Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekord punonjësish në administratë, 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, por sistemi nuk punon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rekord punonjësish në administratë, 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, por sistemi nuk punon
EkonomiLajmi i fundit

Rekord punonjësish në administratë, 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, por sistemi nuk punon

Published: January 22, 2026
Shpërndaje

Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth 184 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 129 miliardë lekë. Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 80 për qind.

- Publicitet -

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

E-Albania ëshë kthyer në një makth për bizneset. Ekonomistet janë bërë si policët që u zënë pritë makinave. Policët e bëjnë këtë që të dallojnë ata që bëjnë shkelje e tu vënë gjoba, ekonomistet që të dallojnë se kur funksionon sistemi e të bëjnë ndonjë punë.

Bizneset janë ankuar vazhdimisht pranë Monitor që shpesh nuk arrijnë të hyjnë në sistemin e self care përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët, të verifikojnë faturat e blerje e shitjeve në fund të muajit, apo të bëjnë shërbime të tilla si fiskalizimi i importeve, dhe bizneset e vogla pa të punësuar mund ta përdorin për të fiskalizuar faturat e shitjes pa blerë program.

Ekonomistët thonë se ata nuk dinë ku të ankohen kur sistemi nuk punon. “Në këtë moment psh, nuk fiskalizohen faturat dhe punonjësit e një biznesi që shet produkte ushqimore nuk u nisën për në Durrës dhe shoferët po rrinë, pasi nuk mund të lëvizin mallin pa faturë shitje, ose faturë shoqëruese”.

“Të paktën shkruani ju se nuk e pranon njeri që sistemet nuk punojnë”, thotë me ironi përfaqësuesi i një subjekti, i lodhur dhe i acaruar nga kjo situatë dhe nga fakti që ata nuk po dinë ku të ankohen që të gjejnë zgjidhje.

E vetmja alternativë është që ti shkruajnë ministres së shtetit për inteligjencën artificiale, “Diellës”, që u paraqit nga kryeministri Rama si një revolucion dhe risi në botë. Por, as ajo nuk po ua zgjidh hallet, ndërsa administrata publike fundjave është pushim, apo kur ditët e festave bien pranë fundjavës i gëzohet dhe ndonjë dite më shumë pa punë.

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Kush mban përgjegjësi për kostot

Nuk arrijmë ta kuptojmë se për çfarë shërbejnë 20 mijë të punësuar shtesë në administratën publike në 10 vitet e fundit, apo 500 milionë euro investime për e-qeverisjen në 4 vjet, kur bizneset nuk po arrijnë të punojnë, individët shpesh nuk arrijnë të marrin dokumentet që u duhen online, dhe asnjë person fizik nuk u sqaron se çfarë duhet të bëjnë. Nuk mban askush përgjegjësi dhe për orët shtesë të punës, apo të ardhurat e munguara pasi bizneset nuk arrijnë të realizojnë shitjet, jo për faj të tyre.

Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo të profesionistëve me klientët e tyre.

Ekspertët e teknologjisë pohojnë se rritja e shpejtë e investimeve në teknologji nuk është shoqëruar gjithmonë me forcim proporcional të kapaciteteve teknike dhe njerëzore për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve.

Një pjesë e projekteve digjitale janë ndërtuar me logjikë fragmentare, pa integrim të plotë dhe pa testime të mjaftueshme nën ngarkesë të lartë përdorimi.

Problemet e fundit kanë nxjerrë në pah hendekun mes investimeve financiare dhe funksionimit real të administratës publike.

Vitin e kaluar, administrata dhe e-qeverisja kanë marrë 149 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë euro ose rreth 18 për qind të shpenzimeve buxhetore të vitit 2025. Kjo shumë ishte 108% më e lartë se në vitin 2014.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    January 22, 2026 at 9:53 am

    Me pak fjale pothuajse shumica e moshes se punes “punon”, domth paguhet nga qeveria.
    Prandaj kot eshte te mbahen votime se gjithe familja. te punesuarve do votojne per qeverine qe i mban me buke.

    Reply
  • Ok says:
    January 22, 2026 at 10:11 am

    Sakte

    Reply
  • Toni says:
    January 22, 2026 at 10:41 am

    Jo o detar zgjedhjet funksionojne ne rregull, 190000×2=380000 plus 600000 pensioniste qe edhe sikur zvarre te hiqen do votojne Partine e Punes, dhe ja ku dolen 1 milione votat. Gogoli Berishe ben punen e vet per ti trembur, dhe paguhet shume mire per kete, dhe rrofte demokracia. Ata qe nuk munden cajne ferren dhe marrin rruget e botes, dhe u dergojne parate e munguara prinderve pensioniste, Shqiperia boshatiset pa ndalim. A ka zgjidhje? Per fat te keq JO. Pyetja qe shtrohet eshte se si funksionon dhe mbahet ne kembe ky sistem me shpenzime marramendese, se firma prodhuese ne Shqiperi nuk ka, bilanci tregetar eshte jashtezakonisht negativ. Dergesat e emigranteve dhe te ardhurat nga turizmi nuk mjaftojne. Atehere mbetet ajo: lavatricja. Kur te pushoje se punuari lavatricja, nuk do te kete me shqiptare ne kete vend, ndaj edhe pergjigjem edhe njehere: nuk ka zgjidhje!

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2026 at 11:10 am

    Jane te gjithe ne buke te shtetit per te votuar Edi Ramen.Te provojne te votojne ndryshe!Une votova 34 vjet PS e Fatos Nanos,.Kte radhe qe votova Agron Shehun,kryekujdestari i PS te Lagjes me rri me turinj varur.Po ku e di ti mor Toc,qe Une nuk votova PS e Edi Rames?Kta i numurojne votat pa hyre ne kuti.

    Reply
  • PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare) says:
    January 22, 2026 at 11:14 am

    Ato te punesuar shtese ne administrate jane anetare te devotshem te partise sone e ato punesime i kane prej meritave te pakundershtueshme ne diten e zgjedhjeve duke e bere diten nate aty neper dyer qendrash votimi, perreth tyre e brenda tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?