Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reshjet dhe acari bllokojnë zona të shumta të vendit, parashikimi i motit për ditët në vijim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Reshjet dhe acari bllokojnë zona të shumta të vendit, parashikimi i motit për ditët në vijim
Lajmi i funditMoti

Reshjet dhe acari bllokojnë zona të shumta të vendit, parashikimi i motit për ditët në vijim

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë ditës së dielë të gjithë zonën malore në Veri të Shqipërisë, duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor, por edhe jetesën e mijëra banorëve.

Autoritetet njoftuan se, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, është ndërprerë qarkullimi në disa prej akseve të rëndësishme rrugore si aksi rrugor Fushë Arrëz -Iballë, aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër dhe aksi rrugor Kir- Shosh në Bashkinë e Shkodrës.

Të bllokuara mbeten edhe një numër i madh i rrugëve rurale në bashkitë Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës dhe Dibër.

- Publicitet -

Gjatë paradites ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve përgjatë Rrugës së Kombit, në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në pikëkalimin kufitar të Morinit.

10 borëpastruese, të firmave kontraktore, punojnë pa ndërprerje në këtë segment të rëndësishëm rrugor, që lidh Shqipërinë me Kosovën, në përpjekje për të shmangur bllokimin dhe lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe udhëtarëve. Borëpastrueset po punojnë edhe në akset e tjera rrugore si atë Bogë-Theth dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreziqeve te mundshme, policia ka shtuar praninë e efektivëve të policisë rrugore dhe patrullave të përgjithshme në segmentet më problematike, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Temperaturat e ulëta, era e fortë dhe reshjet e dëborës, kanë krijuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Thuajse të gjitha bashkitë e zonës veriore raportuan gjatë ditës së sotme ndërprerje të energjisë.

OSHEE njoftoi se, grupet e saj të specialistëve ndodhen në terren për riparimin e defekteve, por vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe stuhitë e erës e kanë vështirësuar së tepërmi punën për riparimin e shpejtë të linjave të dëmtuara të energjisë.

Zona malore në Veri të Shqipërisë përballet, thuajse çdo vit, me vështirësitë e shkaktuara nga moti gjatë periudhës së dimrit. Terreni malor, bllokimi i herëpashershëm i rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare, shoqëruar me nivelin e lartë të varfërisë dhe investimet e pakta, në krahasim me pjesën tjetër të vendit, vazhdojnë të nxisin largimin e banorëve, sidomos të rinjve, drejt zonave të ulëta të vendit dhe emigrimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, përgjatë periudhës 2011-2023, Qarku i Shkodrës ka pësuar një rënie të popullsisë me 28.3 përqind, ndërsa Qarku i Kukësit me 27.3 përqind, duke regjistruar kështu rënien më të madhe të popullsisë përgjatë 12 viteve të fundit.

Sipas parashikimeve, reshjet do të spostohen drejt jugut të vendit. Meteorologia Lajda Porja tha në Euronews Albania se situata do të jetë problematike me reshje të dendura shiu në Durrës, Elbasan, Vlorë ku pritet të bjerë deri në 100 mm shi.

Duke nisur nga e hëna reshjet do ndalojnë por do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave. Ditët më të ftohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 12, 2025 at 9:15 pm

    50 vjet me pare ur debora ,ngricat ne dimer ishin normalitet,Katundaret leviznin me mushka dhe gomare,qytetaret:kembet e lehta faqja bardhe,Shteti leviste me kamjona me zinxhire dhe Zila sovjetike me dy diferenciale,qe per ate pune ishin prodhuar.Vetura s`kishte.Lux nuk kishte,.Ben vaki ato rruge mizerje qe ishin,edhe bllokoheshin,por ne nuk morem vesh gje.
    Sot fshati eshte mbushur me vetura,Duan rruge pa bore,mundesisht te kriposura,se ja ka lene trashegim picka e semes.
    Po pse e there gomarin per sallam mor qen bir qeni?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?