Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RENEA merr amatorë për të gjetur Ilir Kurtin, zhytësi bllokohet për vete prej disa orësh në Osum
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > RENEA merr amatorë për të gjetur Ilir Kurtin, zhytësi bllokohet për vete prej disa orësh në Osum
AktualitetKronike

RENEA merr amatorë për të gjetur Ilir Kurtin, zhytësi bllokohet për vete prej disa orësh në Osum

Published: February 22, 2026
Shpërndaje

Operacioni i kërkimit për gjetjen e Ilir Kurtit në Kanionet e Osumit, rrezikon të prodhojë një tjetër tragjedi.

Një i ri që ishte futur në ndihmë të RENEA-s në Kanionet e Osumit në Skrapar, për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, ka ngeccur.

Xhuljano Kaloti ka që prej mesditës që ka mbetur i izoluar. I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit, Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme (21 shkurt) dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.

- Publicitet -

Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngecur në mes të shkëmbinjve të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.

Ai vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë dhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.

Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.

Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Detari says:
    February 22, 2026 at 7:07 am

    lol fatale, u be nje gare me forca speciale nga gjithe bote, cfare ve ndi doli RENEA? Besoj nga fundi se serbet po talleshin keq.

    Reply
  • Detari says:
    February 22, 2026 at 7:07 am

    Keta jane si skuadra e futbollit shumica turkarabe qe mbajne ramazon skane fuqi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës
  • Horoskopi 27 Korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të hënë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  2. L.H on Pse heshtin artistët?
  3. demo on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. L.H on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Mero Gëlbaza on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?