Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafik mbytës, rekord historik i regjistrimit të automjeteve të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafik mbytës, rekord historik i regjistrimit të automjeteve të reja
AktualitetEkonomi

Trafik mbytës, rekord historik i regjistrimit të automjeteve të reja

Published: April 6, 2026
Shpërndaje

Nuk duket se ka shpresë për lehtësimin e trafikut. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%.

Në tremujorin e parë, në vend janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe  të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 87% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë, benzinë, apo gaz, çmimi i të cilave u shtrenjtua ndjeshën në mars, me naftën që i kaloi 220 lekë, nga 175 lekë/litës në shkurt, benzina u rrit me 6 lekë (181 lekë litër) dhe gazi me 15-20 lekë për litër, duke arritur në 75 lekë litër.

- Publicitet -

Edhe tremujori i parë ka shënuar nivelin më të lartë të regjistrimeve të makinave në histori.

Numri i mjeteve aktive, që qarkullojnë në rrugët e vendit arriti në fund të marsit në gati 1.07 milionë, nga të cilat rreth 860 mijë janë autovetura.

Koreja e Jugut kryeson, Kina konsolidon vendin e dytë

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, Koreja e Jugut ka vijuar të mbajë kryesimin, në tremujorin e parë, me 24% të totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë që kanë ardhur nga ky shtet. Ky është viti i tretë që Koreja e Jugut është shteti më i preferuar për të blerë makinave për shkak të alternativave ekonomike që ai ofron.

Kina është në vend të dytë për herë të parë këtë vit. Në janar-mars, nga ky shtet erdhën gati 4 mijë automjete, ose 18% e totalit. Rritja e Kinës është e lidhur me interesin e shtuar për mjetet elektrike.

Në vend të tretë është Gjermania, me 12.9%, e ndjekur nga Italia, me 12.3%.

Trefishihet importi i makinave elektrike

Interesi për makina elektrike është shtuar vitet e fundit, por ritmet e rritjes rezultojnë se u përshpejtuan në mars, pasi kriza në Lindjen e Mesme çoi në shtrenjtimin e ndjeshëm të karburanteve.

Në mars, sipas të dhënave të DPSHTRR u regjistruan për herë të parë 1252 mjete elektrike, nga 898 në shkurt dhe 814 në janar.

Në total, për janar mars u regjistruan 2964 mjete elektrike, nga të cilat 2764 ishin autovetura. Mbizotëron marka kineze BYD, me 2046 regjistrime të reja për janar-mars.

Në krahasim me tremujorin e oaerë të 2025-s, regjistrimet e makinave elektrike janë trefishuar.

Pavarësisht interesit në rritje, pesha ndaj totalit vijon të mbetet e ulët, me 13% të regjistrimeve të reja për janar-mars që ishin elektrike, teksa vijon të dominojë nafta, e pas saj benzina. Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?