Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!
AktualitetShoqëri

Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Me vetëm pak minuta në dispozicion dhe një “klik” mund të përfundoni procedurat e regjistrimit pranë mjekut të familjes, i cili do të ndjekë në vijimësi ecurinë e shëndetit tuaj. Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera, tashmë edhe aplikimet për regjistrim tek mjeku i familjes mund të bëhen lehtësisht nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, ku mund të bëni jo vetëm regjistrimin për herë të parë, por mund të kërkoni edhe ndryshimin e mjekut të familjes në rast se jeni regjistruar më herët.

Procedurat online mund të kryhen nëpërmjet shërbimit “Regjistrim i individit pranë mjekut të familjes”, në potalin online www.e-albania.al . Në rast të aprovimit të kërkesës mjeku i familjes do të bëjë pajisjen me kartelën personale të qytetarit, dhe do të kryejë regjistrimin e tij në regjistrin themeltar të banorëve të cilët i mbulon me shërbim shëndetësor.

 

- Publicitet -

Hapat që duhet të ndiqni për regjistrimin!

Lidhur me procedurën se si duhet të veproni, autoritetet sqarojnë se çdo person që nuk është i regjistruar pranë një mjeku familjeje, që është edhe hallka e parë e shërbimeve mjekësore publike, duhet që fillimisht të hyjë në portalin qeveritar “e-albania” dhe të bëjë identifikimin përkatës, duke vijuar me zgjedhjen e shërbimit të listuar si: “Regjistrim i individit pranë mjekut të familjes”. Pas këtij veprimi, do të shfaqet edhe formulari elektronik përkatës, në të cilin do të duhet të plotësoni me shumë kujdes të dhënat e përcaktuara, duke përzgjedhur mjekun tek i cili doni që të bëni regjistrimin. Me përfundimin e hedhjes së të dhënave të kërkuara, ju duhet të bëni edhe dërgimin e formularit të plotësuar tek mjeku që ju keni kërkuar të ndjekë ecurinë e shëndetit tuaj. Lidhur me afatet e shqyrtimit të kërkesës për regjistrim për herë të parë tek një mjek familjeje, autoritetet e shëndetit sqarojnë se brenda pak orësh do të mund të mësoni nëse aplikimi juaj pranë mjekut të përzgjedhur është pranuar apo refuzuar.

“Në rast se kërkesa juaj do të aprovohet, ju do të jeni pjesë e listës së individëve që trajtohen me shërbim shëndetësor nga mjeku që ju keni përzgjedhur. Në rastet kur kërkesa juaj për regjistrim pranë mjekut të familjes është refuzuar, ju do të njiheni me arsyen e refuzimit, dhe me pas mund të kryeni sërish aplikimin për t’u regjistruar pranë një mjeku tjetër familjeje

procedurat e regjistrimit”, sqarojnë autoritetet e shëndetit. Për të marrë këtë shërbim online, nuk nevojitet dokumentacion shoqërues, ndërkohë që koha e marrjes së përgjigjes finale është brenda 72 orësh, dhe vendimi i pranimit do të jetë pa afat.

Po ashtu, edhe të gjithë qytetarët e interesuar, nëpërmjet këtij portali mund të kryejnë edhe procedurën për ndryshimin e mjekut të familjes dhe transferimin pranë një mjeku të ri familjeje. Sipas kushteve të përcaktuara, ccdo qytetar ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një mjek, si dhe të ndryshojë mjekun e familjes brenda mjekëve të Qendrës Shendetësore të njësisë administrative ku qytetari ka vendbanimin e përhershëm.

Për të përfituar shërbimet mjekësore nga skema e sigurimeve shëndetësore, duhet të pajiseni me kartën e shëndetit, që po ashtu mund të merret edhe nëpërmjet portalit qeveritar. Kështu, nëse jeni pensionistë, invalidë, veteranë, të punësuar, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijë, gra shtatzëna, persona që trajtoheni me ndihmë ekonomike, punëkërkues, etj, me anë të kartës së shëndetit mund të përfitoni nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke filluar nga recetat e rimbursueshme, shërbimi te mjeku i familjes, te mjeku specialist, në qendrat spitalore, pra në të gjithë sistemin tonë shëndetësor publik.

Sa i takon rimbursimit të barnave, personat e siguruar, ose nuk paguajnë fare, ose kanë një pagesë të pjesshme që shkon deri në 50 për qind të çmimit të barnave, por jo më shumë. Kategoritë si: pensionistë, invalidë të plotë, fëmijë 0-12 muaj, të sëmurë me CA, TBC, të verbër përfitojnë falas alternativën e parë të çdo bari të përfshirë në listë. Kategoritë si: veteran dhe invalidë të luftës, përfitojnë falas në masën 100 për qind të gjitha barnat e listës së rimbursueshme, si dhe të gjitha barnat e tjera të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

 

Hapat si të bëni regjistrimin online për mjekun e familjes

  • Fillimisht duhet që të logoheni në portalin qeveritar e-albania.al dhe të bëni identifikimin si qytetar.
  • Zgjidhni shërbimin “Regjistrim i individit pranë mjekut të familjes”, si dhe klikoni butonin” Përdor”.
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin elektronik.
  • Përzgjidhni mjekun pranë të cilit kërkoni të regjistroheni.
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
  • Kërkesa juaj do të dërgohet për shqyrtim tek mjeku i familjes që keni përzgjedhur për regjistrim.
  • Ju do të njoftoheni me mesazh, me email dhe tek “Mesazhet e Mia”në rubrikën “Hapësira Ime” në portalin e-albania për aprovimin apo refuzimin e kërkesës suaj.
  • Me anë të numrit të gjurmimit më cilin pajiseni në përfundim të aplikimit tuaj, ju mund të gjurmoni në çdo kohë statusin e aplikimit, ku do të informoheni nëse aplikimi juaj është në proces, aprovuar apo refuzuar me arsyen përkatëse nga mjeku i familjes.
  • Në rast se kërkesa juaj do të aprovohet, ju do të jeni pjesë e listës së individëve që trajtohen me shërbim shëndetësor nga mjeku që ju keni përzgjedhur.
  • Në rastet kur kërkesa juaj për regjistrim pranë mjekut të familjes është refuzuar, ju do të njiheni me arsyen e refuzimit, dhe me pas mund të kryeni sërish aplikimin për t’u regjistruar pranë një mjeku tjetër familjeje.
  • Nëse për marrjen e njoftimeve ju dëshironi të përdorni një adresë tjetër email apo numër telefoni, mund të kryeni ndryshimin në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • boomerang bet casino says:
    May 11, 2026 at 9:38 am

    Je suis chez boomerang bet casino deluis plusieurs semaines et c’est
    vraiment exceptionnel! Formidable sélection de jeux, retraits
    ultra-rapides, et l’équipe support eest toujours disponible.

    Les bonus sont aussi particulièrement généreux.

    Je recommande vivement!

    Reply
  • Download Windows 11 Cracked says:
    May 14, 2026 at 11:04 am

    浏览露骨视频 在安全可靠的平台上进行。寻找 安全的流媒体中心 以获得一流体验。

    Reply
  • Hava durumu says:
    May 20, 2026 at 5:10 pm

    Hi, this weekend is good iin support of me, as this point in time i am reading thi great
    educational piece of writing here at my home.

    My web-site Hava durumu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Shqipëri eshte një on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?