Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Risitë e provimeve të Maturës Shtetërore, hiqet fletëpërgjigjja në fund të testit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Risitë e provimeve të Maturës Shtetërore, hiqet fletëpërgjigjja në fund të testit
AktualitetShoqëri

Risitë e provimeve të Maturës Shtetërore, hiqet fletëpërgjigjja në fund të testit

Published: January 7, 2023
Shpërndaje

Rezultatet e maturantëve të vitit 2021 shërbyen si një pikë kthese për Ministrinë e Arsimit, e cila kuptoi pas gati një dekadë e gjysmë maturë shtetërore se ajo nuk po funksiononte siç duhet, veçanërisht administrimi i provimeve.

Këtë e tregonin notat e maturantëve që ishin deri në tre apo katër nota më të ulëta ose më të larta se ato të marra në tri vitet e gjimnazit.

Për këtë, ngriti një grup pune për ta riparë maturën shtetërore, e cila doli me disa ndryshime apo risi, të cilat do të implementohen që këtë vit. I pari është testi i automatizuar për pranimet në degën “Mjekësi e Përgjithshme” me 30% peshë në vlerësimin final, ndërsa 70% nga notat e tre viteve dhe provimeve të maturës.

- Publicitet -

Por nuk do të jetë vetëm një provim ai që do t’u nënshtrohet ndryshimeve, por çdolloj testi tjetër që ka të bëjë me maturën, që nga hartimi i tij, administrimi i procesit e deri te korrigjimi ose vlerësimi i testit. Në lidhje me hartimin e testit, MAS ka menduar që të heqë fletëpërgjigjen, atë fletën e fundit që shpesh harxhonte së tepërmi kohën dhe hutonte maturantët.

Në jo pak raste një ushtrim i zgjidhur saktë, por i rrethuar gabim në fletë përgjigje për shkak të shpejtësisë a hutimit i penalizonte ata. Pra, hiqet fletëpërgjigjja, një proces që merr më shumë kohë te maturantët dhe rrit rrezikun për gabime. Sa i takon administrimit të procesit, për të shmangur fenomenin e notave fiktive apo të pamerituara, provimet do të zhvendosen nga shkollat në qendra të mëdha të monitoruara nga shumë administrator dhe kamera sigurie, ku rreziku për të pasur problematika që lidhen me komunikimin me njëri-tjetrin, komunikimin me mësuesin, apo ndonjë parregullsi tjetër që është e ndaluar në rregullore, është më i ulët.

“Do të përzgjedhim pallatet e sportit në ato bashki, në ato qytete ku i kemi. Mund të jenë mjediset e universiteteve, sallat e mëdha, korridoret. Pra, qëllimi është që të kemi sa më shumë maturantë në vende të hapura, në vende të mëdha, ku jo vetëm ne e monitorojmë më mirë procesin, por edhe vetë maturantët me njëri-tjetrin e monitorojnë”, ka bërë me dije ministrja Kushi në një prej takimeve me maturantët.

Ndryshime janë parashikuar edhe në lidhje me vlerësimin e testeve, me shfuqizimin e një pike në rregullore, e cila prej vitesh paracaktonte se korrigjuesit nuk gabonin, duke mos iu dhënë maturantëve të drejtën për rivlerësim të tezës së tyre.

Shkolla do të jetë e para që ezauron ankesën e maturantit e në rast se shikohet me vend do të jetë vetë shkolla që do ta zyrtarizojë këtë ankimim duke ia dërguar Qendrës së Shërbimeve Arsimore për rivlerësim. Shkolla është futur si ndërmjetëse për faktin se mund të jenë të shumtë maturantët që kërkojnë rivlerësim.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë
  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  2. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  3. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?