Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet
AktualitetLifestyle

Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet

Published: 13 Qershor, 2025
Shpërndaje

Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij të heshtur është një dëshmi e një tradite që në këto anë është në rrezik zhdukjeje. Rio nuk është thjesht një i ardhur i rastësishëm; ai është dëshmitari dhe, në njëfarë mënyre ndoshta një nga ruajtësit e fundit te një jetese që ka formuar ekonominë, kulturën dhe shpirtin e krahinës për mijëra vjet.

Dikur, Kolonja gumëzhinte nga jeta baritore. Tufat e mëdha të kolonjareve udhëtonin drejt bregdetit të Jugut apo viseve të Çamërisë, duke ndjekur ritmet sezonale të një jete të ndërtuar mbi rritet pagane të natyrës, kulturën pastorale, adhurimin për malet si dhe në bashkëjetesë me kafshët. Zilet e mëdha të cjepëve që prinin kopetë, te sjella nga Janina apo Leskoviku kumbonin përgjatë brigjeve të Vjosës, deri sa zbrisnin në ultësirat pjellore. Kolonja dhe Kurveleshi dikur ishin ndër krahinat më të pasura me kope dhe stane, duke krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një kulturë të tërë të bazuar në blegtorinë nomade.

Sot, kjo botë është thuajse në shuarje. Numri i tufave dhe i staneve në Kolonjë dhe Kurvelesh është zvogëluar ndjeshëm. Jetesa baritore mbahet me vështirësi të mëdha dhe shpesh nga njerëz në kufijtë e mbijetesës.

- Publicitet -

Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore – një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.

Rio, me mënyrën e tij të heshtur dhe përkushtimin ndaj tufës së tij, mund te jete ndoshta kujtimi i fundit i gjallë i një harmonie të humbur mes njeriut dhe natyrës.

Shuarja e kulturës baritore – një humbje e madhe për identitetin dhe të ardhmen turistike të Shqipërisë.

Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë

Nuk ka asnjë dyshim se jeta baritore është një nga mënyrat më të vështira të jetesës, sidomos në kohën moderne, ku teknologjia dhe urbanizimi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si jetojmë. Në këtë realitet të ri, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u përkushtohen tufave në malet e vendit. Dhe pikërisht këtu nis një debat thelbësor: me humbjen e kulturës baritore, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm një pjesë të identitetit të saj mijëravjeçar, por edhe të gjitha pjesët e lidhura me këtë mënyrë jetese – nga zakonet, veshjet dhe muzika, deri te kulinaria dhe vetë raporti i njeriut me natyrën.

Ndërkohë, kjo mënyrë jetese përfaqëson një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri për të eksploruar natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Nëse vitet që vijnë do të na gjejnë me barinj indianë apo filipinezë në malet tona, do të kuptohet qartë se çfarë humbje e pakthyeshme do të ishte kjo për turizmin kulturor dhe për identitetin e thellë të krahinave tona.

Duke njohur rëndësinë e madhe të kësaj tradite, UNESCO e ka shpallur që prej vitit të kaluar kulturën baritore (pastoralizmin) si pjesë të trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të njerëzimit. Shqipëria pati fatin të jetë pjesë e listës së vendeve që gëzojnë këtë status. Por, për fat të keq, deri më sot, nuk ekziston asnjë projekt, ide konkrete apo përpjekje serioze për ta mbështetur këtë pasuri të rrallë të kulturës sonë kombëtare.

Kjo trashëgimi nuk është thjesht një relike e së kaluarës; ajo është një urë që na lidh me lashtësinë, me popullatat që kanë jetuar në këto troje për mijëra vjet, dhe me të gjitha shtresat e thella kulturore që kanë formuar identitetin shqiptar. Ruajtja dhe mbështetja e kulturës baritore nuk është vetëm një detyrim moral apo historik – është gjithashtu një mundësi e madhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion të veçantë për turizmin kulturor dhe të qëndrueshëm.

Rios i urojme qëndrim të mbarë në Malet e Kolonjës, por na duhen barinj shqiptarë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  • Torturë dhe vrasje në Kukës, Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së
  • Aksident tragjik, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
  • Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar, ndryshe destabilizohet demokracia
  • Gruaja e CEO-s së Lufthansas përplas për vdekje 24-vjeçaren, aksidenti në vendkalimin për këmbësorë

Komentet e Fundit

  1. Alex në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. Abdul Dibra në “Ta harroni se do legalizohen”, Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do rrafshohet
  3. Adnan Resuli në Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  4. Moisi Golemi në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. Leon në Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?