Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rindërtimi / Veliaj në Kombinat: “1069 banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Rindërtimi / Veliaj në Kombinat: “1069 banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti”
Komunitet

Rindërtimi / Veliaj në Kombinat: “1069 banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti”

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat do t’i marrin shumë shpejt 1069 apartamentet e tyre të reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për pallatet e reja, ku njoftoi se pas gushtit do të hidhet shorti për shpërndarjen e banesave.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe gjatë verës, që kur njerëzit të kthehen nga pushimet, të hedhim shortin për Kombinatin. Këtu po ndërtojmë një super kompleks, një super lagje e ndarë në seksione të ndryshme. Para disa ditësh ishim te seksioni 5, 6, ndërsa ky është seksioni 7. Në total janë 1069 apartamente, të cilat do të gëzojnë 1069 familje, për të nisur një jetë të re në hapësira e kushte më të mira”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se banesat e reja janë shumë herë më cilësore se ato që ua dëmtoi tërmeti. Ai siguroi se pavarësisht betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike, Bashkia e Tiranës nuk do ta ndalojë punën. “Kalojmë nga shtëpitë parafabrikate, të ndërtuara me mjete rrethanore dhe punë vullnetare, në shtëpi të reja, me hapësira të përbashkëta, me ashensor, me kate përdhese për shërbime, parkingje etj. Pritja do t’ia vlejë! Kemi pasur një kalvar me gjyqe nga lloj-lloj partish, por unë do të sigurohem që edhe betejat t’i bëjmë të gjitha, të japim çdo sqarim që duhet dhënë para organeve të drejtësisë, ama nga ana tjetër, nuk e ndalojmë punën. Është shumë e vështirë të bësh punë në një vend ku politika është futur në çdo pore dhe përpjekja për të penguar çdo gjë të mirë dhe çdo histori suksesi është titanike. Megjithatë, unë besoj se shumica e njerëzve janë të mirë, e duan punën, duan që vendi dhe qyteti të ecë përpara”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Sipas tij, bashkia është e fokusuar te puna për ndërtimin sa më shpejt të banesave, por edhe për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore të nxitura nga partitë. “Ne jemi ndarë në dy skuadra: Një skuadër që merret me gjithë bllokimet e partive nëpër gjykata dhe prokurori, me masa sigurie dhe çështje pronësie të paqena, të cilat na humbin kohën kot, por nuk ndryshojnë asgjë; kemi edhe një ekip tjetër që punon në terren, për t’u siguruar që i kapim afatet. E vetmja kërkesë që kam është të shtojmë ritmin. Do vij shpesh gjatë verës për t’u siguruar që i kapim këto afate. Do përgatitemi për të hedhur shortin, siç kemi bërë te “5 Maji”. Por, do sigurohemi që edhe shkolla e re “Musine Kokalari” të mbarojë në afat, pra ta fillojmë shtatorin me një shkollë të re për komunitetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se falë këtij projekti do të marrë zgjidhje një herë e mirë problematika e vjetër e kanalizimeve të mbartura që nga koha e ish-komunave. Zona e re në Kombinat do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe strehim të përshtatshëm të banorëve të prekur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?