Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
AnalizaLajmi i funditopinion

Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Një ditë pas konfliktit të armatosur mes dy investitorëve Muça e Bedinaj, kryeministri Edi Rama shpalli lindjen e një parku të madh të ullirit.

Në një reagim të tij, Rama e cilësoi ngjarjen si një konflikt “banal dhe brutal” që cenon misionin kombëtar të Shqipërisë turistike. Sipas tij, sjellje të tilla nuk mund të tolerohen dhe duhet të marrin përgjigjen e duhur. Prandaj kryeministri ka vendosur që, toka ku u përplasën dy investitorët të kthehet në një aset publik, një park kushtuar ullirit, me varietete shqiptare dhe mesdhetare, me ekspozita të vajit të ullirit dhe me funksione edukative e turistike.

- Publicitet -

Kur dëgjon kryeministër Edin të flasë kështu, të krijohet përshtypja sikur njeriu që po flet nuk është i njëjti që për më shumë se një dekadë ka firmosur, promovuar dhe mbrojtur betonizimin më agresiv që ka njohur ndonjëherë bregdeti shqiptar.

Kush i krijoi mbivendosjet? Kush e drejton Kadastrën? Kush i emëron drejtuesit e saj? Kush lejoi që e njëjta tokë të shitej, të regjistrohej dhe të pretendohej disa herë? A nuk janë pikërisht institucionet e kontrolluara nga qeveria që prodhuan këtë minë me sahat?

Dhe nëse pronat ishin kaq problematike, kaq të paqarta, kaq të mbushura me konflikte e dyshime, atëherë kush ua dha dhe pse ua dha të dyve lejet e zhvillimit? Kush firmosi që në atë territor të ngriheshin resorte, vila, projekte “qindra milionëshe”?

Ka firmosur kryeministri që sot del si arbitër moral, paraqitet si ilaçi i sëmundjes që vetë ka krijuar. Ka më shumë se dhjetë vjet që e trajton bregdetin si një plaçkë për t’u ndarë mes pak duarve, klientë të politikës. Ullishtet, kodrat, brigjet, gjiret po kthehen njëri pas tjetrit në geto luksi prej betoni, në komplekse të mbyllura, në enklava të rrethuara ku jetojnë lloj lloj trafikantë, hajdutë dhe të korruptuar, ku natyra vlen vetëm deri në momentin kur shndërrohet në metra katrorë të shitshëm.

Sot licensuesi, mbrojtësi dhe promovuesi i këtij modeli flet për “pemën e bekuar të ullirit”. Ku ishte kjo dashuri për ullirin kur lejet e betonit mbinin më shpejt se barishtet? Ku ishte ky ekologjizëm romantik kur bregdeti u copëtua nga resortet dhe vilat e luksit? Ku ishte ky vizion natyralist kur z.Rama personalisht hapi rrugën për transformimin e Sazanit dhe Zvërnecit në projekte gjigante ndërtimi, pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe kundërshtimit publik?!

Flet për shpronësime sikur po flet për bahçet në Surel. Ligji shqiptar e përcakton qartë kur dhe si mund të kryhen shpronësimet për interes publik. Nuk mjafton që kryeministri i radhës të zemërohet me një konflikt dhe të vendosë që toka e dy privatëve do bëhet park. Një interes publik nuk shpallet me monologje në Facebook. Kërkon kohën e vet pasi provohet me ligj, me procedurë,  transparencë, mbi të gjitha me respekt për të drejtën e pronës.

Kështu ndodh në një shtet ligjor, i pëlqen apo nuk i pëlqen një kryeministri që sot është, nesër nuk është.

Në Palasë nuk mungojnë ullinjtë. Mungon shteti, pasi aty dhe kudo tjetër ai është zëvendësuar me vullnetin arbitrar dhe mediokër të një individi. Të cilit nga dalldia e vet dhe nga servilizmi i palaçove që rrinë përqark po i duket vendi si çiflig personal, ku pasi vetë krijon kaosin, del në ekran për të dhënë dënime kolektive me një të rënë të lapsit.

Për njëqind ditë me radhë qytetarët protestojnë për Sazanin dhe Zvërnecin ku toka është gjithashtu e falsifikuar dhe parashikohet betonizim vilaxhinjsh në vend të natyrës unike të asaj zone. Nuk lëviz kryeministri asnjë milimetër.

