Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reportazhi i “New York Times: Zbulimi i lumit të përjetshëm të Vjosës në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Reportazhi i “New York Times: Zbulimi i lumit të përjetshëm të Vjosës në Shqipëri
Kulture

Reportazhi i “New York Times: Zbulimi i lumit të përjetshëm të Vjosës në Shqipëri

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Prestigjiozja “New York Times”, i ka kushtuar një reportazh lumit të fundit të egër të Europës, Vjosës. Ndërsa Shqipëria e shpalli atë në fillim të këtij viti, Park Kombëtar, njëkohësisht Vjosa u listua mes 52 vendeve që duhet të vizitohen patjetër këtë vit.

Për “New York Times”, Vjosa është një shembull i balancës se si ruhet një park natyror dhe njëkohësisht, eksplorohet.

Mes luginave pjellore, grykave, rrënojave të lashta dhe fshatrave malore, parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë “Vjosa” përpiqet të balancojë turizmin dhe ruajtjen e vendeve kulturore.

- Publicitet -

Një udhëtim përgjatë lumit të Vjosës të Shqipërisë jugore, një nga rrugët ujore të fundit të Evropës, do të thotë të përshkosh një peizazh që duket si ndër shekuj.

Duke rrjedhur nga kufiri veriperëndimor i Greqisë në detin Adriatik, Vjosa derdhet në kanione dhe gryka të formuara nga pyje të thepisura lisash dhe bredhash.

Urat e lashta prej guri lidhin brigjet e saj, duke përshkuar ujërat bruz.

Në fillim të këtij viti, Shqipëria ndërmori një hap kritik drejt ruajtjes së vendeve kulturore me ngritjen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës, i pari në Evropë dhe një destinacion i përfshirë në listën e “52 vendeve për të vizituar këtë vit”.

Qeveria shqiptare, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, organizatat joqeveritare nga fushata “Save the Blue Heart of Europe” dhe kompania amerikane e veshjeve rekreative në natyrë, “Patagonia” punuan së bashku për të mbrojtur 120 milje të lumit në Shqipëri dhe degët kryesore të tij.

Burimi i Vjosës prej 169 miljesh është në malet e Pindit të Greqisë.

Pas disa vitesh protestash kundër projekteve të minierave dhe digave dhe mbështetjes nga aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio, klasifikimi i parkut ishte një fitore.

“Mbështetja jonë për Vjosën u rrit kur filluam partneritetin me qeverinë shqiptare në vitin 2021, për të bërë diçka që nuk ishte bërë më parë”, tha Ryan Gellert, shefi ekzekutiv i “Patagonia”.

Sipas Gellert, plani parashikon që parku të jetë plotësisht funksional, me një qendër për vizitorët dhe stafin në vitin 2024.

Në një vend tashmë të njohur për ushqimin e tij, territori i Luginës së Vjosës e vendos atë në krye të listës.

Frutat dhe perimet e freskëta, trofta, mjalti i malit, qengji, vera, viçi, rakia, djathërat dhe barishtet janë me bollëk, së bashku me mikpritjen ballkanike.

Parku i ri përfshin degët e Vjosës, një lumë rreth 250 milje dhe më shumë se 31,000 hektarë: një ekosistem me rreth 1,200 specie, 15 prej të cilave janë në rrezik zhdukjeje.

 

p.c/dita

Attachment.png

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?