Nga Artan Xh. DUKA
Një me bukë e tjetri me gurë!
Ka një dallim të madh mes miqësisë e vëllazërisë mijravjeçare mes të parëve të shqiptarit e grekut që i bashkon në masë edhe gjaku arbëror dhe “akullnajës” qindravjeçare të sajuar nga politika e shteti grek që nëpërkëmb harmoninë në Gadishullin Ilirik.
Popujt tanë meritojnë më shumë dhe politika ka përgjegjësi por në retrospektivë, “qyrku” i përgjegjësisë mbetet tek politika e shteti grek. E nisën mbrapsht dy shekuj më parë, tjetërsuan prej tjetrit një shekull më pas, kanë marrë peng vetveten me justifikimin e së pamundurës duke qorrollepsur e nëpërkëmbur miqësinë e vëllazërinë mijravjeçare në Gadishullin e lashtë.
Shqipëria nga ana tjetër, ndonse e humbura e madhe pas tjetërsimit të trojeve e popullsisë prej padrejtësive historike (me bekim europian), vetëm ka zgjatur degën e ullirit drejt fqinjit jugor. Nga të drejtat e minoriteteve (ndonse pa reciprocitet), edhe gjatë monizmit që nuk para pyeste për botën (libri “Dy popuj miq”), heshtja për të mos i hedhur benzinë zjarrit(!), lëshimet pas 90 që nxitën oreksin grek (varrezat, debati i stisur rreth Himarës, shmangja e Çamërisë etj).
Agonia e trillimit!
Apeli i Ramës në Athinë ishte reciprociteti, premisë ky i fqinjësisë së mirë që popujt meritojnë por që ka kuptim pasi korrigjohen padrejtësitë më parë. Greqia duhet të pranojë realitetin e dalë nga “hipnoza” kolektive që politika e shteti grek ka kultivuar dy shekuj me rradhë. E tashmja e bazuar në premisa të rreme është e pavlerë dhe shoqëria greke meriton dinjitetin që ofron lënia pas e së shkuarës që njollos. Mosdija, justifikimi apo fshehja e së vërtetës vetëm sa zgjat agoninë e gjakngrirjen sepse e vërteta, shkon e vjen si kometa!
Ligji i Luftës, masakrat ndaj Çamërisë, identitetit arbëror etj, janë “elefanti” në dhomë për shoqërinë greke e tani që u deklaruan haptazi nga Rama në Athinë, duhet të hapin debat në Greqi nëse qëndrojnë apo jo.
Politika e qytetaria greke duhet të shihen në “pasqyrë”. Qytetaria atje duhet të ndjehet ligsht e kokëulur nëse kupton se plot gjëra janë trillime e plot të tjera janë fshehur gjatë. Ligji i Luftës me Shqipërinë, mohimi i minoriteteve, origjina e heronjve të revolucionit, genocidi zervist etj, nuk janë llafe xhepi por “minare” që nuk ka thes që i nxë dhe qytetaria greke meriton shpjegim.
Dinjiteti e trillimi nuk ulen dot bashkë dhe “topi” është sot tek politika greke që prej dy shekujsh ka ngritur “pezhiska” trillimesh e mure mërish mes nesh. Tezat e Ramës janë letra “lakmuesi” për ndërgjegjen qytetare e politikën greke dhe kjo e fundit ka shansin të tregojë se është aq e madhe sa pretendon nëse sheh me realizëm historinë e të vërtetën që të ngre kokën lart.
Reagimet e para nuk janë shumë shpresëdhënëse por ndonjëherë, që gjërat të shkojnë për së mbari, duhet cekur fundi së pari! Të vërtetën Greqia ia ka borxh vetes, brezave e rajonit dhe si vënd “veteran” në BE, duhet të japë shëmbull për të tjerë!