Si ka mundësi që ndodhi një konflikt mes dy individëve dhe kryeministri zgjohet papritur si mbrojtësi suprem i ullinjve, biodiversitetit apo paqes sociale?

Sepse halli këtë herë është tjetërkund. Ndonëse paraqitet si ndërhyrje në dobi të publikut, kjo lëvizje bëhet për të mbuluar përgjegjësinë e shtetit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka regjistruar tituj pronësie të mbivendosur për të dyja palët, si dhe se si Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar leje zhvillimi apo ndërtimi mbi një tokë të kontestuar.

Duke qenë se ASHK-ja është në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe KKTU-ja kryesohet nga vetë Edi Rama, përgjegjësia politike dhe administrative bie mbi ekzekutivin për mungesën e kontrolleve ose shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët përkatës.

Shpronësimi shmang përplasjet e mëtejshme dhe u jep biznesmenëve dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve, por njëkohësisht fsheh “kutinë e zezë” të Kadastrës dhe lejeve bregdetare pa sqaruar se cili dokument ishte i ligjshëm dhe kush mban përgjegjësi penale apo administrative.

Fatura financiare e gabimeve dhe dështimeve institucionale u kalon sërish taksapaguesve shqiptarë, të cilët do të financojnë kompensimin e tokës së shpronësuar.

Cicëron sot kryeministri për një “konflikt banal dhe brutal” që ka “pështirosur gjithë Shqipërinë”. Në të vërtetë, banale, brutale (dhe shumë e pështirë) është kjo shfaqje e përditshme e sundimit nga Njeriu dhe jo nga Ligji.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
50 Comments
  • Xha Teme Analisti says:
    September 4, 2026 at 4:57 pm

    Zvërneci e Sazani po falen për komplekse gjigante betoni në Palasë papritur na u kujtua biodiversiteti dhe “pema e bekuar”. standard i dyfishtë dhe hipokrizi e pastër neveritse për të larguar vëmendjen nga skandali i pronave.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 4, 2026 at 5:21 pm

    Shpronësim sepse u zemërua kryeministri nga sherri i dy biznesmenëve?????

    Sot ia merr atyre me një të rënë të lapsit për të bërë park, nesër ta merr ty për të bërë diçka tjetër.

    Kjo siguri juridike që ofrohet këtu është tmerr për çdo investitor të ndershëm

    Reply
  • bregu says:
    September 4, 2026 at 5:23 pm

    Në Palasë e në gjithë Jugun nuk mungojnë ullinjtë, por mungon kadastra funksionale dhe drejtësia.

    vendime qe merren me monologje në Facebook dhe jo në zyrat e shtetit, nuk e kane te gjate.

    Ne ktej vazhdojmë të shohim fshatra luksi të rrethuara me gardhe për të pasurit dhe parqe letre për popullin

    Reply
  • K R says:
    September 4, 2026 at 5:25 pm

    O Edushe me poture
    bregdeti është kthyer në një geto luksi ku qytetari i thjeshtë s’ka më as ku të vendosë një çadër. Ua ke dhen plazhet HORRAVEEE!

    Tani na shet parkun e ullinjve si dhuratë, për 10 vjet e shkatërruaT çdo vijë bregdetare me “leje zhvillimi” pa asnjë kriter

    SAMIRI ben getot ketu se vet jeton ne Vjenë

    Reply
    • Hoteljeri says:
      September 4, 2026 at 9:06 pm

      Akoma nuk po e ve gërmën A në mes o KR ?

      Reply
  • Gjergj says:
    September 4, 2026 at 6:00 pm

    Nuk kuptoj se sa kohé do ti nevojitet SPAK, té gjejé lartésiné e detyrés dhe „ta çlirojé“ kété pacient psikiatrie nga demonét qé e shtyjné té besojé se éshté mbi republikén, mbi gjithçka shqiptare?
    Pas inceneratoréve dhe ujit 24 oré, energjisé elektrike pa asnjé problem dhe shéndetésisé falas,,,,o zot,,,edhe ullishtet tani.
    Kapeni more, lidheni dhe tregojuni véndin sepse Shqipéria, prej tij, shkojé pér lesh.

