Starton sezoni i ri në Telebingo Shqiptare, ku më shumë fitues do të mund t’u gëzohen milionave të lojës më popullore të fatit në vend. Krahas shtimit të fituesve që do të përzgjidhen çdo javë, Telebingo vjen me risi, ku një ndër to është edhe shtimi i petës së katërt në lojën e “Super Peta”, e cila do t’u jepet të gjithë lojtarëve që nga hedhja e tre petave do të sigurojnë shumën deri në 100,000 lekë. Një tjetër risi është edhe loja “Gjej çmimin”, ku fituesit e lojës telefonike do të kenë mundësi të dyfishojë çmimin e zarfit që mban këtë çmim.
Çdo të dielë në Telebingo Shqiptare do të luhet për 3 “Rroga Telebingo”, “Super Peta”, e cila tashmë do të ketë edhe një petë të katërt duke siguruar shuma më të mëdha për fituesit, si dhe shumë çmime të tjera. Nxitoni të blini biletën tuaj të fatit, për të qenë ju milioneri i radhës.
Fituesit e ditës së djeshme:
Me mijëra fitues nga të gjitha qytetet në vend, i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit, duke siguruar prej saj miliona të tëra. Krahas çmimit të madh të javës, ditën e djeshme është fituar edhe Rroga Telebingo nga Klodiani në Tiranë, i cili për 12 muaj me rradhë do të marrë rrogën prej 50,000 lekë.
Shpallja e fituesve dje ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar mbi 439, 000 lekë. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur 10 fituesit e shorteut të datës 23 korrik. Konkretisht, Ylli ka marrë shumën prej 28,000 lekësh, Fitnete 27,000 lekë, Dhimitri 26,000 lekë, Mimoza 30,000, Pranvera 103,000 lekë, Astriti 25,000 lekë, Sotiri 34,000 lekë, Gjovalini 30,000 lekë, Gjovalini 32,000 lekë, si dhe Genci 104,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 17 shtator për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të “Rrotës së Fatit”.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”, të cilat në këtë sezon të ri do të jenë pjesë e lojës çdo të dielë me radhë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Bertin në Tiranë si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar plot 80,000 lekë. Xhemile në Tiranë ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fituese në Belsh, në vijim ka siguruar nga loja telefonike 90,000 lekë. Një tjetër fitues i është bashkuar Telebingo Shqiptare. Kësaj here bëhet fjalë për Xhenin e cila ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Niko në vijim ka fituar 75,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri fituesit të radhës. Eduarti ka siguruar nga loja telefonike 100,000 lekë.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,106,550 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 9512 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 65 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 95 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 3880 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 5 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Ndërsa Diana Shanaj ishte fituesja e çmimit të madh të shorteut të datës 23 korrik, e cila ka marrë shumën mbi 729,000 lekësh.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.