Xixat e politikës
Popujt nuk ia kanë borxh politikës arkaike apo edhe kulisave ndërkombëtare stisjen e sherreve që mbjellin steriotipe e stigmatizim, tensione, mosbesim, racizëm, paragjykime e deri armiqësira mes tyre që më pas u lihen brezave si trashëgimi! Kjo nuk ndodh vetëm tek ne në Gadishullin Ilirik por kudo në botë sikundër tani me Ukrainën e Rusinë, Gazën e Izraelin, Gjeorgji, Sllovaki etj.
Mosmarrëveshjet mes qeverive, politikës, që pasi përdorin tjetrin “mish për top” përfundojnë tryezave të “paqes”, nuk kanë pse të turbullojnë e nxisin frymë e lëvizje ektremiste (qoftë dhe për “mirë” kur intimidojnë mendimin ndryshe apo që nuk mban anë) apo krijojnë ndasira mes popujve e brënda shoqërive që shndërrohen në rrathë vicioz krizash që ri-ushqejnë retorikën e mbrapshtë politike që e provokoi dikur atë.
Politika duhet t’i lërë popuj e qytetarët rehat të ndajnë e gëzojnë së bashku ato të mira që munden. Miqësia mes popujve nuk duhet të varet nga “humori” i politikës e retorika e nacionalizmit arkaik. Jeta është e shtrënjtë e jetohet njëherë dhe fqinjët e planetin nuk e ndërrojmë dot. Nuk ngjitëm me jugosllavë e kinezë dikur por ndërsa me rusët ishte tjetër gjë, u desh politika që të ndaheshin familje e miqësi dhe papritur miqtë për kokë të djeshëm u bënë armiqtë e përjetshëm!
Politizimi ndarës nuk kursen sot as artin, sportin etj që supozohet të bëjnë popujt bashkë! Nga përjashtimi i atletëve rusë nga aktivitetet sportive e artistike, zhvillimet së fundi në Eurovizion (këngëtari hollandez, ajo izraelite, irlandeze etj) ironikisht nën apelin Muzika “bashkon” etj.
Dinjiteti kalon nga e vërteta
Greqia i fryu boll borisë së luftës me Ligjin e Luftës në fuqi. Këtë skandal Shqipëria duhet t’a ngrejë në BE e NATO pasi Greqia pati 7 dekada kohë të veprojë. Nëse dikush duhet të ketë pretendime në rajon, e vetmja që është sakatuar e sabotuar gjatë si shtet prej Greqisë e Sërbisë është Shqipëria që, për ironi, i mbeti krahu zgjatur me degën e ullirit në dorë.
Popujt nuk kanë pse prishen me njëri-tjetrin se fut xixa politika, njëlloj si ato grindjet mes të rriturve që ndajnë edhe të vegjlit që lodrojnë bashkë. Politika është e lirë të ligjërojë e veprojë por jo të ndërsejë ata poshtë, aq më keq në emër të tyre me kuturisjet e saj.
Në Athinë Edi Rama bëri thirrje për koka të ftohta lart për të lënë të qetë popujt në miqësinë e tyre mijravjeçare pa futur spica në mes. E tani që e nisi, t’a bitisi. Ligji Luftës, Çamëria, arvanitasit dhe emigrantët duhet të jenë kryefjala e çdo tryeze me Greqinë. Pas ka dy popuj, këtej e andej kufirit dhe botën arbëreshe matanë.
Serbia llap për veriun se nuk flasim sa e si duhet për Luginën e Sanxhakun, Greqia kuturiset tani me Himarën se i dhamë Dropullin e varreza e nuk bëzajmë për Çamëri e arvanitasit atje se të nisemi nga gjuha, shqipen e re e të vjetër e flet shumica në Greqi dhe gjuha shqipe duhet të jetë gjithë zyrtare në Greqi sikurse është në Maqedoninë e Veriut!