    Reply
    • qesh e ngjesh says:
      September 4, 2026 at 9:07 pm

      Do t shpetoj menderen e vet nga skabdali qe ka dhen dy leje ne te njejten tok

      Reply
      • Vrojtuesi says:
        September 5, 2026 at 10:22 am

        Fillo edhe një herë klasën e parë fillore, mjaft qeshe e ngjeshe . Kur të mësosh si shkruhet shqipja, atëhere shkruaj përsëri .

        Reply
  • 1 says:
    September 4, 2026 at 6:34 pm

    K/minister i paditur.Vepron me teorine e dr.adhamudhit, te dhemb nje sy kreje te shpetoj tjetri.Ziheni dy veta per nje prone une e shpronesoj .Dhe keshtu do vazhdoj saga e shpronesimeve se keshtu si e ka katandisur ky shtetin ,perdite po zihen dhe vriten per pronat.Regullin e mban ligji se po te ishte rumpalle si e ke katandisur ti ne Greqi ka plot toka te lira buze detit po nuk guxon ti zer njeri se ka shtet ligjor.Edhe faj nuk ka piktor eshte ci thone ben

    Reply
  • . says:
    September 4, 2026 at 7:08 pm

    ku ishte shteti para se të krisnin armët?

    Reply
  • prehistoriku says:
    September 4, 2026 at 7:10 pm

    Edi eshte është edhe gjyqtar, edhe arkitekt, edhe urbanist, edhe ekolog.

    Aaaa pika ne

    Kristaqi do rrotullohej në varr ta dinte kujt ia kemi lënë Shqipërinë

    Reply
  • Detari says:
    September 4, 2026 at 7:35 pm

    SPAKu i dhjere protesta duhet te rrethoje SPAKun dhe ti veri flaken

    Reply
  • Vl says:
    September 4, 2026 at 7:42 pm

    Pse kshu fuksionon kur do ky LARTMADHNI OK po nuk deshi e fshin me gome Hahaha
    Ore dhe Tramp eshte rrot K po ka nje gjukat atje qe ja kthen karlliqrt.

    Reply
  • Zeta says:
    September 4, 2026 at 8:02 pm

    Dava palaçoje

    Reply
    • N says:
      September 4, 2026 at 9:10 pm

      Esht thjesht hajdut qe perpelitet

      Reply
  • demo says:
    September 4, 2026 at 8:12 pm

    Per burrni e fjale te Neres
    Bese e nder,Kanuu te Lekes

    Reply
  • Anonymous says:
    September 4, 2026 at 8:45 pm

    Sa mire Edi, termi me interesant qe kam degjuar deri me sot, ” ullishte strategjike”. Me kujtohet Tbilisi, vendlindja e ” e Stalinit tone te madh te Gulagut”. Edi po sikur tja veme ullishtes emrin ” Ketu prehet rrenja e Gulagut”. Po he mo Edi, se nuk ka per ta kuptuar njeri, asnnje nuk di cfare do te thote Gulag, kush punoi per Gulagun dhe sa vdiqen ne Gulag. Do tju duket si ” Toka e Marveilles”.
    E kuptove, po te pyeten si e ka emrin ullishtja, ti thuaj “Gulag”, po te pyeten si perkthehet, ti pergjigju ” Parajsa mbi Toke”!!!!

    Reply
  • Shqipëtari says:
    September 5, 2026 at 2:27 am

    Dikur Edi Rama i thoshte Njeriut të Zi
    “doktor rrumpalla” tani ne do t’i themi
    “Piktor betoni” se rrumpallën e trashëgoi nga paraardhësi duke e avancuar me marifete të”sofistikuara” si orator klasi dhe mashtrues profesionist.
    Të mjerët ne që mbetëm këtu, e mjera Shqipëri!

    Reply
  • demo says:
    September 5, 2026 at 5:46 am

    Acarues.Kur flet ky,si me te picku miza ce ce.

