Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimi për provimin e licencës, kushtet dhe afatet për infermierët e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Regjistrimi për provimin e licencës, kushtet dhe afatet për infermierët e rinj
AktualitetShoqëri

Regjistrimi për provimin e licencës, kushtet dhe afatet për infermierët e rinj

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Ndryshe nga sa ka ndodhur me profilet e tjera shëndetësore, për infermierët e rinj, regjistrimi për të hyrë në provimin e shtetit, do të bëhet nëpërmjet emailit. Të gjithë kandidatët që janë diplomuar në infermieri, apo profilet e tjera të shkencave mjekësore teknike, duhet që të bëjnë konfirmimin për pjesëmarrjen në provimin e shtetit deri në nisje të javës së ardhëshme. Kalimi i këtij provimi është vendimtar për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit nëspecialitetet e shkencave mjekësore teknike.

Sezoni i radhës i provimit tështetit për licencat e reja profesionale në infermieri dhe profilet e tjera nis në janar të vitit të ardhshëm, ndërkohë që në këtë testim do të mund të hyjnë vetëm kandidatët që kryejnë procedurat e regjistrimit sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara. Data 26 dhjetor ështëvendosur edhe si afati i fundit i lënë në dispozicion tëgjithë kandidatëve tëinfermierisë, si dhe profileve të tjera të shkencave mjekësore teknike për të përmbyllur procesin e konfirmimit të pjesëmarrjes në provimin e shtetit.

“Regjistrimi për provimin e informatizuar të shtetit që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, do të bëhet me anë tëpostës elektronike, ku çdo kandidat, duhet që të dorëzojë nëpërmjet adresës: [email protected], dokumentacionin e përcaktuar për hyrjen në këtë provim. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të duhur është data 26 dhjetor”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

- Publicitet -

Pjesë e dosjes së regjistrimit duhet të jenë dokumentet e identifikimit, siçështë: karta e identitetit ose pasaporta, karta e praktikantit ku konfirmohet përfundimi me sukses i praktikës së detyrueshme profesionale, si dhe diploma e studimeve universitare të kryera.Dorëzimi i këtyre dokumenteve gjatë regjistrimitështë i detyrueshëm.Në mungesë të tyre, ju nuk do të mund të merrni pjesë në këtë provim, e për pasojë nuk do të mund të aplikoni më pas për vendet e lira të punës që mund të raportojnë strukturat mjekësore publike dhe private në të gjithë vendin për këto specialitete. Autoritetet e Urdhrit të Infermierit sqarojnë se duhet të saktësoni profesionin dhe herën e pjesëmarrjes në provim, për kandidatët që në sezonet e shkuara nuk kanë arritur të vlerësohen kalues.

Ndërsa për kandidatët që do të hyjnë për herë të parë në testimin e janarit, bëhet e ditur se nuk do të jetë i nevojshëm procesi i konfirmimit të pjesëmarrjes në provimin e shtetit, pasi për këtëkategori regjistrimi do të bëhet automatikisht. “Praktikantët që janë fitues të provimit të vlerësimit të praktikës profesionale të zhvilluar në muajin nënttor të këtij viti, nuk kanë nevojë të bëjnë regjistrim për provimin e informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, sepse herën e parë regjistrohen automatikisht pasi shpallen fitues në provimin e praktikës”, bëjnë me dije autoritetet e Urdhrit të Infermierit.

Rregullat e zhvillimit të këtij provimi do të jenë të njëjta me ato të aplikuara për profilet e tjera mjekësore. Ditën e testimit duhet të paraqiteni në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ndërkohë që duhet të keni detyrimisht me vete këto dokumente: “Kartë Identiteti për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal si dhe kopje të tyre), faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë”.Duhet të bëni kujdes, pasi mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë kësaj periudhe për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore të tjera. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna.Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat në vijim ku: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi, ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, si dhe komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Fondi i pyetjeve

Testimi do të jetë i informatizuar dhe çdo kandidat duhet të paraqitet në ambientet e kësaj qendre, në ditën e përcaktuar për specialitetin e tij, për të plotësuar testin me alternativa. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve përgatitëse rreth secilit specialitet. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të kësaj qendre.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Vetëm me marrjen e licencës, këta kandidatë do mund të aplikojnë për të fituar një kontratë pune, si në strukturat publike, ashtu dhe në ato private mjekësore.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 4:12 am

    Cdo regjistrim me pagese. Vetem leku dhe vetem leku hedh ujin perpjete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?