Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezoluta për Srebrenicën del sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rezoluta për Srebrenicën del sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB
BoteLajmi i fundit

Rezoluta për Srebrenicën del sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Published: May 23, 2024
Shpërndaje

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Debati për të pritet të nisë në orën 16:00.

Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda. Mbështetje për të, deri më tani, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

- Publicitet -

Zyrtarët e tyre, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe thonë se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç. Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të rezolutës për Srebrenicën dhe, një ditë para se të dilte në OKB, Asambleja e Republikës Sërpska miratoi një notë proteste drejtuar vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar tërheqjen e rezolutës. Kjo, edhe përkundër faktit se në dokument nuk përmendet as Republika Sërpska, e as Serbia.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007. Gjykata konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • DRENICA E KUQE says:
    May 23, 2024 at 7:37 am

    Çetniket dhe fashistet serbomedhenj e pranojne edhe vete gjenocidin qe kane kryer, duke e pranuar se ishte nje “krim i tmerrshëm”, por, “harrojne” se krimi i tmershem eshte gjenocid i kulluar dhe i papare… Eshte nena e gjenocidit!…
    Pavaresisht perpjekjeve intensive Vuçiç-Putin-Dodik&Co per ta stopuar kete nisme njerezore, Asambleja e Pergjithshme e OKB, duhet te jete e vendosur dhe e pergjjegjshme, per ta miratuar 11 Korrikun si diten e gjenocidit serb ne Srebrenice, duke mos harruar se Serbia ka kryer gjenocid dhe etnocid edhe ne Kosoven shqiptare e edhe ne Kroaci…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Phoenix says:
    May 23, 2024 at 9:27 am

    Po per gjenocidin e Vaksinave Kovid qe me metoda Fashisto-Komuniste ju be presion njerezve , kur do te prezantohet nje rezolute ne OKB? Deri tani me dhjetra miliona te vdekur e me qindra miliona te tjere pritet qe te kalojne ne Boten tjeter deri ne 2028. Eshte kryer krimi dhe gjenocidi me madheshtor ne historine e njerezimit. Ende nuk e keni kuptuar se c’fare jane keto monstra?

    Reply
  • LEON says:
    May 23, 2024 at 9:39 am

    Phoenix.Vaksinat shpetuan boten,Na shpetuan edhe ne qe jemi gjalle,,se do kishim psuar si gripi spanjoll ne luf.I bot.

    Reply
    • Phoenix says:
      May 23, 2024 at 10:08 am

      Leone, une nuk flas ashtu kot ne ajer, por ju referohem fakteve dhe statistikave te cilat thone se pas 2021-it qe filloi Administrimi i Vaksinave (Armes Biologjike ) Kovid, vdekjet ne ekses jane me dhjetra Milione. Kete e pranojne dhe kanalet e shitura zyrtare dhe mediatike, ashtu si u detyruan te pranonin dhe Astrazenecen vdekjeprurese, pavaresisht se perpiqen te heshtin dhe te tjetersojne faktet dhe statistikat, me faktore qesharake te shkaqeve te vdekshmerise.

      Ne kemi qe ne 2020-en qe perpiqemi tu paralajmerojme, por budallalleku kolektiv i nxitur nga propaganda, interesi, frika, presioni dhe injoranca nuk paskan kufi. Koha punon per te verteten dhe te drejten, sa do qe te perpiqen keta plehrat qe te fusin koken ne rere si struci.

      Reply
  • Edi says:
    May 23, 2024 at 10:36 am

    Po vdekjet ne ekses per Kovid i ke pare?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / VIDEO: Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” dhe Kepi i Rodonit
  • Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
  • Horoskopi 13 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vijon i nxehti në vend, ja sa shkojnë temperaturat sot
  • Kasaforta gjigande për miliarderë po ndërtohen në Alpet e Zvicrës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Detari on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  3. Tellalli on Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika
  4. Dashi on Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
  5. Asnjansi on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?