Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.
Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.
Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.
Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.
Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.
Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.
Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.
Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.
Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin.

Monitor.al

Perse thoni ju, spaskemi patur pushtete, por hajduteri?
Ujesjellesi i Bovilles eshte nje investim italian i kahershem dhe prodhon uje me standarde BE. Kapaciteti i tij mbulon gati 75% te Tiranes mirepo problemi i pazgjidhur ende eshte infrastruktura e shperndarjes, tubacionet e vjetra e te prishura qe akoma nuk jane zevendesuar me te rinjte. Gjithashtu nje problem tjeter paraqesin edhe depozitat sepse absorbojne nje sasi te konsiderueshme te furnizimit me uje. Problemi vicioz qendron ne faktin se pa sistem efikas te shperndarjes nuk mund te hiqen depozitat, gjithashtu ne pallatet e larta akoma mendohet sistemi i pompave ngritese nderkohe qe neper bote projektohen kate enkas qe sherbejne si depozita dhe ekuilibrues te struktures duke garantuar furnizimin me uje me renie te lire dhe qendrueshmerine e ndertesave. Nuk ka kohe Kriekaqoli te mendoje keto gjera se eshte i zene si te zhvase e ku ti ricikloje miliarda eurot e perfituara nga aferat korruptive. Jemi nder te paktat vende ne Europe ku ndertohen qiellgervishtese pa marre asnje cent kredi ose edhe kur merret lihet kolateral ndertime te bera me para te ricikluara duke u kthyer ne nje lavatrice shumedimensionale.
PsikoNudisti in allias SS- Skuthi Surrelit eshte shume me antishqiptare se babai i tij SS-Serbi Sali SEPSE vuan te njejten PSIKOpatologji por ky nuk i mer ilacet!
Varje ne LITAR e djegjrt ne turren e druve!
Objektivi qivirriut nuk esht e ska qene kurre interesi publik, sipas trajnimeve konstante qe KM i nenshtrohet si nga financuesit boterore psh FMN, si nga financieret private, a nga qeverite sunduese te botes. Zyra keshilltarit Familjes Blair gjithashtu e mban ne korrent ne ket drejtim.
Objektivi qivirriut mbetet oligarkia, fuqizimi saj ne ket vend te varfer, permes te ushqyerit me fonde publike. Kalimi kapitaleve publike ne kapitale private!
Sa e si jane rezultatet e projekteve ku derdhen fonde publike si lume per oligarkine vendase a te huaj, kjo eshte e dores se fundit!
Publiku per qivirriun dhe tutoret e saj nderkombetare, eshte kavia eksperimentit.
O Ramush poturembush, ik pirdhu se na e ke neverit me gjith bordellon e korrupsionit qe ke reth vetes.
O Hak i Madh jepi nje perperlitje “shterruese” dy vampireve te vendit: Sali Vuk Karaxhcit dhe Edvin Kristaq Zogollit.
Te shptetojme nga e keqja qe na ka mbyt.
Jepu nje vdekje duke ngrene buke.
Buka e ketij populli i zente jeta race bastardesh.
Po keta financuesit nuk vune mend. Ketyre nuk ju jepet leku ne dore. Po vet ore i beni: financimin, zgjidhni kompanite ndertuese, dhe ato qe do te mbikqyrnin punimet. Keta i therrisni ne fund kur te behet inagurimi, te presin shirit e perurimit. Mos harroni tu merrni gersheret se dhe ato i marin i fusin ne xhep.
Jo qe ujsjellcat i kane bere per faqe te zeze, por duhet te punojne brezat e ardhshem te shlyejne borxhet.