    Reply
  • Xha Teme Analisti says:
    September 5, 2026 at 6:19 am

    Pse merzitesh o Migena
    Tani qe doli Pasqyr Albania do shpetojm se do “adresojm hallet” dhe i zgjidh Kumandar Shurreli me xha Temen

    Reply
    • Delvina says:
      September 5, 2026 at 6:20 am

      Brezi i shqiptarëve që ka shkuar në shkollë në vitet ’60 dhe ’70 mund ta mbajë mend Lej Fenin.

      Lej Feni ishte një ushtar i ri, që u bë model i propagandës maoiste. Ai, në fakt, ndërroi jetë në një aksident banal katër vite, ose siç na pëlqen të themi sot një mandat,- para se të niste “Revolucioni Kulturor”, por u bë i pavdekshëm kur kryetari Mao dha porosinë: “mësoni nga shoku Lej Fen.”

      Asokohe Lej Feni shfaqej kudo; në libra, gazeta, fotografi, postera. Herë duke ndihmuar një të moshuar, herë një shok ushtrie e herë duke punuar vullnetarisht. Ai lexonte me zell te madh veprat e kryetarit Mao, mendonte për Partinë dhe, mbi të gjitha, nuk mendonte kurrë për veten.

      Lej Feni bënte gjëra te vogla, por të mira- më pat sqaruar në vitin 1999 Du, një përkthyes kinez që fliste shqipen si korçar.

      Lej Feni ishte heroi ideal, njeriu i thjeshtë që bënte mirë, ndihmonte me aq sa mundej të tjerët dhe i shërbente deri në vetëmohim partisë!

      Është më të vërtetë magjepse sa shumë gjëra morëm brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga Revolucioni Kulturor Kinez. Morëm daci baot që në shqip u pagëzuan fletë rrufe, gjimnastikën e mëngjesit në qendrat e punës dhe shkolla, kontrollin punëtor fshatar, punën fizike për intelektualet, qarkullimin e kuadrove, përdorimin e fekaleve njerëzore si pleh organik në bujqësi, heqjen e gradave në ushtri dhe natyrshëm nuk mungoi as Lej Feni.

      Historia e tij u botua në shqip në një libër të kuq që në vitin 1964 dhe ai u ofrua si modeli i njeriut të thjeshtë, modest e vetëmohues.

      Një brez ende i mban mend tekstet makabre të kohës komunizmi si “Amanet nëna e Llesh Palit/hiç mos t’dhimbet jeta djalit/ke për djalë partinë dhe shtetin/ ke Enverin dhe Mehmetin…

      Kanë kaluar më shumë se 60 vjet. Kina ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Edhe Shqipëria ka ndryshuar dhe është transformuar (fletë rrufetë tani janë në FB dhe portale), por pak kush mund ta mendonte se Lej Feni do të rikthehet në 2026 në Tiranë!

      Ndërkohë që protesta e qytetareve ka hyrë në muajin e katërt, qeveria ka zbuluar rrotën: “të dëgjojmë hallet e njerëzve”

      Lej Fenet e shekullit të ri kanë zbritur në terren për hallet popullit. Ai i para 60 viteve kishte uniformë ushtari dhe stemen e Maos, ky i sotmi ka kostum dhe iphone

      I pari fotografohej duke ndihmuar një plak me bastun, i dyti filmohet duke dëgjuar njerëz në rrugë, në lokale, në plazhe.

      Lej Feni origjinal lexonte veprat e kryetarit Mao, kopja e tij shqiptare lexon dokumentin “Besa”

      Por, për hir të së vërtetës, Lej Feni kinez ishte më i dobishëm sepse ai realisht ndihmonte me aq sa kishte mundësi – Lej Fenet tanë thonë: do të dëgjoj hallin që ke, do ta adresoj aty ku duhet dhe do të kontrolloj nëse halli të është zgjidhur.

      Këtu kopja shqiptare e lë në llucë origjinalin kinez: ministri dëgjon hallin për administratën që drejton ministri, deputeti ia adreson hallin qeverisë që mbështet deputeti, drejtuesi politik kontrollon nëse qeveria dhe parlamenti që drejtohen nga partia e tij e ka zgjidhur hallin. Një qark i përsosur që me siguri do të bëjë qark të shkurtër në 12 qarqet e vendit.

