Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullorja e GJKKO për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregullorja e GJKKO për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata
AktualitetKronike

Rregullorja e GJKKO për celularët, avokatët bojkot pa afat seancave gjyqësore: Nuk ka negociata

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Avokatët kanë vendosur të bojkotojnë pa afat seancat gjyqësore në GJKKO, duke kundërshtuar rregulloren e re që, krahas kufizimeve ndaj mediave, parashikon edhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga mbrojtësit gjatë gjyqeve. Vendimi është marrë këtë të martë nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi për bojkotin erdhi pas mungesës së një reagimi nga Gjykata e Posaçme ndaj kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores. Përfaqësuesit e Dhomës së Avokatisë pretendojnë se kufizimet e vendosura cenojnë ushtrimin e profesionit dhe rolin e tyre në proceset gjyqësore.

Gjatë mbledhjes së Këshillit, avokatët shprehën një sërë kundërshtimesh ndaj rregullores, duke kritikuar kontrollet dhe kufizimet e vendosura në ambientet e GJKKO-së. Pas diskutimeve, ata vendosën që bojkoti i seancave të jetë pa afat.

- Publicitet -

“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat.

Gjatë mbledhjes u bë edhe një krahasim me procedurat e ndjekura në Gjykatën e Lartë. Një prej avokatëve kërkoi gjithashtu solidaritet me gazetarët, duke pretenduar se të dyja palët përballen me problematika të ngjashme.

“Në Gjykatën e Lartë nuk kemi këto lloj problemesh. Është e rëndësishme të theksohet të kemi solidaritet me gazetarët sepse kemi të njëjtën problem si ata. Është i nevojshëm një bojkot sepse nuk është më çështje telefonash, por çështja është bërë shumë arrogante”, tha një tjetër.

Një tjetër propozim i hedhur gjatë diskutimeve ishte që një bojkot i mundshëm të niste fillimisht me seancat për masat e sigurimit. Një avokate kundërshtoi gjithashtu kontrollet ndaj sendeve personale të përfaqësuesve ligjorë.

“Ne jemi avokatë dhe nuk mund të barazohemi me punonjësit e asaj Gjykate. Asnjë nuk ka të drejtë që të marrë çantën time. Duhet të ndërmerren hapa sa më parë për këtë padrejtësi. Pika e dobëtt janë masa e sigurimit, të fillojmë me atë fillimisht”, tha një avokate.

Në të njëjtën linjë, një tjetër avokat kërkoi që përfaqësuesve të mbrojtjes t’u garantohet respektimi i rolit të tyre gjatë proceseve gjyqësore.

“Avokati është shtylla e drejtësisë në sallën e gjyqit. Kjo është pika që derdhi gotën, ne kërkojmë që të respektohemi nga këta gjyqtarë”, shtoi një tjetër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama nxori sërish “karrige e tryezë” për dialog, turistët nuk i lënë bosh, ulen dhe fotografojnë njëri-tjetrin
  • The New York Times: Zemërimi ndaj Ramës shtohet, kërkohet dorëheqja e tij
  • Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar
  • Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet një efektiv pas dhunës ndaj një qytetari
  • E diel vendimtare për Serbinë, do ta rrëzojnë studentët Vuçiçin?

Komentet e Fundit

  1. Po mor po on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vlora 97 on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Ham.ham on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. ME STUDENTËT DERI NË FUND !! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  5. Detari on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?