Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikandidon për presidente e KE, Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rikandidon për presidente e KE, Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin
BoteLajmi i fundit

Rikandidon për presidente e KE, Von der Leyen premton mbështetje për zgjerimin

Published: February 21, 2024
Shpërndaje

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit, është prezantuar të mërkurën si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.

Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

“Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale”, ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.

“Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t’i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.

“Do të më shihni edhe në mandatin e ardhshëm si mbështetëse të fuqishme të zgjerimit dhe të Ballkanit Perëndimorë”, ka deklaruar Von der Leyen.

Duke shpalosur kandidaturën për një mandat të ri, Von der Leyen ka thënë se “plani për rritje është mesazh i qartë. Kemi fondet dhe kjo është e rëndësishme. Kemi mjetet dhe tash jemi në proces të definimit të detajuar të planit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të parë se cilat reforma janë të nevojshme për secilin vend, si kusht për këtë plan, si do t’i përdorim dhe si do t’i përfshijmë ato vende në tregun tonë të përbashkët”.

“Puna po shkon shumë mirë dhe kemi një entuziazëm të madh nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo të përmbushen kushtet bazike, pagesat e para do të mund të realizohen shpejt”, është shprehur ajo.

Von der Leyen ka thënë, po ashtu, se edhe nëse fiton mandatin e ri, do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën dhe se nuk do të bashkëpunojë me miqtë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as me ata që janë kundër BE-së dhe kundër Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Sipas parimit të njohur si “Spitzen kandidat” (Kandidati udhëheqës), grupimet politike evropiane, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shpallin kandidatin e tyre për president të Komisionit Evropian.

Partia që fiton shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian kërkon pastaj që kandidati i saj të fitojë postin në krye të Komisionit.

Por, kjo varet edhe nga liderët e vendeve anëtare, të cilët duhet të zgjedhin kreun e Komisionit Evropian, që më pas konfirmohet nga shumica e deputetëve në Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet evropiane në 27 vende anëtare zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor 2024.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    February 21, 2024 at 6:31 pm

    Pra, Fatos Tarifa pasi beri nje shkrim ta gjate me titull: Partia vjehrrë, populli nuse.
    Po mullixhiu?

    Socio-akademiku e mbyll shkrimin e vet me paragrafin:
    “Edhe pse numri i të pakënaqurve dhe i të zhgënjyerve me mënyrën e qeverisjes së sotme mund të jetë rritur, jo çdokush prej tyre do të votonte për partitë opozitare. Jo çdo nuse do të shkonte me mullizhiun për inat të vjehrrës së vet.”

    Mbyllja dhe krahasimi i Fatos Tarifes me shprehjen popullore shqiptare, qe citon, nuk qendron. Pse?

    PARTIA – Nuk eshte dhe nuk duhet te jete vjehrra. Partia eshte dhe duhet te jete DHENDRI.
    PARTITE – Nuk jane dhe nuk duhet te jene vjehrrat. Partite jane dhe duhet te jene DHENDURET.
    Fatos Tarifa e konsideron Partine P.S si nje VJEHRRE (aktualisht).

    POPULLI – Jam dakord eshte NUSJA.

    Fatos Tarifa e konsideron Partine P.D si MULLIXHIU (aktualisht).
    Une mendoj se gabon, madje me sakte gjykon ne menyre te njeanshme, me servilizem. Pse?
    NUSJA nuk duhet te martohet as me vjehrren.
    NUSJA nuk duhet te martohet as me nje mullixhi kot.
    NUSJA nuk do martohet nga inati i nje vjehrre. NUSJA do martohet me cilin te deshiroj vete.

    NUSJA mund te martohet dhe me nje parti te re dhe te jete e lumtur dhe çdo dite edhe me e lumtur.
    NUSJA mund te martohet pra me nje parti te re, parti te cilen Fatos Tarifa QELLIMISHT ose jo, e quajti
    MULLIXHIU.
    PARTITE E REJA JANE DHE DUHET TE JENE KANDIDATE PER DHENDER,
    JO MULLIXHINJTE e Fatos Tarifes.

    Mbyllja shkurt mund te ishte:
    NUSE E RE martohu me ke te deshirosh,
    por s’besoj se te merr koka ere dhe martohesh me nje nga Pleqte plot zullume.
    HAJT ME TRASHEGIME!

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    February 21, 2024 at 7:57 pm

    Frau Ursula von der Layen – ka hyrë në Histori si K/Komisionit Evropian më e paafta dhe servile që mund të ketë pasur ndonjëherë ky organizëm.
    Politikat e saja të mbrapshta në fushat e shumta si:
    Energjitikes, Politikës së Jashtme Komunitare, Emigracionit masiv, Agroushqimore, Bankare, Sigurisë Komunitare, Sanitäre, Sociale, etc etc plot, qytetarët e UE po i vuajnë dhe do ti vuajnë edhe në 10-15 vitet e ardhshme!
    Shpresoj që kurrë më të mos kthehet në drejtim të UE, por të rrijë në shtëpi duke gatuar petlla me miell insektesh dhe prodhime artificiale laboratori.
    Jo më kot fermerët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Höllandes e Belgjikës etj ja lyen fasadën e zyrave në Bruxelles me bagla lopësh e sh*rre delesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?