Nuk e dimë nëse rruga e Shqipërisë drejt BE kalon nga Athina por ajo që dihet është se rruga e Greqisë drejt dinjitetit e respektit që ajo synon në Gadishullin Ilirik e botë, kalon nga e vërteta e kjo i bie nga Tirana. E si fetarë që janë, politika greke e di se rrëfimi është shpëtimi!
Bravo e keni qare me lot kete shkrim. Per here te pare Gazetari shkruan sakte gadishulli Ilirik (Dhe jo Ballkanik).
Duhet te dini ju si gazete se fjalimi i Rames nuk eshte dhene i plote nga madia Greke , perkundrazi eshte dhene si nje lajm i dores se trete , qe te mos degjohet nga populli grek . Madje Greqia kujdeset gjithmone qe keto lajme te jene te dores se trete apo te katert sepse keshtu e konsiderojne ata Shqiperine vende te treta. Madje edhe agjensite turistike ne Greqi dhe ne jug te vendit , jane mobiluar tash 30 vjet per te sjelle turista Grek vetem ne zonat e jogut, dhe kryesisht ku ka kisha ortodokse , duke synuar te mbarsin popullin grek me mendimin dhe bindjen se keto jane vende greke. I qojne neper lokale me orientime greke dhe vende historike qe kane orientime greke per shkak te fese ortodokse qe ata e konsiderojne greke dhe jo shqiptare.
Madje o Pavlin, qe do te thote qe te rruat fjalimi i Rame utit se greket nuk e dhjesin fare per qiptaret
Titulli i shkrimit super super naiv!
Ja bete rrup-sup Athines. Me dy fjale te Rames, dhe nje shkrim te Dukes..
greqira nuk ka nga e luan se vetem me keq do ekspozohet kur te jemi ne BE, puna eshte qe Rama te beje vizite ne Çameri e para e takoje arvanitasit, ta ndihmoje edhe komuniteti arberesh ne Itali, NATO te flase se ligji luftes eshte vertet I paprecedente dhe Greqira te permendet se sheh enderra me sy hapur, boll me
Anglezet kane nje shprehje : Per te treguar dicka duhet nisur nga fillimi
Meqe Rrefimi eshte shpetimi, Tani i Dukes ka ”harruar” se si nisen ato “xixat” mes Athines e Tiranes .
Nisen kur Edi Rama tregoi me gisht e percaktoi si te korruptuar, hajdut, matrapaz e lloj-lloj epitetesh madje edhe per pamjen fizike ate kandidatin e PBDNJ ne Himare Fredi Belerin.
Pastaj Drejtesise ju dha urdher te shkonte aty ku tregonte gishti i Rames e ta arrestonin ate Belerin fill pas nisjes heshtjes zgjedhore me akuzen “per blerje votash”
Denimin atij Belerit ja jep nje gjygjtare e denuar nga gjykatat greke me 10 vjet mos hyrje ne vendet e BE per fallsifikim vize e mbiemri.
Kaq i mjaftoi Greqise te akuzonte pushtetin e Rames si te perfshire direkt ne arrestimin e kandidatit fitues ne zgjedhje ne Himare.
EDI Rama per ta zbutur ca Greqine ngre nje bust te Micotaqis ne Dervican e shko vete ta inauguroje duke ftuar dhe kryeministrin grek atje, duke shpresuar se ky servilizem do ta zgjidhte mosmarrveshjen me Athinen. Por kryeministri grek e injoron e nuk vjen t’ja pranoje ate servilizem.
Tani ky pushteti Rames ate blerjen e votes qe akuzon Belerin e ka vete Institucion ne c’do zgjedhje.
Te jete se Rama eshte gdhire Patriot, kjo nuk besohet (Vetem i tille nuk ka qene kurre )
Atehere perse i duhej ai arrest i Belerit duke ja ditur pasojat ?
Sepse Rama i mesuar me servilizma ketu brenda kujtoi se nje bust i Micotaqis atje ne Dervican do ja sheshonte punet me greket.
