Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth 1 miliardë euro shitje në vit, këto janë produktet që dominojnë industrinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rreth 1 miliardë euro shitje në vit, këto janë produktet që dominojnë industrinë shqiptare
EkonomiKryesore

Rreth 1 miliardë euro shitje në vit, këto janë produktet që dominojnë industrinë shqiptare

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Nafta, hekuri dhe kromi dominojnë industrinë shqiptare për nga vlera e shitjeve.

INSTAT publikoi sot për herë të parë rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale, në të cilat referohet se vlera e shitjeve të tre produkteve kryesore të industrisë shënoi vitin e kaluar rreth 1 miliardë euro.

Ndërsa për nga sasia e prodhimit kryesore ishin pijet alkoolikë dhe këpucët.

- Publicitet -

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 ton naftë nga 697.662 tonë të prodhuar në vitin 2021. Prodhimi i hekurit bruto dhe forma të tjera primare në vitin 2022 shënoi vlerën 808.983 tonë nga 773.668 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 1.399.017 tonë xeherorë dhe koncentrate të kromit nga 1.068.729 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.8 miliardë lekë, nga 34.2 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 31,2%.

Vlera e shitjeve për produktin hekur bruto dhe forma të tjera primare gjatë vitit 2022 ishte 32,6 miliardë lekë, nga 31,3 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 4,3% dhe vlera e shitjeve për produktin xeherorë dhe koncentrate të kromit gjatë vitit 2022 ishte 30,9 miliardë lekë nga 22,4 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 38,2%.

Gjatë vitit 2022 metalurgjia zuri 14,7% të vlerës së shitjeve gjithsej të produkteve industriale nga 14,8% që zinte vitin në 2021.

Përpunimi i produkteve ushqimore zuri 11,5% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 11,8% që zinte në vitin 2021, ndërsa nxjerrja e naftës bruto zuri 11,2% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 9,8% që zinte në vitin 2021.

INSTAT publikoi për herë të parë të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila përdoret në vendet e Bashkimit Evropian.

Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese dhe ka si qëllim të ofrojë informacion mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë.

Këto statistika shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend. Prodhimi dhe shitja e produkteve kryesore industriale.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?