      Me një fjalë, qeveria ka dalë në terren për t’i dëgjuar qytetarët që ankohen për qeverisjen dhe për t’ia përcjellë ankesat… qeverisë.

      Lej Feni origjinal bënte me të veten diçka, kopjet e tij bëjnë gam- gam madje dhe të prishin dhe algoritmin e Facbook-ut.

      Në vitin 1960 e importuam Lej Fenin nga Kina, ndërsa sot e prodhojmë vetë, “Made in Albania”! Ja vlen të krenohemi!

      Reply
      • Nastradini says:
        September 5, 2026 at 3:05 pm

        Ik ore k..

        Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    September 5, 2026 at 6:42 am

    Lulishten e ullinjve e zgjidhim pasi te zhvillohet gjyqi i dy krimineleve , po qe se je burre Edi Rama kthe ne monopol shteteror Poste-Telekomunikacionin, se na grine pronaret e huaj te kompanive te internetit dhe celulareve.

    Reply
  • Liu says:
    September 5, 2026 at 6:50 am

    E pat nje video te Rames ku kruante koken dhe i hakërrehej njërit prej hajdutve te bandes se tij:Kan ardh kohe te veshtira??

    Po ia thot vetes

    Reply
  • Dajti says:
    September 5, 2026 at 9:30 am

    Ky KM e ka humbur fare sensin e gjerave, problemeve qe ka vendi. Sikur jeton ne stratosfere dhe ka shok vetem mendjen e tij haluçinante te semure. Ky gjatovine qe ecen me hapa shkurtabiqi, nuk e di, nuk i njeh as merr mundimin te mesoje se vendi drejtohet nga INSTITUCIONET jo nga nje person, aq me teper i paditur. I duket vetja si mbret. Nuk merret me situaten e zjarreve, te dergoje deputetet ne zonat me probleme por i çon neper kafene, e mejhane per llogje pa vlere. Kesaj i thone fshati digjet, k…a krihet.
    Ullishtet po i digjen per dite, ai merret me ullishte publike!

    Reply
  • Dajti says:
    September 5, 2026 at 9:33 am

    Edhe diçka tjeter. I lutem Dites mos na nxjerre fytyren e ketij psikopati ne gazete, se na e neveriti! Shiko çfare syzesh mban dhe thuaj çfare palaço njeri eshte.

    Reply
    • Naiv says:
      September 5, 2026 at 3:54 pm

      I ka syze speciale me kamera dhe pajisje sigurie. Sot është gjthshka e mundur. Ngjyrat i ka sa për trushplarje që të duken si lodra.

      Reply
  • Tirana says:
    September 5, 2026 at 10:23 am

    Çfare parku me ullinj do bej ky? Ku shkuan ullinjte shekullor qe rrethonin Tiranen qe nga kodra e ullinjve ( e diellit , te G Sules) , po ullinjt e bregdetit , te periferive te krejt qyteteve?
    Po i kan mare me marifeti s hajdutlleqe ti shtetezoi , jo ti demshperblej me taksat e qytetareve te ndershem . Minimumi qe mund te besh

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      September 5, 2026 at 12:12 pm

      Do tju dërgoj nga një racion të gjithëve juve të mësipërmve se kini djersitur shumë së shari sot hani ju hani përgjigjem unë .

      Reply
      • Arbeni says:
        September 6, 2026 at 6:29 am

        Ha ti e ngopu me mutin qe merr perdite nga Rama se nuk te hyn askush ne pjese.

        Reply
  • Arnold says:
    September 5, 2026 at 11:34 am

    “Mos u zini mos u grini se maçoku eshte i imi”- thote Rama. Keq per ate vend qe eshte bere kokoshi nje thele. Deri tani per Bedinaj nuk ka dale nje gjysme fjale e keqe eshte biznesmen i nderuar. Ate tjetrin nuk e njoh. Por mendo kur dhe femijet e Sales nga Viçidoloviçi u bene me prona ne bregdet, jo me mos te zihen vlonjatet me njeri tjetrin per ate çike truall. Nejse u krye! Zones do t’i iki vinçi siper kokes dhe do mbillet ulliri kaliniot per qeverine qe tjua dhuroje prodhimin e vajullirit ngjyreflori al-Hasaneve te Dubait dhe bir Selmaneve shqiptare qe rrjepin leket e buxhetit me gaveta. Nga fitorja ne fitorje!

