Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekomandimet nga PE, Vuçiç: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rekomandimet nga PE, Vuçiç: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën
BoteKosovëKryesore

Rekomandimet nga PE, Vuçiç: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia nuk është e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç ka bërë të ditur se rekomandimet e Parlamentit Evropian për Serbinë kërkonin gjithashtu një njohje reciproke me Kosovën, por kjo sipas tij është mbajtur e fshehur nga publiku.

Kreu i shtetit serb foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ai shtoi se është në gjendje që ti marrë vetë vendimet e tij dhe e di se çfarë nevojash ka vendi duke ditur varësinë e Serbisë ndaj gazit rus.

- Publicitet -

“Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së. Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt. pse po e fshehin këtë. Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se ditën e djeshme Parlamenti Europian miratoi rezolutën për integrimin në BE dhe tha se përsa i takon Serbisë, procesi i saj duhet të kushtëzohet në mënyrë që ajo të ndjekë politikat e njëjta me unionin, domethënë të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Reciprociteti i qartëson interesat says:
    November 25, 2022 at 6:47 pm

    Thotë: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën, por është e interesuar që të bëjë “Ballkanin e Hapur”!!! Llogjikë cinike serbe. Kosova është e interesuar që të mbyllë tregtinë me Serbinë, ashtu si e mbylli për një vit, deri sa të zbatohet reciprociteti.

    Reply
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 1:28 am

    Mos e prano Kosoven por edhe Europa nuk do te njohe si vend anetar i PE.

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 26, 2022 at 10:43 am

    BE-ja eshte GRACK SATANIKE per antaret e saj. Do te bie Serbia ne kete grack?

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 26, 2022 at 12:34 pm

    Andis,Serbia nuk ndahet kurre nga Rusia.Jo,sepse çka do të bënte pa Rusinë në mes fqinjëve Kroacisë,Malit të Zi ,Kosoves dhe Bosnjes,kur të gjithave u ka borgj.
    Mandej,edhe vet Evropa është në anen e Serbisë,Franca haptazi.Gjermania ka bërë investime miliardëshe në Serbi,dhe ky investim gjerman ka punesuar 100 mij serb,derisa ne Kosove zero investime.
    Këtu nëse interesi gjeoplitik amerikan që ta heq Rusinë nga Ballkani po,eshte në interes të ne shqiptarëve,por e sheh sa vonohen?!
    Tash e 20 vite Evropa i zvarrit gjerat duke e kkrehur Serbbine ( politike totalisht e gabuar).
    Evropa synon qe edhe Ameriken ta largoj nga Evropa,pertej Atlantiku.
    Rruga e vetme e shqiptareve eshte ta rrisin ushtrine shqiptare,duke investuar çdo cent në armatim.
    Kur ta kemi armatimin adelfat,Serbia vrapon të na bëjë shokë,fqinjë të mirë,sepse e di qe duhet ta liroj Sanxhakun,Vojvodinen dhe Timokun e Toplicen.
    Sa ma parë që shqiptarët të punojnë në këtë drejtim,aq me shpejt do të çlirohemi.
    Miq po-diplomaci,ama vetullen duhet ta kruejmë vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?