara.

Arsimi parauniversitar

Arsimi bazë i detyruar synon të zhvillojë aftësitë intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike të nxënësve, të zhvillojë personalitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me elementet themelore të kulturës së përgjithshme dhe edukatën qytetare. Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.

Ndërsa arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm. Arsimi i mesëm përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar), si dhe nga shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha, si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore. Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

 

AFATET E REGJISTRIMIT:

  • Për klasat e para regjistrimet në portalin e-albania bëhen në datat 4-17 korrik.
  • Për klasat e dhjeta të shkollave të mesme regjistrimet bëhen në datat 12-24 korrik.

 

HAPAT E REGJISTRIMIT  PËR NË KLASË TË PARË:

  • Fillimisht duhet të hyni në portalin qeveritar në adresën e-albania.al si dhe të bëni identifikimin përkatës.
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim në klasë të parë”.
  • Klikoni butonin “Përdor”.
  • Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni “Dërgo”.
  • Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës.
  • Nëse çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin.
  • Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit.
  • Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
  • Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.
  • Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

 

Hapat e regjistrimit klasa e 10-të (viti i parë Gjimnaz)

  • Duhet të hyni në portalin qeveritar në adresën e-albania.al si dhe të bëni identifikimin përkatës.
  • Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të dhjetë”.
  • Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni formularin online.
  • Aplikimi mbërrin në shkollën përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës.
  • Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit nga data brenda 24 orëve.
  • Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Jonida Biba says:
    July 21, 2022 at 1:28 pm

    Aplikim per gjimnaz

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?