    Reply
  • Ardi says:
    September 5, 2026 at 11:55 am

    Mentalitet Talibani.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    September 5, 2026 at 12:10 pm

    Mbasi te beje ullishten , keto parcela do i ndaje nder miq apo do i mbaje per vete ?

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 5, 2026 at 4:06 pm

    Mutdhenes une po te qeras me nje tas me shurre bio. Nuk te ze zverdhti. Duhet ta pish me nje fryme.

    Reply
  • Stilisti... says:
    September 5, 2026 at 8:58 pm

    Po jeni kurioze qe ta dini si duket nje koke k………ri me syze dylberash, beni nje scroll up te fotoja siper.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 6, 2026 at 5:13 am

    Do kontaktojë ndonjë arkitekt agronomie. Të jetë star, nga ata që i mbjellin ullinjtë me shkopinjtë e dhëmbëve. Ti projektojë ullinjtë Jo në vijë të drejtë por me zigzag. Ti vendosë me kate, tip 30-40 kate. Do kushtojë ca, po s’ka problem se, qeras qeveria. Qellimi është që të bëhet atraksion turistik. Unik në botë, dmth botëror dhe global. Si Mangalemi. Jo 1 mijë dritare njera mbi tjetrën po ullinj. Po bënë edhe ndonjë koqe ulliri mirë do jetë, po kjo është çështje sekondare. Leverdia e qeverisë është që pasi i bëri me nga tre – katër herë pronarë këto trualle me ferra dhe gjarpërinj ti fusë në sherr dhe këta kokat hengshin. Pasi të hanë kokat futet qeveria ti ndajë dhe u merr tokat dhe I bën ullishte apo kripore. Kur I thanë Uliksit të nisej për në luftën e Trojës ky bëri budallane e, shkoi te mbillte kripë😀. Edi Rama, tani në versionin bahcevan. Ky nuk di ta kapë lopatën nga bishti, na doli punëtori me i madh global. Kishte një video ku i drejtohej kryeministres italiane, dje a pardje, si kryeministrja me jetëgjatë e Italise. Se ky bezdisej me ndërrimin e kryeministrave italiane që nuk takonte dy herë të njëjtin. Megjithatë, mbetur në fushën e ironise I kujton se ajo nuk e mund dot liderin tone global për jetëgjatësi në karrike. 13 vjet. Ky, bahcevani global i turizmit botëror. Që do bente shtet dhe bëri gratacela, se paratë i bëri Bela. Ndonjehere të vjen keq sesi katandiset njeriu kaq poshtë, por po të mendosh që xhepat e shallvareve I mbushi plot askujt mos ti vije keq në thyefte qafen sa më parë. E tradhtoi elektoratin dhe e zhbëri të majtën si prespektive politike. E beri si prona e kësaj ullishtes që do ngrejë me trungje ullinjsh plastike. Helbete, per atraksion turistik.

    Reply
    • xxx says:
      September 6, 2026 at 9:53 am

      Nuk kuptoj te vjen keq se ka rene ky kaq poshte, e thua me termend?
      …se me pjesen tjeter ishe ne rregull.

      Reply
  • Mentori says:
    September 6, 2026 at 5:36 am

    Çfarë ide brilante kjo e kryeministrit Rama, që veçse këtij mund t’i pjellë mëndja këto mrekullia çfarë do të thoni ju?
    Rama mund të bëjë të ligjshme që kur të grinden dy njërëz në familje ta bëjë publike banesën ku ato jetojnë _kjo është e mundshme se votat me siguri i merr në parlament.
    Kjo do të futet në risitë e ligjeve që dhe bota “do t’a ketë zili”
    K

    Reply
  • Mentori says:
    September 6, 2026 at 5:37 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • Mentori says:
    September 6, 2026 at 5:48 am

    Bëra një koment, përse nuk ma postoni!

    Reply
  • Anonymous says:
    September 6, 2026 at 5:53 am

    Çfarë zgjidhje idioteske jep Kryeministri ynë, dijetari i gjithë kohrave.
    Mbasi t’i bëjë publike, si çdo pronë publike ja jep PPP-ve.

