Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerëson se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros.
Paralelisht me të, faktorët e tjerë që ndikuan uljen e borxhit publik ishin rritja e aktivitetit ekonomik në vend, me 1.9 pikë përqindje; normat negative të interesit real, me 0.8 pikë përqindje; si edhe, kahu konsolidues i politikës fiskale, me 0.7 pikë përqindje. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, konsolidimi fiskal ishte në fakt faktori me ndikimin më të ulët në uljen e borxhit publik në terma realë.
Sidoqoftë, deficiti buxhetor për vitin 2023 rezultoi në rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Ai preku nivelin 31.3 miliardë lekë, kundrejt një niveli i planifikuar prej 55.5 miliardë lekësh. Në terma realë, deficiti u vlerësua rreth nivelit 1.4% të PBB-së, nga 3.7% që kishte qenë një vit më parë. Realizimi i deficitit për vitin 2023 u përqendrua në muajin dhjetor, ndërkohë që njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit u karakterizuan nga vlera pozitive dhe të larta të bilancit fiskal.
Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard & Poor’s) në muajin mars përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në analizën që argumenton përmirësimin e vlerësimit, S&P solli si arsye kryesore uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Megjithatë, analiza e detajuar e Bankës së Shqipërisë tregon se në fakt ulja e borxhit i detyrohet më shumë zhvillimeve në bilancin e pagesave dhe kursit të këmbimit, sesa sforcimit të qeverisë për të ulur borxhin publik.
Në fund të vitit, kursi i këmbimit euro-lek ishte në rënie me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë. Analizat e Bankës së Shqipërisë arrijnë në përfundimin sugjerojnë se forcimi i lekut gjatë viteve të fundit është shkaktuar nga përmirësimi strukturor i sektorit të jashtëm të ekonomisë, i manifestuar në ngushtimin e vazhdueshëm të deficitit të llogarisë korrente, si rrjedhojë e rritjes së eksporteve të shërbimeve dhe në rritjen e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.
Krahas këtij faktori, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e besimit ndaj monedhës sonë kombëtare në tregun valutor, si rrjedhojë e rritjes së besimit të agjentëve të tregut në qëndrueshmërinë e saj dhe e përmirësimit të ndjesisë së investitorëve të huaj për perspektivën e ekonomisë shqiptare.
Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit në ekonomi ka qenë në tërësi pozitiv. Mbiçmimi i monedhës vendase ka reduktuar borxhin e jashtëm të sektorit privat e publik, duke rritur qëndrueshmërinë e tij afatgjatë, duke u bërë premisë për uljen e kostove të financimit. Ai ka ndikuar në norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke mbrojtur konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse.
Në të njëjtën kohë, normat më të ulëta të inflacionit kanë mundësuar një rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar një ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike. Mbiçmimi i kursit ka ndikuar pozitivisht edhe në forcimin e stabilitetit financiar. Kjo është pasqyruar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve në valutë, çka ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së bilanceve të sektorit bankar.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë vë në dukje se forcimi i kursit të këmbimit ka ndikime jo të njëtrajtshme në aspektin sektorial, në varësi të ekspozimit që këta sektorë kanë ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, fleksibilitetit financiar dhe operacional të tyre, si dhe konjukturës së kërkesës së huaj për sektorin. Në këtë kontekst, forcimi i lekut gjatë vitit 2023 ka rënduar pozicionin financiar dhe konkurrues të disa segmenteve të sektorit të eksportit, të cilat përgjithësisht kanë mundësi të ulëta për negocimin e çmimeve, marzhe të ulëta fitimi operacional, si dhe përballen aktualisht me një kërkesë të ulët në ambientin ndërkombëtar.
Në planin afatshkurtër, goditja ndaj këtyre sektorëve është adresuar nëpërmjet lehtësive të përkohshme fiskale, si një instrument më i përshtatshëm për trajtimin selektiv të problemeve të tyre. Banka e Shqipërisë sugjeron që bizneset e këtyre sektorëve duhet të rritin përpjekjet për ristrukturim, në drejtim të rritjes së produktivitetit, të gjetjes së tregjeve të reja dhe të përdorimit më të madh të instrumenteve të mbrojtjes nga luhatjet e kursit.
Monitor
Me nje fjale – per ata qe kane veshtiresi ta kuptojne – populli pagovi X % Euro me shume ne Tregun e Lire kapitalist per uljen e borxhit te shtetit! Politikane dhe Ekonomiste te afte shume – futja popullit – per te mos thene ndonje fjale tjeter.
Renia e euros shpetoi vetem propaganden qeveritare, per te demostruar se jemi “te zot”, çvleresoi rezervat valutore te bankes se shtetit dhe demtoi ekonomine, eksportin e bujqesor dhe ate industri te pakte qe kemi. Siguroi oligarket, qe kishin marre kredi ne euro, ta paguanin me lehte por nuk uli çmimet ne treg, perkundrazi i rriti edhe me shume duke shtuar varferine dhe duke rritur papunesine dhe largimin ngaa vendi. Politike financiare klienteliste dhe jo ne sherbim te zhvillimit te vendit
Qe dmth na vodhet ne per te lare borxhet e qeverise ?!
Ne fakt kjo eshte vjedhje si rrjedhoje edhe b.sh eshte pjese e kesaj bande
1) renia e euros me 20% si erdhi nga nje katastrofe e bashkimit europian gje qe nuk eshte e vertete?
2) leku si u rrit me 20% kundrejt euros duke rritur eksportet me 2000% ndryshe si rritet nje monedhe kundrejt tjeter apo duke e vaditur?
Ata turiste qe erdhen vitin e kaluar i paten bere rezervimet me kursin normal leke/euro kurse vjedhja ndodhi ne prag sezoni veror
Te shohim sa te huaj do vijne kete vit meqe vjet pushimet ne shqiperi u kushtuan 20% me shume
Banka e Shqiperise paska dhene alamet keshille. Ne vend te marre masa , u sugjeron dhe atyre qe nuk falimentuan gjate 2023 te gjejne menyra te vetembrohen se shteti tyre ska plan ti mbroje. Ose te mbledhin rreckat e te ikin nga ai vend me shtet hajdut!
Mos i hengshin! Ilace iu befshin!