Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reklamohej si “doktori i mrekullive”, ky është kirurgu që po hetohet për vdekjen e biznesmenit që zvogëloi stomakun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reklamohej si “doktori i mrekullive”, ky është kirurgu që po hetohet për vdekjen e biznesmenit që zvogëloi stomakun
AktualitetKronike

Reklamohej si “doktori i mrekullive”, ky është kirurgu që po hetohet për vdekjen e biznesmenit që zvogëloi stomakun

Published: February 7, 2026
Shpërndaje

Andrea Formiga është kirurgu nën hetim nga prokuroria e Padovës në Itali, i cili operoi sipërmarrësin italian në një klinikë private në Shqipëri. Pacienti kreu ndërhyrjen për zvogëlimin e stomakut dhe më pas kaloi në arrest kardiak në klinikë dhe ndërroi jetë në QSUT, ku ishte dërguar për ndihmë.

Formiga është një kirurg italian i cili prej disa vitesh bashkëpunon me qendrën shëndetësore Trita Hospital në Shqipëri. Kjo qendër operon gjithashtu edhe klinikën esetike DermoLife.

Në një video të ndarë në faqet zyrtare të Trita Hospital, shkruhet se “pacientët e quajnë doktori i mrekullive’”. Mjeku rrëfen se ka më shumë se 30 vjet në këtë profesion. Veç Shqipërisë, thotë se është i aktivizuar në Liguria dhe “pak a shumë në të gjithë Italinë.”

- Publicitet -

Në Tiranë vinte 1 ose 2 herë në muaj ku në qendrën shëndetësore aplikon kirurgjinë bariatrike të stomakut ose që trajton problemet që lidhen me peshën. Gjithashtu kryen edhe procedura si fibrogastroskopia dhe kolonoskopia, ndërsa rendit edhe shërbime të tjera.

Në faqen zyrtare të Trita Hospital, për të shkruhet:

“Dr. Andrea Formiga është Kirurg i Përgjithshëm si dhe Drejtor i Qendrës Ndërdisiplinore Bariatrike (C.I.B.O.) në Milano. Pas diplomimit në Mjekësi dhe Kirurgji nga Universiteti i Milanos (1996), ai u specializua përsëri në të njëjtin universitet, në Kirurgjinë e Përgjithshme (2002). Në vitet 1994-1997 Dr. Formiga hodhi hapat e tij të parë profesional si student/mjek në Spitalin San Giuseppe të Milanos. Në vitin 1998 filloi punë, fillimisht si rezident dhe më pas si specialist i pavarur në Kirurgjinë e Përgjithshme, në Poliklinikën San Marco, nën drejtimin e Prof. Carlo Rebuffat. Në vitin 2008 filloi t’i përkushtohej aktivitetit Bariatrik në Klinikën San Carlo në Milano, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ishte Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Endoskopisë Digjestive në Institutin Auxologjik. Që nga viti 2002, Dr. Formiga ka qenë profesionist i pavarur në Casa di Cura La Madonnina, një aktivitet të cilin me kalimin e viteve ai e ka shtuar edhe në Casa di Cura Columbus, Casa di Cura Villa Arbe në Milano, Casa di Cura Montanari, në Morciani di Romagna, si dhe në Spitalin Nigrisoli në Bolonja. Dr. Formiga ka historinë më të madhe të rasteve italiane për trajtimet endobariatrike të kryera dhe një listë të gjatë të ndërhyrjeve nariatrike për të mposhtur obezitetin.”

E njëjta përmbledhje edhe në faqen e DermoLife, por shtohen disa detaje, si:

“Nga viti 2008 – në vazhdim, Dr. Formiga ka realizuar mbi 500 procedura bariatrike ndërkombëtarisht. Ky angazhim ka çuar në krijimin e qendrës së parë italiane për trajtimin e obezitetit me teknika endoskopike mininvasive, një arritje që ka pasur ndikim të madh në përmirësimin e kujdesit për pacientët me obezitet.”

Ndërsa më tej theksohet “qasja e kujdesshme” e Formigas ndaj pacientëve.

“Dr. Formiga është i njohur për qasjen e tij të kujdesshme dhe të personalizuar ndaj pacientëve, duke ofruar një mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe pas interventit.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    February 7, 2026 at 2:30 pm

    Mrekulli s`ka.Kush premton mrekullira eshte mashtrues:Largohu! Mrekullira ben shen Thomai-tha shoku Enver ne gjyqin e Kadri Hasbiut.Do ja hidhte Beqir Balluku,Kadri Hasbiut???????????????Pse nuk e njohim ne Beqir Ballukun,nje mut muti???
    Sot 90% te oligarkeve,te Medias,te Ndertimit,te Hotelerise,Te rruge-tuneleve,te resorteve te Strategjikeve jane maloke,katundare,.Cfare Mrekullie ndodhi?U budallepsen qytetaret dhe u mencuruan katundaret keto 35 vjet rrumpalle?
    Si u be gomari kadi? Katundari dorzon qypin me mjalte tek agai.Qytetari edhe sikur te doje nuk e ben dot,se i thyhet qypi ne dere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  • “Protestat nisën për mjedisin, por u kthyen politike”, “Flamingot” në raportin e DASH për Shqipërinë
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit

Komentet e Fundit

  1. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  4. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  5. 1thundrak on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?