E me kryesorja : Rames i duhet patjeter nje Bashkiak atje ne Himare qe ti firmose trojet qe i jep ne pronesi te burrave te Ministreve (si rasti Artanit te Xhackes:) qe ka shpallur “Investitore Strategjike” e qe po privatizojne tere Shqiperine thua se jane prona te Kristaqit babes tij.
Ne fund fare Tani i Dukes luan te paditurin kur pyet “Nuk e dime nese rruga e Shqiperise drejt BE kalon nga Athina”(!)
Kur dihet mire e qarte se c’do anetaresim ne BE merret vetem me vote Unanime PRO, keshtu qe Veto e Athines mjafton te na mbaje larg anetaresimit ne BE…per kapricio te nje njeriu, Edi Rames qe kerkon te luaj rolin e Patriotikut tani ne pleqeri.
Shkrim i saktë për politikën e presioneve greke, ku shqiptarët nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim. Ndërhyrja brutale për çështjen Beleri është skandaloze! Një vrejtje kam për “miqësinë” ruse që nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë e sinqertë. Rusia cariste që në shekullin 19 ka qenë kundra shqiptarëve dhe kryesorja për coptimin e shqiptarëve. Po të futesh thellë edhe popullsia ruse nuk ka patur ndonjë simpati për shqiptarët, me përjashtim të disa martesave, ku pas Luftës së Dytë Botërore, raporti femër-mashkull në Rusi ishte në disproporcion dhe nuk mund të flitet për simpati popujsh. Është kthyer në postulat që sa më larg t’i mbash rusët aq më mirë është, veçanërisht për një komb të vogël si ky i yni.
Hajvanet si Haldrin i e klane vendin ne stalla e ahure , por jo ne mjediset njerezore ! Nuk kam lexuar asnje here te vetme nje koment prej njeriu normal qe shkruan ky . Duket se ka nxjerre kembet separi dhe jo koken kur eshte lindur nga mema !
Po Frederiqis Bejleriqis eshte terrorist more idjot qe na i thur lavde ti plehre ! Ai eshte pjestar i grupit terrorist te “Mavise” e me pas te “Agimit te Arte” , qe vete qeveria e drejtesia greke i ka nxjerr jashteligjit dhe bile mjaft prej tyre i ka denuar me burg . A nuk e kupton se neofashisti Micotaqi e vuri ne listen e eurodeputeteve per te marre votat e Agimit te Arte dhe te Mavise ? Kete e kupton edhe nje femije more infantil ? ! Me cfar fytyre muti kthehesh e na ben retrospektive ti idjot me keto pacavure si hartime ? !
I nderuar Artan !
Si gjithnje shkrimet e tua japin jo vetem nje pasqyre te asaj cka ndodh ketu , por kini dhe aftesine per te dhene ide se si mund te zgjidhen problematic.
Jehona qe i Ben vizites dhe idete qe Edi Rama shpalosi ne Athine treguan se kryeministri yne eshte nje politikan I suksesshem dhe trim se u tregoi fqinjeve , ne shtepine e tyre se jemi po aq te vjeter sa ata , ne mos me shume dhe kemi dhene ne te gjitha fish at fqinjeve e s’kemi marre asgje prej tyre.
Topi ne Athine eshte per te zgjuar democracine qe ata krijuan dhe ia falen gjithe botes e, per fat te keq, e kane harruar per vete. Pikerisht kete duhet te beje topi, te zgjuaj democracies ne radhe te pare ne kokat e nxehta te politikaneve qe sic thoni ju , ndezin xixat e kesaj gjendjeje.
Me bindje se ka ardhur koha te kerkojme pjeset e trupit tone te gjymtuar ne jug e veri , jam plotesisht dakort me Ju Z. Artan
abstenimi grek ndaj rezolutes rreth genocidit ne Srebrenice flet vete… kane fantazmen e krimit ndaj Çamerise qe u vjen verdalle