    Reply
  • Dursakja says:
    September 6, 2026 at 5:55 am

    Çfarë zgjidhje idioteske jep Kryeministri ynë, e kthen këtë në pronë publike që më pas ja dhuron oligarkëve, pa asnjë problem.

    Reply
  • Mirësia says:
    September 6, 2026 at 5:57 am

    Çfarë zgjidhje idioteske jep Kryeministri ynë, dijetari i gjithë kohrave.
    Mbasi t’i bëjë publike, si çdo pronë publike ja jep PPP-ve.

    Reply
    • xxx says:
      September 6, 2026 at 10:19 am

      O Durrsake e nderuar, nese i kthehesh kesaj faqe, lexo se ne komentet i postojme por ato moderohen nga redaksia prandaj nuk shfaqen ne moment. Para nja nje viti redaksia vendosi moderim, gjithashtu hoqi kerkesen qe komentuesi ti shtonte email bashkangjitur nofkes se tij (se tani ndoshta ka nr.# tane te cell).
      Komentet shfaqen me tufa sipas kohes kur i moderon redaksia: ora 7, ora 10, ora 2 pasdite etj. gjate dites/nates (?).
      Mire do ishte qe Gazeta ta afishonte kete politike moderimi psh. te baza e kutise postimit qe mos krijonte konfusion si ky ku tjetri poston tre here te njejten gje nga padija se ku u zhduk teksti i mendimit qe ai shkroi.

      Reply
  • 1thundrak says:
    September 6, 2026 at 7:02 am

    O kontrollor e paske me qef mutdhenesin, vazhdo botoje.

    Reply
  • Fjala says:
    September 6, 2026 at 7:27 am

    Dhe si thua ti Migena Aleksi, te mos e béjé kete pune qe tha Kryeministrit?! Te lexoj çdo dite JO si gazetare apo analyste, por si nje kritizere te paguar nga ata qe i kerkonin kryeministrit burrin se i ishte larguer gruas apo rinia bulevardeske se i kerkojne JO gje tjeter por te hane , te pine dhe te qine ! U bête banale, ne vend ti kerkoni llogari qe âte se tha ta zbatoje sa me shpejte. Pastaj flisni si nje pjese e injorances se atij vendi qe nuk e meritoni ta perfaqesoni.

    Reply
  • Emigranti says:
    September 6, 2026 at 8:48 am

    Ka shtet e jo fjal… Sa të mbarojnë pronat publike për të dhënë, pastaj do merren pronat private se i do bosit t Shqipërisë se është edhe ligj edhe Maliq.

    Reply
  • Piroshi says:
    September 6, 2026 at 9:43 am

    Kur thua kush? Kush i vendosi, kush, i zgjodhi, është pyetja më banale që një gazetar shumë i politizuar i bën vetes dhe ja u jep qenve rrugaçë ta përtypin dhe ta vjellin. Çdo hapësirë private çdo pronë ka vulën e drejtësisë dhe më pas shkohet në kadastër. Mësoni radhën e rregjistrimit të një prone në shtet. Kadastrat ka një funksionar mbase edhe politik që bën një regjistrim formal. Ai që i tjetërson quhet ligji i drejtësisë. Gjykatat. Pra ata dy bandite luftuan sepse kanë pasur dy palë gjykatësa. Secili në krahun që është paguar. Dhe kur ka përplasje prone ka dy vendime të kundërta gjyqësore.
    Kjo është situata në Shqipëri.
    Shqipëria ndryshon dhe ecën para, gjykatat kanë mbetur 35 vite pas.

    Reply
    • xxx says:
      September 6, 2026 at 12:05 pm

      Sh mire deri ketu.
      Perse qivirriu atehere nuk mban nje foles publik (spokesperson) per sqarim te gjithkujt? Ne mos nuk i plas per ne, ashtu ndihmon vetveten ne radhte pare.
      Edhe te zhduket ftyrbytha kryeministrore qe gangsterizon neper media.

      Reply
  • Artan says:
    September 7, 2026 at 2:14 am

    Dikur dukej si k. me syze te kuqe, tani me blu. Kush e gjen cila do te jete ngjyra e ardhshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?