Sipas relacionit të SPAK dërguar Kuvendit të Shqipërisë, ndaj zëvendëskryeministres , Belinda Balluku, duhet kërkuar një masë më e rëndë, për shkak se situate penale është rënduar, duke qenë se ajo dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.
Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra.
Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.
“Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:
‘Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncesioni;
Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjate këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Është evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;
Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale qe dyshohet se dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim.
Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (për shkak të rrethanave te faktit dhe personalitetit se te pandehurës duke qenë në ulurimin e funksioneve të saj, për shkak te detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të se njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vëmendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe në vazhdim fondet publike për Investimet publike të tjera, të parashikuara për Institucionet Qendrore”, thuhet në relacioni.
Në relacion SPAK rendit 11 tendera për të cilat Balluku po hetohet. Prokuroria i informon deputetet se përveç tenderit të Llogarasë 190 milionë euro për të cilin është marrë e pandehur apo 7 loteve të Unazës së Madhe 450 milionë euroshe për të cilat është person në hetim, Balluku dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.
Që në fillim Prokuroria e Posaçme kërkon që shqyrtimi i kërkesës për imunitetin e Belinda Ballukut të bëhet me dyer të mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Në dokumentin e firmosur nga prokurori Dritan Prençi thuhet se rëndimi i masave të sigurisë, duke zëvendësuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, kërkohet posaccërisht për provat e reja, që s’kanë qenë objekt në vendimet e mëparshme të gjykatave.
j.l./ dita

Rama duhet te ndaloje me ligj marjen e telefonave dhe perdorimin e tyre si prove! Telefoni ka ceshtje private edhe familjare qe s’ka pse t’i dije nje Altin nga Dibra apo nje kushuri i Shemsi Prencit! Neser ai mund te largohet nga SPAK dhe ka informacion privat per shume njerez qe edhe mun t’i perdore per shantazh! Ndalu doren Rama pa qene teper vone! Nderkombetaret mund te ndihmojne per sigurimin e provave dhe jo ne procedure e cila behet sips ligjit shqiptar! Shemsi Prenci nxjerr sekretet e njerzve nen hetim sepse eshte kushuri i Prencit prokuror! Perpara se t’i shpjene ne kuvend duhet t’i aprovoje gjykata si fakte!
Epo,. kur i kercen bytha Belindes maje eskavatorit, dhe hopa te shpertheje Malin e Llogarase, e ta cpoje vrimen tej e pertej, nuk ka me ceshtje private., po kombetare.
Po te mos i kercente bytha per miliardat e shqiptareve nuk do ja merrte Spak telefonin.
Provo e shko ne Amerike. Po dyshoi doganieri, ta merr e ta kontrollon telefonin, bile dhe mesazhet dhe postimet e fshira. Bej gerrr gerr po deshe.
Mure vesh ti kurva dhiare?
Shume qarte i ka parashtruar faktet e veprave penale Prokuroria SPAK.e PANDEHURA paraqet rrezikshmeri te Larte.
Zoterinj Ligjvenes! Mos e digjni Shqiperine! Behuni njehere te ndergjegjshem per detyren qe ju ka ngarkuar vota e popullit.
Dorzoni imunitetin e te pandehures Balluku dhe te mbrohet para Drejtesise me avokatet e saj,si gjithe populli.
Lejoni Drejtesine te beje Drejtesi.Kete kerkuam 10 vjet me pare.
po keta k/ministra, ministra e tjere gjejne ramen qe eshte idiot, I ngordhur, pa dinjitet jo i afte dhe po ja futin te gjithe
Nje keshille per administraten dhe popullin, e zgjidhni edhe nje here ramen se do te jete hera e fundit, per koke te zegjinese…..se do behêt president pas 7-8 vjetesh.