Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reshjet e shiut po shkaktojnë dëme të shumta në mbarë vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reshjet e shiut po shkaktojnë dëme të shumta në mbarë vendin
AktualitetKronike

Reshjet e shiut po shkaktojnë dëme të shumta në mbarë vendin

Published: November 20, 2025
Shpërndaje

Reshjet e ditëve të fundit kanë lënë pas dëme të shumta në mbarë vendin. Ka rrugë të shkatërruara dhe toka bujqësore të përmbytura.

POGRADEC

Rruga e re Qukës-Qafë Pllocë e inauguruar dy muaj më parë ka pësuar shembje të konsiderueshme, në segmentin mbi fshatin Rrëmenj. Mjaftoi një stuhi për të sjellë pirgun e interteve në rrugën e sapo asfaltuar. Është ndërhyrë nga kompania e mirëmbajtjes por ende një korsi është e bllokuar përgjatë 1 km. Ndërsa në pjesën tjetër të rrugës qarkullimi vijon normalisht.

- Publicitet -

GJIROKASTËR

Reshjet e dendura të kanë shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën rrugore të Gjirokastrës. Rruga Asim Zeneli, që lidh fshatrat Saraqinishtë, Tranoshishtë, Krinë dhe Asim Zeneli, është dëmtuar si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit nga mali.

DELVINË

Uji është tërhequr nga Delvina e Finiqi, por dëmet nga përmbytjet e një dite më parë janë të shumta. Në hyrje të qytetit të Delvinës, dherat kanë zënë poshtë dy makina. Tre fshatra janë ende në izolim pasi ura u shemb një ditë në parë në Kakodhiq.

VLORË- FIER- LUSHNJE

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e Novoselës, duke përmbytur tre banesa që ndodhen në brigjet e lumit si dhe tregun e gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit dhe Lumi i Semanit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurëzës së Vogël dhe Imshtës, duke përmbytur 180 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës. Janë evakuuar stanet me bagëti e gjedhe.

LEZHË-MIRDITË

Në lagunën e Vainit vijon operacioni i ndërlikuar për mbylljen e argjinaturës e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullojës. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar, pasi niveli i ujit po vjen gjithnjë në rritje.

Zejmeni, Barbulloja, Spiteni, Rrila, Myltja, Talja dhe Grykë Lumi janë fshatrat me të ekspozuar ndaj përmbytjeve. Ndërkohë, në Mirditë është shembur rruga që lidh fshatrat e Kaçinarit me qytetin e Rrëshenit, duke lënë në izolim dhjetëra banorë. Siç shihet në pamje, rrëshqitja është masive duke e bërë ndërhyrjen tepër të vështirë.

DIMAL – BERAT

Në bashkinë Dimal në vendin e quajtur Dafinat ka prezencë uji në 5 banesa në katet e para dhe 2 banesa të tjera janë në fshatin Çiflik. Në fshatin Arrës dhe Çiflik janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore. Ndërsa në fshatin Veterrik të Beratit janë përmbytur rreth 80 ha me ullishte dhe toka bujqësore. Po ashtu 1 banese është përmbytur në fshatin Moravë.

MAT- BULQIZË

Në rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje të dherave dhe lëvizja kryhet me vështirësi. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën, ndërkohë nuk ka asnjë kompani për mirëmbajtjen e këtyre akseve. Dalja e përroit të Urakës në fshatin Bruç rrezikon përmbytjen e disa banesave për shkak të prurjeve të shumta.

Në Bulqizë, prej afro një jave terminali i autobuzave të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Po kështu kalohet me vështirësi rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën
  • Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  • UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas
  • Propozimi i PD-së për Reformën Territoriale: 100 bashki dhe 6 rajone
  • Propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?